[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti largoj: az:Nigah (İslam)
Rreshti 6:
== Celebrimi ==
Sipas të drejtës islamike klasike, për bërjen e celebrimit nevojitet një tutor ''(kujdestar)'' martese për gruan ''(vali ose veli)''. Feja islame e ndalon martesën e një gruaje kundra vullnetit të saj, me përjashtim të rastit të [[vali muxhbir-i]]t.<ref>Rita Breuer: ''Familienleben im Islam. Traditionen, Konflikte, Vorurteile.'' Freiburg, Basel, Wien 2008. F. 20. Shih thëniet përkatëse të profetit në përmbledhjen e hadith-it[http://www.usc.edu/schools/college/crcc/engagement/resources/texts/muslim/hadith/bukhari/062.sbt.html#007.062.067 Bucharis], të[http://www.usc.edu/schools/college/crcc/engagement/resources/texts/muslim/hadith/muslim/008.smt.html#008.3303 Muslim ibn al-Hadschadsch], të[http://www.usc.edu/schools/college/crcc/engagement/resources/texts/muslim/hadith/abudawud/011.sat.html#011.2088 Abu Dawud] dhe të[http://www.usc.edu/schools/college/crcc/engagement/resources/texts/muslim/hadith/muwatta/028.mmt.html#028.28.2.4 Malik ibn Anas]</ref>
Kontrata e martesës lidhet ndërmjet tutorit të gruas dhe dhëndrit. Lidhja e kontratës është e detyrueshme të bëhet në prani të dy dëshmitarëve meshkuj.<ref>Dawoud El Alami: ''Islamic Marriage and Divorce Laws in the Arab World.'' London 1996</ref> Në rast se tutori është i ati ose gjyshi i gruas nga ana e të atit, ai ka të drejtë si [[vali muxhbir]] (sipas sistemit juridik [[Shafiitëtte shijave|shafiitshijat]]) ta lidhë kontratën e martesës edhe kundra vullnetit të gruas së virgjër por duke u orientuar këtu tek nevojat e saj.<ref>''[[The Encyclopaedia of Islam]]''. New Edition. Brill, Leiden. Vëll. VIII, f. 27b ("Nikāḥ"): "The ''wali'' can only give the bride in marriage with her consent, but in the case of a virgin, silent consent is sufficient. The father or the grandfather, however, has the right to marry his daughter or granddaughter against her will, as long as she is a virgin (he is therefore called wali mudjbir, wali with power to coercion)); the exercise of this power is, however, very strictly regulated in the interests of the bride." Shih edhe Eduard Sachau: ''[http://www.archive.org/stream/muhammedanische00sachgoog#page/n46/mode/1up Muhammedanisches Recht nach schafiitischer Lehre]'' (E drejta muhamedane sipas teorive shafiite). Stuttgart, 1897. f. 7</ref>
 
Përveç kësaj, sipas konceptit shafiitte shijave lejohet edhe ''martesa me kohë'', e ashtuquajtur [[Martesa mut'a|mut'a]], si psh. në [[Irani|Iran]]. Kontrata e martesës së kufizuar në kohë bën pjesë sipas sistematikës myslimane tek kategoria e kontratave të marrjes dhe dhënies me qira. Sipas saj, një martesë mund të bëhet për një kohë të caktuar, psh. për disa orë, dhe mbaron pastaj automatikisht. Lejohet edhe marrëveshja e një numri të caktuar takimesh me karakter seksual, por e pakta një. Shumë teologë [[Sunnitët|sunnitë]] e dënojnë këtë formë martese si legjitimim i [[prostitucioni]]t.
 
Në të drejtën islamike klasike nuk ka moshë minimale për martesë. [[Sheriati|Sharia]] e lejon realizimin e martesës së vajzave prej moshës 9 vjeç ose me fillimin e [[puberteti]]t që përcaktohet për vajzat me fillimin e [[Menstruacioni|menstruacioneve]] (shih [[Martesa e të miturve]]). Por e drejta e sotme e shumicës së vendeve myslimane e përcakton një moshë minimale.