Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 10:
Popullsia në Labovën e Zhapës
Vitet: 1432: 183 shtëpi, 1913: 932 banorë, 1926:1133; 1945: 285;1950:413; 1955:361; 1960: 236; 1969: 410; 1979: 429; 1989: 466; 2001: 367.
 
 
N. G. Mustakidhis, Labova e Vogël koloni e Laboves se Siperme
 
Labova e siperme (Labova e Kryqit) ndodhet ne rreze te malit Bureto, ne rrethin e Gjirokastres. Sipas historianit N. G. Mustakidhis (ne studimin e tij Asteri i Epirit) 1904, Labova e Siperme shtrihet ne rrezen e malit Pelaku (Bureto), mal qe fillon nga gryka e Selckes, mbi Labove, Libohove e deri ne Radat. Ne kohet e vjetra ky mal mbulohej me pyje te dendura, te cilat fatkeqsisht u dogjen nga banoret per qymyr. I gjithe vargmali shquhej per bime aromatike dhe mjeksore.Labova e Siperme ndahet nga lumi i Suhes me krahinen e Lunxherise. Per shkaqe toke, e cila mungonte ne Labove, shume banore u vendosen ne zonen afer Tepelenes, koloni e Laboves se Siperme. Ky fshat u quajt Labova e Poshtme. Nga Labova e Poshtme e kane origjinen edhe bamiresit e medhenj Vangjel dhe Konstandin Zhapa, te cilet i sherbyen kombit shumllojshmerisht ne kohra te veshtira. Me kete menyre ata kontribuan ne zhvillimin e vlerave kulturore, prandaj edhe Labova e Poshtme njihet edhe si Labova e Zhapes. Fjala Labove sipas Mustakidhit eshte fjale sllave, ashtu si dhe fjalet, Grabove, Libohove, Hormove, pra rezulton se emri i eshte ndruar ne kohen e dyndjeve sllave.Sipas histiorianeve A.Mamuthopulos (Ipiros-Athina 1961) dhe N.G Mustakidis (Ipirotikos Astir 1904) Labova e Kryqit ka qene nje nga vendbanimet me lashta, qe ne kohen e PELLAZGEVE.
Kalaja dhe qyteti Palokaster eshte ndertuar ne shekullin e VII-te para e.s (Para Krishtit), nga princi Olimpios djali i mbretit Stratona, i cili transferoi nga Tranosili ne Labove kryeqytetin e zones qe kishte ne sundim. Sipas te dhenave istorike shkruhet:
" Έκτισε φρούριον εις το χαονικόν μέρος επί του Σουχάτου ποταμού επάνω δε τούτου προς το βαθύπεδον εις το όρος, έστησεν άγαλμα του Κρόνου και έτερον του Πανός νύν δε βρίσκεται χώρα λεγομέμη ΛΑΜΠΟΒΟΝ."
(Ndertoj kalane siper lumit te Suhes ne reze te malit, ngriti nje kult per nder te Kronos, atje ku gjendet vendi i quajtur LABOVE.)
Ne periudhen 527-565 te eres tone (Mbas Krishtit) perandori Justinian I' rindertoi perseri kalane dhe zonen perreth, dyke e bere Laboven nje nga qendrat me te zhvilluara ne zonen e Epirit ne periudhen e perandorise Bizantine. Per fat te keq qyteti dhe kalaja u shkaterruan ne kohen e dyndjeve Sllave gjate shekullit te X.