[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 23:
Masat për t'u përkujdesur për hernien diskale ndahen ne tri faza. a) Kryerja siç duhet e aktiviteteve të përditshme, b) Kryerja e ushtrimeve të specifikuara për të rikthyer diskun e dalë në vend, dhe c) Kryerja e ushtrimeve për të stabilizuar dhe rritur aftësinë e shpinës për të përballuar aktivitetet e përditshme, kjo si masë parandaluese qoftë për daljet e diskut në të ardhmen, ashtu dhe për ridaljen e tij si problem i përsëritur.
 
'''A. '''Aktivitetet e përditshme që ''rrezikojnë ''hernien diskale, dhe që për rrjedhojë duhen shmangur ose duhen kryer siç duhet janë:
 
* Marrja në mëngjes e çorapeve në dysheme
Rreshti 36:
Të gjithë këto aktivitete duhen kryer me kujdes pasi, të kryera jo siç duhet, ato gradualisht e shtyjnë diskun ndërvertebror jashtë duke sjellë dhe problemet me shtyllën kurrizore. Këshilla e përgjithshme në këtë drejtim është që lëvizjet të kryhen duke e mbajtur vijën e shtyllës kurrizore (kokë - shpinë - kërrbisht) në një linjë, pra në pozicion të papërkulur. Kjo nuk nënkupton që harqet natyrore të shtyllës kurrizore të cënohen, dhe as që kjo linjë duhet të jetë gjithnjë në gjendje vertikale, por që pika e kokës, e shpinës mes shpatullave dhe e mesit duhet të jenë në një linjë.
 
Aktivitetet ose ushtrimet që ''shkaktojnë ''daljen e diskut dhe bëjnë të dukshme dhe të ndjeshme hernien diskale:
* Prekja e gishtave të këmbëve duke përkulur trupin në mëngjes, si ushtrim gjimnastikor.
* Disa nga pozicionet e jogës që kërkojnë përkulje të forta të trupit.
* Disa nga ushtrimet e palestrës.
* Kërrusjet e trupit.
* Ushtrimet shtrirë për forcimin e muskujve të barkut, me ose pa këmbë të shtrira.
* Ushtrimi i ngritjes së këmbëve në pozicion të drejtë teksa gjendesh shtrirë në shpinë.
* Ngritja e peshave pa ruajtur harqet natyrale të trupit.
* Përdorimi i makinerive që bllokojnë muskujt e barkut.
* Ngarja e biçikletës.
'''B. '''Ushtrimet e MekKenzit për rikthimin e diskut ndërvertebror në vendin e tij.