Hamami i Haxhi Beut, Pejë: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 32 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q28077 (translate me)
Rreshti 72:
== Depoja e ujit (hazna ) me furrën (qylhanën ) ==
 
Muti dhe Depoja e ujit me furrën përbejnë ambientin e fundit të hamamit të Haxhi Beut. Mjedisi në gjërësi është sa vetë hamami. Depoja e ujit si pjesë e hamamit mbulohet me qemer cilindrik. Mbi qemer jan tri hapje në formë të rrumbullakët. Mbi nivel të bazës së depos në një lartësi prej 100 cm. ndodhet filtëri i daljes së ujit të nxehtë nga kazani. Nga ky filtër uji qarkullon nëpër tuba qeramike. Në mesin e depos së ujit ishte (tani nuk ekziston) kazani i bakrit. Për diametrin dhe thellësin e kazanit nuk kemi shënime. Kazani qe i vendosur mbi konstruksionin e furrës e cila është e mbuluar me qemer. Ajëri i nxehtë i furrës së hamamit, ngrohë ambientet me përjashtim të atij të shatërvanit dhe atë duke kaluar nëpër boshllëqe të bëra nën dyshemen e mjediseve.
 
Konstruksioni i dyshemes së këtyre ambienteve mbështetet mbi kollona guri dhe tullash të lidhura me llaq gëlqereje. Përmasa e shtyllave është 50 x 50 cm. Boshllëqet midis kollonave janë 45 x 45 cm. Lartësia e hipokaustit është 120 cm. Furnizimi me ujë i Hamamit të Haxhi Beut, shatërvanit, depos së ujit si duket është bërë nga depozita e shpërndarjes së qytetit si dhe nga grumbullimi i ujit të shiut që mbidhej me ndihmën e olluqeve të objektit, në fasadë dhe me ndihmën e tubave të keramikës është përcjellur në depo të ujit.
Rreshti 88:
Trajtat arkitekturale, përmasat harmonike, qartësia dhe pastërtia e linjave e bëjnë që Hamami i Haxhi Beut të zë një ndër vendet meritore në ndërtimet monumentale publike shqiptare të periudhës së mesjetës së vonë, periudhës osmane në Pejë e më gjërë në territoret etnike shqiptare.
 
Në fund duhet cekur se Hamami i Madh i Pejës si dhe shumë e shumë monumente të tjera shqiptare nuk i shpetoi barbarisë serbo-sllave, por ishte në shënjeshtër të shkatërrimit dhe u dogj (shatërvani) gjatë luftës shqiptaro-serbe në vitin l999.Rrënimet, plaçkitjet dhe djegiet e monumenteve , të kulturës materiale e shpirtërore si pjesë të kulturës shqiptare dhe më gjërë nga ana e serbëve nuk është e rastit, por paraqet një vijimësi të veprimeve qysh nga shekulli XIX dhe kështu në forma dhe mënyra të ndryshme vazhdoi deri në qershorin e vitit 1999.Shkatërrimi i monumenteve si dhe të hamamit në fjalë paraqitet si një realitet i hidhur, një katrahurë e përseritur që perjetoi trashigimia etnokulturale shqiptare nga barbarët serb më së dy shekuj. Shpresojmë se kjo është hera e fundit e zhdukjes së vlerave dhe gjurmëve të kulturës shqiptare dhe atë jo vetën në Kosovë, por dhe më gjërë.<ref>J. Drançolli, Fillet e ndikimit … ,97-99 ; F. Drançolli, Disa ndërtime … ,167-174</ref>
 
== Referencat ==