Epoka e Iluminizmit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 9:
 
Përhapja e dijeve, e arsimit dhe e kulturës kombëtare, që përbënte një nga drejtimet kryesore të Rilindjes e të iluminizmit shqiptar, vlerësohej nga mendimtarët rilindës si një nevojë që shtronte zhvillimi ekonomik, shoqëror e kulturor i vendit, si një kusht i domosdoshëm i përparimit material e shpirtëror të kombit shqiptar. Rilindësit e kuptuan këtë nevojë historike dhe iluminizmi i tyre i shërbente plotësimijt të kësaj kërkese të shoqërisë shqiptare. Përhapja e kulturës dhe e arsimit kombëtar do të ndihmonin në emancipimin e popullit shqiptar nga fanatizmi, prapambetja, intoleranca e nga dasitë fetare, të mbjella nga sundimtarët osmanë.
Por iluminizmi shqiptar kishte disa tipare dalluese në krahasim me atë të vendeve të tjera, duke përfshirë këtu edhe vendet fqinje, që diktoheshin nga gjendja e kombit shqiptar në Perandorinë Osmane dhe nga politika e saj diskriminuese. Duke zbatuar parimin fetar në përcaktimin e përkatësisë etnike të popullsisë, qeveria osmane nuk e njihte kombësinë shqiptare, të cilën e ndante, sipas besimit fetar, në tri pjesë, që ajo i quante të ndryshme: myslimane, ortodokse dhe katolike. Si pasojë, sipas sistemit mesjetar e obskurantist të “miletit” (të kombësisë), të vendosur nga sulltanët osmanë, për turqit myslimani shqiptar, si i çdo kombi tjetër, ishte turk, ortodoksi grek e katoliku latin (italian). ca skuadrash thua ik o qiu
 
== Zgjerimi i Lëvizjes ==