Arti në Kishën Ortodokse të Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
No edit summary
Rreshti 44:
Ikonat më të vjetra në Shqipëri i përkasin [[Shekulli XII|shek. XII]] – [[Shekulli XIV|XIV]]. Ikonat e së Tërëshenjtës Mari (Odhigjitrias) në Mborje të Korçës dhe e së Tërëshenjtës në Blasti, në shpellën e liqenit të Prespës së Madhe, konsiderohen nga më të bukurat e artit bizantin. Stili i kohës së dinastisë së Maqedonëve e veçanërisht të Paleologëve ([[Shekulli XIII|mesi i shek. XIII]] – [[Shekulli XIV|fundi i shek. XIV]]), që lulëzoi në [[Konstandinopoja|Konstandinopojë]] e në [[Selaniku|Selanik]], ndikoi thellësisht veprat që gjenden në vend. Mjaft mbreslënëse për nga bukuria është imazhi i kryeengjëllit Mihail në kishën e Mborjes, në [[Korça|Korçë]] ([[Shekulli XIV|shek. XIV]]).
 
Modele mjaft me vlerë të afreskeve (pikturave murale) bizantine, kanë mbijetuar në vende të izoluara, si shpellat në Vllastonjë, Letmi e Kallmet, afër Lezhës ([[Shekulli XII|shek. XII]]). Në shek. XIII e XIV u krijuan vepra të rëndësishme, midis të cilave afresket e manastireve të Apollonisë dhe të Rubikut (në juglindje të Shkodrës), të kishës së Vaut të Dejës (përsëri në [[Shkodra|Shkodër]]), në MalingradMaligrad (ishulli i vogël i Prespës së Madhe) dhe të kalasë së Beratit. Stili i pikturës paraqet ndikime vendase, bizantine por edhe perëndimore. Prirja më e theksuar drejt modeleve të lashta klasike duket në afresket e menxës së Manastirit të Apollonisë ([[Shekulli XIII|fundi i shek. XIII]] – [[Shekulli XIV|fillim i shek. XIV]]), që shquhen për nivelin e lartë artistik (p.sh. lutja në Getsemani). Afreske të shkëlqyera të një ikonografi anonim të shek. XIV ruhen në muret e jashtme e të brendshme të kishës, në ishullin e Malingradit të Prespës së Madhe ([[1345]]-[[1369]]).
 
==== Periudha pasbizantine ====