[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 29:
 
Në shekujt pas K. u vu re një ndërprerje e veprimtarisë fortifikuese, që përkon me të ashtequajturen "paqe romake" (Pax Romana), por më tej për të përballuar dyndjet e barbarëve dhe lëvizjet e brendshme ndërtimet u gjallëruan. Në këtë periudhë të vonë antike në [[Tepelenë]] u zhvilluan ndërtime në pika kyçe, në qytet dhe në nyjet rrugore. Historianët trajtojnë si të kësaj periudhe punimet ne Kalivaç, Zharrë, Qesarat (ku janë gjetur qypa, gdhendje mermeri e mbeturina te nje banje antike)...
Tepelena është një vendbanim i hershem që lidhet me ndërtimin e një keshtjelle në shek IV-VI, të ngritur në këtë pikë strategjike në kryqëzimin e rrugëve të Vjosës, grykës së [[Këlcyra|Këlcyres]], Drinosit dhe Mallakastrës.
 
Ne lashtësi, Tepelena bënte pjesë në trevën e Kaonisë. Zona e Buzit lidhej me ilirët e Antipatresë ([[Berati]]t), [[Krahësi]] me Bylynët (Mallakastër) dhe Lopesi me Amantinët (Plloca e [[Vlorë]]s). Në fundin e shekullit të 9-te, Tepelena hyn në Themën e Nikopojës pastaj në Despotatin e Epirit. Nga fundi i shekullit të 14-të, filloi depërtimi i turqve në Shqipërinë e Jugut. Ky pushtim, përpjekjet për rregjistrimin e popullsisë dhe për ndryshimet e fesë së krishtere iu kundërshtuan me armë në dorë.
 
Në vitin 1492 ndaloi në Tepelene për 24 dite, ekspedita ndëshkimore e sulltan Bajazitit të II. Në shekullin e XVI, Tepelena bënte pjesë në sanxhakun e Vlorës. Nga fundi i këtij shekulli, filloi islamizimi masiv duke bërë kërdinë në lëmin e taksave dhe në jetën shoqërore.
 
Poshtë kështjellës ruhen gjurmë të një ure të madhe, pjesa e parë me harqe të shekullit të dytë. Pesë fazat e tjera janë ngritur nga shekulli VI deri XIX. Ajo u shkaterrua nga pushtuesit Osman në 1492. Në shekullin XVII Tepelena kishte 250 shtepi. Me 1789 Tepelenën e shtiu në dore [[Ali Pashë Tepelena|Ali Tepelena]], nga ku mori dhe llagapin. Kalaja aktuale u rindërtua prej tij më 1819 me nje sipërfaqe 4-5 ha me tre hyrje dhe 3 kulla. Deri më 1820 ka qënë rezidenca e dytë e Pashasë. Kalaja e ndërtuar nga Ali Pasha për të rrethuar sarajet e tij është monumenti më i rëndësishëm në Tepelenë. Me sipërfaqe 4.5 hektarë, ajo u ndërtua në vitin 1819.
Nëse hidhet vështrimin mbi [[Lumi Vjosa|Vjosë]] nga Kalaja do shohësh një urë këmbësore mbi lumë, e cila mbështetet mbi shtylla mjaft të vjetra prej guri. Ura origjinale u ndërtua nga Ali Pasha si një dhuratë për qytetin. Ura mund të kalohet duke ju çuar në fshatin Beçisht, vendlindja e Ali Pashës. Mbeturinat e shtëpisë së tij mund të shihen dhe sot dhe çdo banor mund t’jua tregojë ato.
 
Më 1918 u krijua Klubi Atdhetar "[[Bashkimi]]" me pjesmarrjen aktive të patriotit [[Avni Rustemi]], që në atë periudhë ishte mesues në Tepelenë.
 
== Ekonomia ==
Line 53 ⟶ 44:
 
 
{{AL-Vendbanime|italia = }}{{TungWiki/nl}}{{AL-gjeo-cung}}
{{AL-gjeo-cung}}
 
[[Kategoria:Qytete në Shqipëri]]