[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 57:
Uji gjatë ftohjes tkurret në mënyrë lineare deri rreth temperaturës + 4 °C. Pastaj në mënyrë jolineare fillon tkurrjen dhe në temperaturën + 4 °C arrin densitetin më të madh prej 1kg/L. Me ftohjen e mëtejshme densiteti i tij nuk zvogëlohet, por për habi zmadhohet gradualisht dhe në pikën e shkrirjes uji ka densitet më të madh se në temperaturën + 4 °C. Kjo dukuri quhet anomalia e ujit. Fjala anomali do të thotë sjellje jashtë parimeve.
Veçoritë termale 1- Siç dihet të gjitha lëndët kur humbasin nxehtësi, tkurren. Edhe lëngjet që njihen, me rënien e temperaturës tkurren dhe humbasin vëllim. Me uljen e temperaturës rritet dendësia dhe kështu që ato pjesë që janë më të ftohta bëhen më të rënda. Për këtë arsye gjendjet e ngurta të lëngjeve janë më të rënda se gjendjet e tyre normale të lëngëta. Uji në të kundërt të të gjitha lëngjeve tkurret deri në një rënie të caktuar temperature (+4oC) dhe më pas menjëherë në mënyrë të papritur fillon të bymehet. Kur ngrin, bymehet edhe më tepër. Për këtë arsye gjendja e ngurtë e ujit është më e lehtë se gjendja e tij e lëngët. Pra, akulli në vend që të notojë në ujë sipas ligjeve faktikisht "normale" të fizikës duhet të fundoset në fund të tij. 2- Me shkrirjen e akullit apo me avullimin e ujit tërhiqet një sasi nxehtësie nga përreth. E kur ndodh e kundërta e kësaj, jepet nxehtësi jashtë. Ky veprim përfaqëson atë term fizik që ne e quajmë "nxehtësia e fshehur".Të gjitha lëngjet zotërojnë nxehtësi të fshehur. Vetëm se kjo nxehtësi e ujit konsiderohet si më e larta e të gjithave. Në temperatura normale vetëm amoniaku zotëron një energji të fshehtë ngrirjeje më të lartë se uji. Në nxehtësinë e fshehtë në avullim asnjë lëng nuk mund të matet me ujin. 3- "Kapaciteti termal" i ujit, pra, sasia e nxehtësisë (energjisë) së duhur për të rritur një gradë temperaturën e ujit është më e madhe në krahasim me të gjitha lëngjet. 4- Përcjellshmëria termale e ujit, pra, aftësia e përcjellshmërisë së nxehtësisë në krahasim me lëngjet e tjera është pothuajse 4 herë më e madhe. 5- Përcjellshmëria termale e gjendjes së ngurtë të ujit, pra, borës dhe akullit, është e ulët. Përmbajtja e ulët Minerale - Ujë i lehtë Uji duhet të jetë i lehtë dhe pak i mineralizuar. Sasia e mineraleve të tretura në ujë është një tregues bazë për ujin mineral natyral, paraqitur në etiketë në formën e parametrit “Mbetje e thatë në 180˚C në mg / l". Sa më e ulët të jetë kjo vlerë, aq më i mirë është uji. Ujërat me mbetje të thatë nën 150 mg/l konsiderohen ujëra të lehtë. Rëndësia e Mineraleve Uji duhet të jetë i pasur në minerale të dobishme për trupin e njeriut. Ndër mineralet e dobishme përmenden: Magnezi që mbron zemrën, veshkat, sistemin muskular dhe ndihmon tretjen, Kalciumi si element integrues i kockave dhe i rëndësishëm për sistemin dentar, Bikarbonatet në sasi të konsiderueshme ndihmojnë tretjen dhe janë pozitive për asimilimin e energjisë në formën e duhur, etj. Substancat që duhet të jenë prezente në sasi të limituara janë Natriumi i cili në sasi të mëdha pengon proçesin e qarkullimit të ujit në organizëm, Nitratet që janë substanca ndotëse dhe gjithashtu produkti nuk duhet të shfaqë asnjë prezencë Nitritesh.
 
 
PUNOI : ALDO BEQJA ,