[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 6 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q611417 (translate me)
Rreshti 3:
 
==Historia==
 
Myzeqeja të kujton familjen princërore të [[Familja feudale e Muzakajve|Muzakajve]], e cila ka qenë sundimtare e kësaj krahine gjatë [[shekulli XIV|shekujve të XIV]] dhe [[shekulli XV|XV]]. Mendojmë se nga emri i Muzakajve doli edhe emri i sotëm i fushës së madhe të Myzeqesë. Tek ky mendim të shpie edhe një dokument venedikas i 28 prillit 1412. Në këtë dokument, emri i kësaj fushe është Muzakia. Ky toponim, ndër më të mëdhenjtë në Shqipëri, arriti deri në ditët tona në saj të autoritetit dhe ndikimit që ka pasur familja princërore e Muzakajve, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm ekonomik gjatë [[mesjeta|mesjetës]]. Edhe në një dokument tjetër venedikas të 13 qershorit të vitit 1382 përmendet për herë të parë ''"Kulla e Pirgut"'' në jug të [[Karavasta|Karavastasë]]. Ishte Nikolla Muzaka ai, që e pa të nevojshme ndërtimin e një fortifikimi të tillë për të mbrojtur skelën lumore me të njëjtin emër, Skela e Pirgut të Myzeqesë.
 
Në periudhën e sundimit të gjatë [[sllav]] të [[Uroshit të II]], kjo fushë njihet me emrin Fusha e Savrës. Bregdeti quhej "slanica" (kripore) dhe kryeqendër ka qenë [[Bashtova]] me kështjellën e saj [[veneciane]]. Kujtojmë se kjo kështjellë në mesjetë gjendej në të majtë të lumit Shkumbin. Kur ky lum ndryshoi drejtimin e derdhjes, kështjella dhe disa fshatra të Myzeqesë mbetën në anën e djathtë të lumit dhe sot e kësaj dite janë nën juridiksionin e [[Kavaja|Kavajës]]. Nëpërmjet skelës lumore të pirgut në ato kohë eksportohej drithë në drejtim të [[Raguza|Raguzës]] nga anijet e huaja dhe ato të sundimtarëve vendas.