[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 207:
 
 
=== Fikhu i ebu hanifes ===
 
 
Nuk është e njohur ndonjë vepër e ebu hanifes lidhje me shkencën e fikhut, ngase në kohën e tij nuk ka qenë ië përhapur shkrimi i librave. Sahabet të cilët ishin muxhtehidë nuk lejonin që të regjistroheshin fetvatë e tyre që të mbetet vetëm e vetëm libri i All-llahut i regjistruar, pastaj dijetarët u detyruan që të regjistrojnë sunnetin dhe të regjistrojnë fetvatë dhe fikhun.
 
Nxënësit e ebu hanifes regjistronin mendimet e tij, gjithashtu ndonjë herë ai ua diktonte vetë ato. Ndërsa mendimet e tij të regjistruara në librat e Imam Muhamedit janë nga mësuesi i tij ebu Jusufi dhe të tjerë, gjithashtu disa janë që i ka dëgjuar edhe vetë nga ebu Hanifja. Ngase mosha e tij nuk ishte e mjaftueshme që të regjistrojë gjithë atë që është shkruar nga ebu Hanifja, sepse ebu Hanifja kur ka vdekur ai ka pasur tetëmbëdhjetë vjetë. Imam Muhamedi gjithçka çka ka shkruar i ka marrë nga koleksionet e regjistruara të cilat kanë qenë të njohura nga nxënësit e ebu hanifes. Ndërsa ata të cilët i përshkruajnë libra ebu hanifes ose siç thonë se ka shkruar lidhje me shkencën e fikhut. Kjo thënie e tyre është se nxënësit e tij i kanë shënuar mendimet e tij nën rudaktimin dhe kontrollimin e ebu hanifes ndonjëherë, kështu që nxënësit e tij botuan libra të ndara në kapituj të radhitura duke filluar me pastërtinë, namazin dhe pastaj me adhurimet tjera me radhë (El-Ibadat), pastaj me marrëdhëniet civile (El-Muamelat) dhe më pas e përfunduar me çështjen e trashëgimisë. Ndërsa fillimi nga pastërtia dhe namazi është se personi i obliguar pas besimit të vërtetë me sendin e parë të cilin duhet të jetë i përgjegjshëm është namazi, ngase ai është më i veçanti nga adhurime dhe më i përgjithshmi për nga obligueshmëria.
 
 
== Lavdërimet për të ==