Teleskopi Hapësinor Hubble: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1:
'''Teleskopi Hapësinor Hubble''' (Habëll) është një [[Teleskopi|teleskop]] hapësinor që orbiton [[Toka|planetin Tokë]]Toke dhe operohet nga [[NASA]] si pjesë e [[Programi i Observatorëve të Mëdhenj|programit te ObservatorëveObservatoreve te Mëdhenj]]Medhenj.
[[Skeda:HST-SM4.jpeg|thumb|Teleskopi Hapësinor Hubble]]
==Qëllimi==
Teleskopi Hapësinor Hubble është zgjidhja direkte e një problemi që teleskopët kanë hasur që në ditët e para të shpikjes së tyre: [[atmosfera]]. Xhepat e ajrit lëvizës në atmosferën e Tokës shtrembërojnë pamjen e teleskopëve në tokë, sado të mëdhenj apo të avancuar të jenë ata. Atmosfera gjithashtu bllokon apo përthith pjesërisht gjatësi vale të caktuara të rrezatimit, si [[Rrezet ultravioletë|ultravjollcë]]ultravjollce, [[rrezet gama]] dhe [[Rrezet rentgen|rrezet X]], përpara se ato të arrijnë Tokën, ndërkohë që shkencëtarët mund ta ekzaminojnë më mirë një yll duke studiuar të gjitha gjatësitë e valëve që ai emeton. Mënyra më efektive për të shmangur problemet e atmosferës është ta vendosësh teleskopin përtej atmosferës, në rastin e Hubble 569 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës.
==Mënyra e punës==
Çdo 97 minuta, Hubble kompleton një rrotullim rreth Tokës, duke lëvizur me një shpejtësi rreth 8 km/sekondë. Gjatë udhëtimit, pasqyra e Hubble-it kap [[Drita|dritën]]driten dhe e drejton atë në instrumentet e tij të ndryshme shkencore. Drita godet pasqyrën primare të teleskopit, pasqyrohet nga ajo dhe takon një pasqyrë sekondare. Pasqyra sekondare e fokuson dritën nëpërmjet një vrime në qëndrën e pasqyrës primare drejt e në instrumentet shkencore. Pasqyra primare ka diametër 2.4 metra, e vogël krahasuar me pasqyrat e teleskopëve në sipërfaqen e Tokës që shkojnë deri në 10 m, por vendodhja e Hubble përtej atmosferës i jep asaj një qartësi të jashtëzakonshme. Pas kapjes së dritës, instrumentet shkencore punojnë së bashku ose individualisht. Çdo instrument është dizenjuar për ta ekzaminuar [[Universi|Universin]] në një mënyrë të ndryshme.
[[Skeda:PhilcUK-1274438506.jpg|thumb|"Mali Mistik", foto e Nebulës Carina, e shpërndarë në 2010 për të festuar 20 vjetorin e Hubble në hapësirë]]
==Instrumentet shkencore==
===Kamera e Fushës së Gjerë 3===
'''WFC3''' studion në zonat afër-ultravjollcë, në zonën e dukshme dhe afër-infra të kuqe. Rezolucioni i saj është më i madhi ndër instrumentet e tjera dhe ajo do të përdoret për të studiuar energjinë e errët, materien e errët dhe formimin e [[Yll|yjeve]] individuale.
===Spektografi i Origjinës Kozmike===
'''COS''' është një spektograf që punon ekskluzivisht në zonën ultravjollcë. Spektografët e zbërthejnë dritën në komponentët e saj, duke dhënë një informacion të saktë rreth [[Temperatura|temperaturës]]temperatures, përbërjes kimike, dendësisë dhe lëvizjes së objektit që studiohet.
===Kamera e Avancuar për Vëzhgime===
'''ACS''' shikon dritën e dukshme dhe ndihmon në studimin e shpërndarjes së materies së errët, në zbulimin e objekteve më të largëta në Univers, në kërkimin për planete masivë dhe studimin e evolucionit të galaktikave.
===Spektografi Vëzhgues i Teleskopit Hapësinor===
'''STIS''' është një spektograf që vëzhgon në zonat ultravjollcë, të dukshme dhe infra të kuqe. Eshtë i njohur për aftësinë pë të zbuluar [[Vrimat e zeza|vrima te zeza]].
===Kamera Infra e kuqe dhe Spektrometri për Multi-Objekte===
'''NICMOS''' është sensori i nxehtësisë i Hubble-it. Ai ka ndjeshmëri në zonën infra të kuqe (që perceptohet nga njerëzit si nxehtësi) dhe kjo e lejon te studiojë objekte të fshehura nga pluhuri ndëryjor.
Rreshti 24:
Hubble përcaktoi moshën e Universit midis 13 dhe 14 miliardë vjetëve, shumë më i saktë se llogaritja e mëparshme që e vendoste atë midis 10 dhe 20 miliardë vjetëve.
Hubble luajti një rol kyç ne zbulimin e energjisë së errët, një forcë misterioze që shkakton nxitimin e shpejtësisë së zgjerimit të Universit.
Hubble u ka treguar shkencëtarëve [[galaktika|galaktikat]] në të gjitha fazat e evolucionit të tyre. Ai zbuloi disqet protoplanetare dhe përzierje gazi dhe pluhuri rreth yjeve të rinj që shërbejnë si materiale për lindjen e planeteve të rinj. Teleskopi Hapësinor Hubble zbuloi gjithashtu se goditjet e rrezeve gama (shpërthime [[Energjia|energjie]] te çuditshme, jashtëzakonisht të fuqishme)ndodhin në galaktikat shumë të largëta kur yjet masivë tkurren. Zbulimet e mësipërme janë vetëm një pjesë e kontributit të madh të Hubble-it në [[Astronomia|astronomi]].
==Impakti në shkencë dhe në publik==
Sasia shumë e madhe e astronomisë e bazuar në vëzhgimet e Hubble-it e ka kthyer atë në një prej observatorëve më të rëndësishëm në histori. Më shumë se 10.000 artikuj shkencorë janë publikuar bazuar në informacionin e siguruar nga Hubble.