[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 7:
[[Skeda:Dewing 1426.jpg|left|parapamje|Spuren der griechischen Kolonisten : [[Drachme]] nga [[Apolonia (Albanien)|Apolonia]]]]
 
== [[Historia]] ==
'''Apolonia''' është qyteti antik në [[Shqipëria|Shqipëri]] ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera, me të njëjtin emër, të kohës antike.Është themeluar rreth fillimit të shek të IV p.e.s. Gërmadhat e Apolonisë janë zbuluar në fillim të shek XIX. Gjurmët më të hershme arkeologjike janë disa objekte të kohës së hekurit, tipike të kulturës ilire. Nga shekujt e parë të jetës së qytetit ruhen disa mbeturina të murit mbrojtës dhe të një tempulli arkaik kushtuar Artemisit, hyjneshës më të adhuruar të apoloniatëve.
 
Apolonia, pas Dyrrahut, ishte qyteti më i rëndësishëm në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera që e mbanin të njëjtin emër në kohën antike. U ngrit mbi një kodër në një pozicion që zotëron tërë zonën dhe nëpërmjet luginës së lumit Vjosë lidhej me detin Adriatik. E shtrirë në një sipërfaqe rreth 140 ha dhe e rrethuar me një mur rreth 4 km të gjatë Apolonia ishte një qendër e madhe tregtare dhe industriale. E ngritur në kurrizin e fundit të kodrave të bukura dhe frytdhënëse të Mallakastrës, Apolonia mbizotëronte pothuajse krejt hapësirën e gjerë që shtrihej në këmbët e saj e përfundonte buzë detit Adriatik. Kjo fushë e formuar nga aluvionet e lumit Seman dhe Vjosë ka qenë një nga rajonet më pjellore të Fushës së Myzeqesë.