[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 46:
Këto forma janë monofiodonte (p.sh. Disa insektngrënës,pendorët,lakuriqët,monofiodonte janë edhe balenat me dhëmbë,etj).Karakteristika themelore e sistemit dhëmbor te gjitarët është Heterodontizmi ;dhëmbët kanë diferencim të lartë edhe në mes grupeve themelore është bërë në një shkallë të lartë ndarja e punës.Si dhëmbë prerës (incisive) quhen dhëmbët e përparëm të vendosur në eshtrat ndërmjetnofullor,respektivisht në pjesën e përparme të nofullës së poshtme.Ata kanë formë të daltës me skaj të mpreftë dhe funksionojnë si organe për kapjen dhe prerjen e ushqimit.Përanash dhëmbëve prerës shtrihen dhëmbët e syrit (canini),me formë konike me të cilët shtaza e pren ushqimin.Më në fund ,pas dhëmbëve të syrit janë dhëmballët:të vendosur në pjesën e pasme të nofullave,me ndërtim të përbërë,me kurorë gungëzore apo të rrudhur.Këta dhëmbë shërbejnë për përtypjen dhe imtësimin e ushqimit dhe përfaqësojnë komponentet më karakteristike të sistemit dhëmbor te gjitarët.
Te gjitarët primitvë placentalë numri themelor i dhëmbëve është 44 dhe ky numër mund të mirret si fillestar për një numër më të madh të gjitarëve.Strajcorët kanë një numër më të madh të dhëmbëve,tek format e vdekura primitive numri i dhëmbëve e ka tejkaluar numrin 60.Tek grupet e larta të gjitarëve numri i dhëmbëve gradualisht zvogëlohet;shumë majmunë ,por jo vetëm tek majmunët por edhedhe tek njeriu kanëka gjithsesj 32 dhëmbë.Hapësira e zbrazët në nofullë në vendin e dhëmbëve të zhdukur e cila i ndan grupet tjera të dhëmbëve quhet Diastema.