Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
 
Rreshti 19:
(Ndertoj kalane siper lumit te Suhes ne reze te malit, ngriti nje kult per nder te Kronos, atje ku gjendet vendi i quajtur LABOVE.)
Ne periudhen 527-565 te eres tone (Mbas Krishtit) perandori Justinian I' rindertoi perseri kalane dhe zonen perreth, dyke e bere Laboven nje nga qendrat me te zhvilluara ne zonen e Epirit ne periudhen e perandorise Bizantine. Per fat te keq qyteti dhe kalaja u shkaterruan ne kohen e dyndjeve Sllave gjate shekullit te X.
 
 
Dëftesa e notave të shkollës së Zhapës në Lekël
 
Përgatiti Dr. Sofokli Duka
 
Në fondin e dokumenteve, dorëzuar redaksisë së gazetës “Odria”, nga familja Bezhani, ndodhet edhe një dëftesë notash, e shkollës fillore “Zhapa” në Lekël. Ky është një nga dokumentet e rralla të asaj periudhe, që ka mundur t’i shpëtojë pluhurit të kohës. Nëpërmjet saj, mund të zbulojmë edhe elementë të pa njohur më parë. Konkretisht në krye të dëftesës, është vendosur figura e një bufi, i cili në zonën e Rrëzës, për shkak të ndriçimit të syve dhe mprehtësisë së shikimit gjatë natës, simbolizon qenien që çan errësirën dhe ndriçon të ardhmen, mision të cilin e ka edhe shkolla. Në vijim shënohet, emërtimi i shkollës, e cila quhet “Shkolla Fillore Greke Zapios, Lekël”. Edhe nga dëftesa në fjalë, vërtetohet se kjo ishte një shkollë greke, pasi siç rezulton, nuk ka ndonjë lëndë të gjuhës shqipe. Por sipas dokumenteve të tjera dhe dëshmive të bashkëkohësve edhe pse shkolla ishte greke, gjatë procesit mësimor përdorej edhe gjuha shqipe, me të shkruar dhe të folur. Një gjë e tillë, vërtetohet në librin e etnolog, Thanës Meksit, “Mësonjëtorja e Labovës”, si dhe në studimin e Prof. Dr. Fedhon Meksit, “Zhapa mes shqipes dhe greqishtes”.
Kjo dëftesë i përket vitit shkollor 1915-16, por ajo është e të njëjtit model që është përdorur kur u hap kjo shkollë, rreth 43 vjet më parë. Ndërkohë në vitin 1910, në Labovë, ishte hapur shkolla e parë shqipe, nga patrioti, Nane Panajot Meksi, e cila për shkak të represionit të kohës, u detyrua të mbyllej pas disa muajsh jete. Shkolla greke e Zhapës në Labovë, vazhdoi të ekzistonte paralelisht me shkollën shqipe, por e ndarë prej saj, ashtu dhe më vonë.
Dëftesa që po analizojmë i përket nxënësit Theodhori Bezhani, 13 vjeç, lindur në Lekël, i cili ka ndjekur mësimet në klasën e katërt, të kësaj shkolle dhe pas provimeve me shkrim e me gojë, është vlerësuar me nota të larta. Në këtë shkollë, studioheshin nëntë lëndë dhe konkretisht: njohuri fetare, gjuha greke, matematikë, histori, gjeografi, edukatë, gjimnastikë, vizatim dhe bukurshkrim. Edhe pse është një shkollë fillore, programi i saj është mjaft i ngjeshur dhe tepër bashkëkohor, gjë që krijonte kushte për të përgatitur nxënës me dije të gjithanshme dhe të thelluara, të konsiderueshme, për të vazhduar nivelet e tjera të shkollave të asaj kohe.
Dëftesa është nënshkruar nga dy mësuesit e shkollës së Leklit, firmat e të cilëve, nuk mund të deshifrohen shumë saktë, por sipas konsultimeve me studiuesin Miltiadh Muçi, ka mundësi që të dy ata të jenë nga zona e Rrëzës: Margarit Boga (ose Poga) dhe Vasil Noçka, të cilët kanë administruar këtë shkollë edhe në vitin 1890, kohë në të cilën, Kostandin Zhapa, në një letër me kryepleqësinë e Lekëlit, interesohet për mbarëvajtjen e shkollë së këtij fshati, duke përmendur njëkohësisht edhe mbiemrat e mësipërm. Ky dokument është vulosur me vulën e shkollës, ku në qendër të saj, është përsëri figura e një bufi, mbi një degë ulliri, ndërsa anash saj emërtimi: Shkolla Greke Zapios, Lekël, 1872-1913. Me sa duket, viti 1872, duhet të jetë viti i fillimit të kësaj shkolle, ndërsa viti 1913, viti i prodhimit të vulës.
 
KËNGA E GJINO VAKUT
Dr.Sofokli Duka
 
 
 
Në vendin tonë ekzistojnë shumë legjenda, si ajo e besës, ringjalljes, mbajtjes së fjalës, rinjohjes etj.
Ekziston mendimi se djepi i këtyre legjendave është vetëm Veriu i Shqipërisë, gjë që nuk është
plotësisht e saktë. Është pranuar shkencërisht nga studiuesit e fushës së folklorit, se Rrëza e sidomos Labova,
është treva ku ka lindur një nga legjendat më të vjetra dhe më të plota të rinjohjes. Le të njihemi me
vlerësimin e studiuesve për këtë problem:
“Legjenda e rinjohjes se vellait me motren ka disa variante. Emri i heroit Gjon ne nje variant tjeter
te Veriut eshte Ali, ne nje tjeter Hazri Asali, ne juge (Labovë - Gjirokastër) Gjino Vaku.
Te arbëreshet e Italisë, kjo legjendë tregohet për Olimbinë dhe Vllastarin. Në legjendë, thuhet
se ajo (Olimbia), e ndarë prej shume kohësh nga i vëllai, që ka shkuar në ushtri, grabitet prej tij si plaçke lufte
pa u njohur, ose ai e blen pa e njohur (ka qenë që i vogël rob lufte). Një pëllumb u zbulon të fshehtën.
Motivi i rinjohjes është subjekt i përdorur edhe nga shkrimtarët. Çajupi e ka trajtuar një motiv të tillë
ne vjershën “Atdheu dhe dashuria” (Baba Tomori), por ne kete rast jane dy vellezer.”
Ja varianti i plotë i këngës së Gjino Vakut, ashtu siç ma ka kënduar nëna ime, Leno Duka, qysh
në vitin 1978:
 
Gjino Vaku, trim i mirë,
Në kohën e djalërisë,
Ç’faj i kish bërë njerëzisë (?!...) (Perëndisë)
Poqi një palë krushq nd’udhë,
Krushqit i vrau e i preu
Ehe nusen ua rrëmbeu.
Gjeti një manastir n’dë udhë,
Vate të vinte kurorë,
Fryu një erë e furtunë,
Gjithë kandilet i shoi’
Gjithë kandilet i sosi
Priftërinjtë ç’i marmarosi,
Kallogretë ç’i vuvosi.
Gjino Vaku, trim i mirë,
Mori çupënë për dore,
Vajti në një hije molle,
E kujt je ti, mori vashë?
Jam e motër e Gjino Vakut
Dhe e mbes e qir Dhespotit...
... Ne jemi motër e vëlla,
Ndaj u bë kjo hata...
 
Siç e thamë më lart, kjo këngë këndohet edhe në treva të tjera të Jugut, veçanërisht në Kolonjë, ku
njihet si “Kënga e Konofatit” dhe fillon afërsisht me vargun: “Ike, ike ndaj një udhe, / Konofat, more...”
 
Shënim: Në rreshtin e tretë të këngës, fjala “Perëndisë” është zëvendësuar me fjalën “njerëzisë”,
për shkaqe që tashmë dihen.
 
Përgatiti: Dr.Sofokli Duka