[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 23:
* Në mars të vitit 1991, një numër i madh shtetasish shqiptarë hynë në portin e Durrësit, më i madhi në vend. Pasi morën kontrollin e disa anijeve të flotës detare tregtare, i drejtuan ato për të zbarkuar në portet e Italisë Jugore. E njëjta situatë u përsërit pak muaj më vonë, në gusht, kur rreth 18 mijë vetë, pasi morën nën kontroll disa anije, zbarkuan në brigjet e Italisë. Emigracioni i paligjshëm u rrit ndjeshëm gjatë viteve të mëvonshme.
* Emigracioni pësoi një ulje gjatë viteve 1992-1996. Arsyeja ishte atribut i përmirësimit të stabilitetit politik dhe situatës social-ekonomike. Në fund të vitit 1996 numri i shtetasve shqiptarë që jetonin jashtë vendit arriti në 350 mijë vetë. Fluksi i emigracionit u bë më masiv në vitin 1997, si pasojë e rënies së skemave piramidale dhe kaosit politik që shoqëroi këtë ngjarje.
 
==== Trendi i emigracionit shqiptar ====
Emigrantët shqiptarë, në përzgjedhjen racionale të vendeve të drejtimit kanë bashkëvepruar me ndërgjegje apo jo me disa faktorë. Ato do të ishin : afërsitë gjeografike, kulturore dhe gjuhësore, mbështetur edhe nga mundësitë e qasjes ligjore në këto vende. Në kujtesën kolektive të shqiptarëve, në emigrimin në vende drejtime të largëta, tradicionale, SHBA. Kanada, Australi, Argjentinë, Zelandë e Re, nga ku u rikthyen shumë pak shqiptarë, dukuria e “mërgimit” në kujtesën popullore, e sintetizuar me brengën dhe mallin bënë që shqiptarët të priren drejt emigrimit në vende të afërta apo fqinje. Sidoqoftë, volitë e vonshme për të gjetur punësim më të mirë, status ligjor dhe kushte socio-kulturore për vete dhe fëmijët i shtynë shqiptarët edhe më larg se këto vende.