[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 204:
 
Imam ebu Hanifja nuk i braktiste nxënësit e tij vetëm duke përshkruar, por ai i zhyste në debate. Gjithashtu disave iu ndihmonte me pasuri (ju jepte bursë) si dhe ju ndihmonte brenda kohës për ndonjë vështirësi të paraqitur atyre. ebu Hanifja po ashtu shikonte në sjelljet e nxënësve të tij nga e cila ata i vështronte dhe kujdesej për to, në qoftë se ndonjërin e shihte se nga dituri e ka goditur mendjemadhësia atij ia largonte atë sëmundje me disa prova gjersa të ndjehej se akoma ka nevojë më shumë për vlerësime të njohjes ashtu si me ebu Jusufin lidhje me çështjen e rrobaqepësit. ebu Hanifja gjithashtu i këshillonte ata, e veçanërisht ata të cilët ishin të dalluar te ai, si ebu Jusufin dhe të tjerë që i këshilloi. Po ashtu prej studentëve disa i bëri shok dhe se për ata flijonte shpirtin bile edhe u thoshte atyre: Ju jeni lumturia e zemrës dhe largues të brengave të mia.
 
 
 
== Fikhu i ebu hanifes ==
 
 
Nuk është e njohur ndonjë vepër e ebu hanifes lidhje me shkencën e fikhut, ngase në kohën e tij nuk ka qenë ië përhapur shkrimi i librave. Sahabet të cilët ishin muxhtehidë nuk lejonin që të regjistroheshin fetvatë e tyre që të mbetet vetëm e vetëm libri i All-llahut i regjistruar, pastaj dijetarët u detyruan që të regjistrojnë sunnetin dhe të regjistrojnë fetvatë dhe fikhun.
 
Nxënësit e ebu hanifes regjistronin mendimet e tij, gjithashtu ndonjë herë ai ua diktonte vetë ato. Ndërsa mendimet e tij të regjistruara në librat e Imam Muhamedit janë nga mësuesi i tij ebu Jusufi dhe të tjerë, gjithashtu disa janë që i ka dëgjuar edhe vetë nga ebu Hanifja. Ngase mosha e tij nuk ishte e mjaftueshme që të regjistrojë gjithë atë që është shkruar nga ebu Hanifja, sepse ebu Hanifja kur ka vdekur ai ka pasur tetëmbëdhjetë vjetë. Imam Muhamedi gjithçka çka ka shkruar i ka marrë nga koleksionet e regjistruara të cilat kanë qenë të njohura nga nxënësit e ebu hanifes. Ndërsa ata të cilët i përshkruajnë libra ebu hanifes ose siç thonë se ka shkruar lidhje me shkencën e fikhut. Kjo thënie e tyre është se nxënësit e tij i kanë shënuar mendimet e tij nën rudaktimin dhe kontrollimin e ebu hanifes ndonjëherë, kështu që nxënësit e tij botuan libra të ndara në kapituj të radhitura duke filluar me pastërtinë, namazin dhe pastaj me adhurimet tjera me radhë (El-Ibadat), pastaj me marrëdhëniet civile (El-Muamelat) dhe më pas e përfunduar me çështjen e trashëgimisë. Ndërsa fillimi nga pastërtia dhe namazi është se personi i obliguar pas besimit të vërtetë me sendin e parë të cilin duhet të jetë i përgjegjshëm është namazi, ngase ai është më i veçanti nga adhurime dhe më i përgjithshmi për nga obligueshmëria.
 
 
== Lavdërimet për të ==
 
 
Ebu Davudi e quajti Imam Ebu Hanifen "Imami".
 
Ai u quajtë "Njeri nga Imamet, që ka arritur qiellin" nga Ibn Haxheri.
 
Imam Shafiu tha: "Njerëzit janë fëmijët e Ebu Hanifës në Fikh, Ibn Ishakut në histori, Malikut in hadith, dhe të Mukatil në tefsir."
 
Dhehebiu shkroi nga një volum për secilin prej imamëve të mëdhenjë dhe tha: "Për përshkrimin e jetës së Ebu Hanifës nevojitën dy Volumne."
 
Djali i tij (i Ebu Hanifes), Hamadi, duke e larë (përgaditur) xhenazën (e Ebu Hanifës) për varrim: "Allahu qoftë i kënaqur me ty! Ti i ke tejkaluar të gjithë ata që provuan të krahasohen me (të arrijnë në dituri) ty."
 
Sufjan el-Theuri tha për Ebu Hanifen: "Ne ishim para Ebu Hanifës sikur zogj të vegjël përpara një Fajkoi"
 
Sufjan el-Theuri u qua në këmbë kur Ebu Hanife vizitoi atë pas vdekjes së vëllait dhe tha: "Ky njeri posedon një shkallë të lartë në dituri, nëse nuk do të ngrihesha në këmbë për shkencën e tij do të ngrihesha në këmbë për moshën e tij, dhe nëse jo për moshën e tij atëherë për Kujdesin e tij ndaj Zotit (wara`), dhe nëse jo për këtë atëherë për për Jurisprudencën (Fikhun) e tij.
 
 
Ibn el-Mubarak e lavdëroi Ebu Hanifen, dhe e quajti atë shenjë e Allahut.
 
Ibn el-Mubarak dhe Sufjan el-Theuri thanë: "Ebu Hanife në kohën e tij, ishte njeriu më i dituri në dituri nga të gjithë njerëzit në botë."
 
Ibn Haxheri rrëfen se Ibn el-Mubarak ka thënë: "Nëse Allahu nuk do të më kishte shpëtuar me Ebu Hanifen dhe Sufjan [el-Theuri] Unë do të isha sikurse pjesa tjetër e njerëzve të rëndomtë." Dhehebiu e rrëfen këtë kështu: "Unë do të kisha qenë një novator."
 
Transeton Bishr el-Hafi nga se ka dëgjuar Ibn Al-Mubarakun të thotë: "Askush nuk e kundërshton Ebu Hanifen përpos një ziliqari (inatqor/lakmues) ose një injoranti."
 
Hamid ibn Adam al-Marwazi thotë: Kam dëgjuar Ibn el-Mubarekun të thotë: "Unë kurrë nuk kam parë njeri që i frikësohet Allahut më shumë se Ebu Hanife, edhe kur u sprovua me kamxhik, e gjithashtu me para dhe pozitë"
 
Ebu Mu`awiya el-Darir ka thënë: "Dashuria për Ebu Hanifen është nga Syneti."