Rrethi i Hasit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 64:
 
=== Hasi u nda ne dy bajraqe ===
Bajraku i madh me qendër në NIKOLIQVLAHEN ku përfshinte fshatrat nga Prroi Rosmanit (Golaj) e deri në fshatrat e Drinit Bardhre dhe baraku i vogël më qendër në Helshan përfshinte fshatrat nga Prroi i Skatines e deri tek Prroj i Rosmanit.
 
Organizimi i jetës në këto territore u shoqërua me probleme të shkaktuara nga vështirësitë dhe pushtuesit turq, taksat e shumta, shkuarja nizam u bënë shkak i pjesëmarrjes aktive në kryengritjet e shumta. Ndër të tjera shquhet ajo e vitit [[1837]] ku Hasi u shkëput përkohësisht nga varësia e administratës turke në Gjakovë. Ishte koha e kryengritjeve të madha fshatare kundër Turqisë, reformat e marra nuk rregulluan jetën e fshatareve. Gjysma e dyte e shekullit të XIX u karakterizua nga përpjekje të madha me pushke dhe pëne të shqiptareve për liri e pavarësi. Këto përpjekje kulmojnë me lidhjen shqiptare te Prizrenit në vitin [[1878]] ku shqiptaret u vunë përballe rrezikut te copëtimit. Në këtë kuvend kombëtar ku morën pjesë figura të shquara politike edhe ushtarake nga i gjithë kombi morën pjesë edhe përfaqësueses nga Hasi si Ali Sahit Bajraktari, Sulejman Haxhi Brasha, Syl Liman Peka, Shaban Spahija (Cahani) etj, ndërsa luftuan për luftën e trojeve nga copëtimi shumë hasjanë. Përmendet pjesëmarrja e gjere në aksionin e Gjakovës me 06.09.[[1878]] ku i rrethuar në sarajet e Abdulla Drenit vritet marshalli turk Mehmet Ali Pasha dhe lufta për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë. Në vitin [[1885]] u luftua kundër forcave te Vesel Pashes.