[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v U kthye versioni 1483343 i bërë nga 79.106.109.145 (diskutimet) Why remove?
No edit summary
Rreshti 1:
{{për përmirësim}}
{{cung}}
[[Skeda:ALB 20070720 img 1472.jpg|parapamje|right|500px|"Shqiptarët", mozaiku i Muzeut historik kombëtar]]
Arti në Shqipëri është influencuar nga ngjarjet e ndryshe gjatë periudhës historike, ka gjurmë të hershme, dhe vazhdon të zhvillohet.
Line 121 ⟶ 120:
 
==== Vepra skulpturore ====
 
== Skematizimi i veprimtarisë artistike ==
Pas viteve ’60 në Shqipëri artet zhvilloheshin të shkëputura jo vetëm nga vendet e zhvilluara perëndimore, por edhe nga shtetet e bllokut të Lindjes. Për artistët figurativë ishte i pamundur kontakti me veprat origjinale të autorëve të huaj, qoftë edhe në mënyrë klandestine sic mund të bëhej me tingujt e muzikës apo me letërsinë. Pra ishte mbyllur çdo shteg për të mësuar nga përvoja e artit bashkëkohorë botërorë. Kështu, nga viti në vit, veprimtaria në këtë fushë skematizohej gjithnjë e më shumë dhe artistët e ndjenin veten gjithnjë e më ngushtë. Atëherë filuan disa reagime në forma të ndryshme. Artistë të veçantë preferuan të trajtonin më shumë temën historike, një pjesë e madhe i u përkushtua kryesisht peizazhit ; pra u futën ne ato tema dhe gjini ku bëheshin më lehte përpjekje për t’iu shmangur kanoneve të metodës së realizmit socialist që ngurtësonte fantazinë. Nga “devijime’ të tilla qëndroi më pak e prekur veprat e piktorit A. Buza ([[1905]]-[[1987]]) si dhe një pjesë e madhe e tablove të piktorëve K. Kodheli, (l. 1920), [[Sadik Kaceli]] (1913-2000) etj.
 
Pas viteve ’70 në Shqipëri u edukuan tre breza pedagogësh që përgatisnin artistë të rinj. Grupi i parë vinte nga akademitë e perëndimit, i dyti nga shkollat e vendeve të Lindjes, dhe të tretët ishin përgatitur në Akademinë e Tiranës. Kontradiktat që filluan të shfaqeshin midis tyre vitet e fundit, riformonin grupe të tjera që nuk përcaktoheshin nga vendet ku kishin studiuar apo nga mosha, por nga aftësit, talenti dhe kultura e tyre. Përfaqësuesit që luftonin për tu shkëputur nga skematizmi gjendeshin në çdo brez. Por ndaj tyre qëndronte gjithnjë e fortë goditja nga ithtarët e realizmit socialist. Atëherë artistët novatorë mbijetonin duke realizuar dy lloj veprash ; tablo për ekspozita, që plotësonin kërkesat e zyrtarëve të artit dhe vepra arti vetëm për në studio, tek të cilat bënin eksperimente artistike për një ditë që do të vinte. Herë pas here, vepra të tilla dorëzoheshin edhe në ekspozita. Ndonëse sillnin vlera të reja artistike ato jo vetëm nuk ekspozoheshin por bëheshin objekt kritikash. Një nga ato tablo ka qenë edhe “[[Betimi i Vrana Kontit]]” të S. Kamberit që sot cilësohet midis tablove më të mira. Ndër artistët më të shquar, të asaj periudhe, që mundi të rezistonte duke iu përgjigjur kërkesave të kohës, por të jepte edhe vepra me vlera artistike ka qenë piktori S. Shijaku (l. 1933). Veprimtaria e tij shtrihet në disa gjini si tablo, peizazhe, portrete, afreske dhe së fundi në qeramikë të pikturuar dhe skulpturë.
 
=== Përpjekje për liri vepruese ===
Fantazia vepruese e artistëve më të talentuar gjithnjë ka qenë në luftë me [[skematizmi]]n e imponuar edhe në artin shqiptar. Ndonëse të izoluar nga veprimtaria bashkëkohore botërore, artistët shqiptarë herë pas here kanë bërë përpjekje për më shumë liri vepruese. Shembulli më i dukshëm i viteve të realizmit socialist, ka qenë ekspozita me titullin [[sinjifikati]]v: “[[Pranvera]]”-1972 që u hap në [[Tirana|Tiranë]]. Pas disa përpjekjeve latente që u dukën në ekspozitën e një viti më parë (1971), në këtë të dytën u ndje një frymëmarrje më e gjerë. Por goditja kundër saj u bë e menjëhershme dhe e fortë duke e ndrydhur më shumë artin shqiptar në vitet e mëpasëm. Në ato vite u shfaqën edhe disidentët e parë në pikturën shqiptare si E. Gjergo, E. Hila, A. Oseku, M. Velo etj. Përpjekjet për më shumë liri vepruese shfaqeshin herë pas here edhe në mbrojtjet e diplomave të artistëve të rinj, por ato ndrydheshin më lehtë. Megjithatë ato vazhdonin gjithnjë me guxim deri nga fundi i viteve ’80-të kur studenti E. Rama (l. 1966) me diplomën e tij paralajmëronte për një pikturë që nuk do të ndrydhej më në të ardhmen.
 
== Arti bashkëkohor ==
Line 135 ⟶ 126:
Tani artistët shqiptarë janë të grupuar në shoqata të ndryshme, sipas prirjeve të tyre, ndonëse edhe [[Lidhja e Artistëve]] (e themeluar më 1952) ekziston akoma, kuptohet tani me një platformë tjetër, që i përshtatet artit të sotëm. Në vitin 1993 në Tiranë u ngrit [[Galeria Te & Gi]], e para galeri private ku u grumbulluan një grup artistësh me prirje progresive. Janë hapur edhe galeri të tjera private. [[Galeria Kombëtare]] është përshtatur veprimtarisë bashkëkohore dhe ka arritur të organizojë ekspozita me pjesëmarrjen e artistëve nga shumë vende të botës.
 
Gjithsesi këto janë hapat e para të artit të ri shqiptar drejt harmonizimit me artin e vendeve të tjera evropiane, ndaj të cilëve Shqipëria qëndroi e izoluar vite më parë.Arti në diasporë<center><gallery perrow="6">
 
== Artistët e Diasporës ==
[[Skeda:Villa Albani Roma.jpg|parapamje|left|Vila Albani]]
Pas pushtimit osman, gjatë shekullit XV-të dhe më vonë, morën rrugën e emigrimit shumë shqiptarë. Midis tyre emigruan edhe të talentuar në art të cilët i zhvilluan prirjet në vendet ku u vendosën. Megjithëse ende nuk është bërë ndonjë studim i plotë njihen disa artistë të shquar. Në Itali albanezëve të Vincencës, Gjon dhe Jeronim u është gdhendur epitafi : “[[Ille alter Phidias, his Poliklet erat]]”, që i krahason me dy nga mjeshtrit më të mëdhenj të skulpturës helene. Ndërsa në katedralen Duomo të [[Milano]]s, altari është gdhendur nga skulptori me origjinë shqiptare [[Aleks Tarketa]]. Shumë artistë shqiptarë u shquan në [[Venecia|Venedik]]. Atje ngritën edhe shkollën e tyre dhe e quajtën “[[Scuola degli Albanesi]]”.
 
Si tekste shkollore u përdorën veprat e humanistëve shqiptarë [[Marin Bicikemi]] ([[1468]]-[[1528]]) dhe [[Marin Barleti]] ([[1460]]-[[1512]]) më të njohurit nga artistët janë piktorët [[Mark Basaiti]] ([[1496]]-[[1530]]) dhe [[Viktor Karpaçi|Vittore Carpaccio]] ([[1465]]-[[1525]]). Për origjinën e tyre shqiptare kanë shkruar edhe disa studiues të huaj.
 
Një nga figurat më të shquara të kësaj periudhe është [[Aleksandër Albani]] ([[1692]]-[[1779]]). Edhe sot ai vlerësohet si një nga të parët koleksionistë të veprave të artit. Vila e tij në [[Roma|Romë]] që edhe sot quhet “[[Vila Albani]]” është nga të parat muze të artit në Evropë. Aty ka studiuar edhe arkeologu i njohur J. Winckelman (1717-1768).
 
Me origjinë shqiptare kanë qenë edhe disa arkitektë të njohur si S. Mehmeti, K. Dulla, S. Atiku etj që zbukuruan Stambollin dhe qendra të tjera të perandorisë osmane si dhe A. Aleksi, M. Tivarasi, Gj. Durrësaku etj që punuan në vise të tjera të Evropës.
Mugesa!
 
Artistët e diasporës se re shqiptare janë më të shumtë se ata të kohëve të hershme. Ata u përkasin rrymave të ndryshme të artit botëror. Në këtë vështrim të shkurtër po veçojmë vetëm katër prej tyre që janë të njohur edhe në artin botëror. Këta janë : fotografi i shquar [[Gjon Mili|Gjon Milli]] ([[1902]]-[[1980]]), që jetoi dhe veproi në USA ; piktori [[Abedin Dino]] (1913-1993) mik me [[Pablo Picasso|Picasso]] dhe personalitete te tjera të shquar në Paris ; [[Çatin Saraçi]] ([[1902]]-[[1974]]) mik dhe bashkëpunëtor i afërt i ekspresionistit Oskar Kokoshka, gjatë viteve që qëndroi në Londër si dhe [[Ibrahim Kodra]] (l. 1916) një nga përfaqësuesit e shquar të kubizmit në Itali.
 
Gjeografia e artistëve të diasporës së re shqiptare përfshin shumë vende të botës dhe me artin e tyre mund të bëhet një album me vepra të bukura arti. Në këtë veprimtari futen edhe tablote e artistëve arvanitas, që banojnë në Greqi. Në vitin [[1985]] është botuar në [[Athina|Athinë]] një album me veprat e disa autorëve më të njohur arvanitas, por veprat e tyre është më e pasur, ashtu siç është më e pasur gjithë veprat e diasporës së re shqiptare e cila po shtohet me autorë të rinj që u larguan nga atdheu pas vitit 1990.
=== Arti në diasporë ===
<center><gallery perrow="6">
File:Vittore carpaccio, scuola degli albanesi, visitazione.jpg
File:Vittore carpaccio, scuola degli albanesi, annunciazione, ca' d'oro.jpg
Line 159 ⟶ 133:
File:Vittore carpaccio, scuola degli albanesi, presentazione della vergine al tempio 01.jpg
</gallery></center>
 
== Artistët e Huaj për Shqipërinë ==
Pikërisht gjatë shekullit XVIII-të, kur në Shqipëri sapo kishte nisur rrugën piktura realiste, në [[Salonet e Parisit]], në disa ekspozita në [[Anglia|Angli]], [[Gjermania|Gjermani]], [[Italia|Itali]], [[Austria|Austri]] etj., u vendosën edhe tablo me temë shqiptare. Vepra të veçanta ishin realizuar edhe më parë nga autorë të shquar si P. Veroneze (1528-1588) ”[[Rrethimi i Shkodrës]]”, A. Durer (1471-1528) “[[Gjergj Kastrioti (Skënderbeu)|Skënderbeu]]” vizatim etj., por gjatë shekujve XVIII-XIX-të erdhën më shumë piktorë të shquar drejt Shqipërisë. U realizuan disa tablo, etyde, akuarele dhe vizatime nga kreu i romantizmit E. Delacroix (1798-1863); portreti “[[Shqiptarja]]” nga C. Corot (1796-1875), kompozimi i famshëm “[[Gratë suliote]]” nga A. Scheffer (1799-1858), si dhe tablo, portrete dhe peizazhe nga R. Bonigton (1802-1828), V. Vereshagin (1843-1904), G. Sargent (1856-1925), Ç. Conder (1868-1909) etj. Artisti i njohur francez L. Gerome (1824-1904) ka pikturuar mbi 20 tablo me figura shqiptarësh; kroati P. Jovanovic (1859-1931) mbi 10 kompozime me skena të ndryshme nga jeta shqiptare, ndërsa anglezi i famshëm E. Lear (1812-1888) realizoi mbi 100 akuarele, litografi, vizatime dhe tablo në ngjyra vaji nëpër Shqipëri. Përvec artistëve të mësipërm, ka edhe shumë autorë të tjerë të huaj që, ndonëse janë më pak të njohur, kanë realizuar vepra me vlerë për historinë dhe kulturën shqiptare. Pjesa më e madhe e gjithë këtyre veprave që u përmendën është përmbledhur në librin e ilustruar “[[Albania and albanians in world art]]” që është botuar në shqip (1990) dhe në anglisht (1991).
 
[[Kategoria:Arte]]