[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 48:
 
== Demografia ==
Popullsia  e  Poliçanit ka pasur një  luhatje  ndër  vite.  Në  vitin  1985 numri i  popullsisë  ishte rreth 6500 banorë, duke pësuar një rritje progresive në vitin 1989 me rreth 11 000 banorë . Pas vitit  1990  për  shkak  të  [[emigracionit]],  lëvizjes  së  lirë,  kërkimit  të  një  jete  dhe  ekonomie  më  të mirë,  [[popullsia]] pësoi një ulje për të arritur në vitin 2001 në 10 471 banorë. Lëvizjet e banorëve nga qyteti i vogël i Poliçanit drejt qendrave të mëdha të banimit, kanë sjellë një rënie drastike të popullsisë duke regjistruar në vitin 2009 rreth 10 000 banorë.
 
Aktualisht numri i  popullsisë  së  Poliçanit  është  8372  banorë  dhe  2792  familje.  Numri  i lindjeve në qytetin e Poliçanit është  70 lindje/vit dhe numri i vdekjeve 35 vdekje/vit.  
 
Popullsia  e  Bashkisë  Poliçan  përbën  rreth  4.7 %  të  [[popullsisë]]  totale  në  qarkun  e  [[Beratit]]. Sipas të dhënave trendi i rritjes së popullsisë së qytetit të Poliçanit, në periudhën 2004-2011  ka qene 2% ndërkohë që popullsia në Shqipëri dhe në qarkun e Beratit ka pasur rënie sipas censusit të vitit 2011, 16-25% në nivel qarku dhe 8 % në nivel kombëtar. Rritja e popullsisë të këtij qyteti ka ardhur duke u rritur gjatë dekadës së fundit për shkak të migrimit  të  njerëzve  nga fshatrat përreth.  Gjithashtu  vihet  re  dhe  një tendencë tjetër që  kanë banorët e qytetit të Poliçanit për tu larguar në zonat urbane më të mëdha.  
 
Popullsia e Bashkisë  Poliçan do të ndryshoje per shkak të ndarjes  së re territoriale (Ligji nr. 115/2014, datë 31.7.2014 “Për ndarjen administrativo - territoriale të njësive të qeverisjes vendore në [[Republikën e Shqipërisë]]”) duke ju bashkangjitur ish komunat Vërtop dhe Tërpan.  
 
== Ekonomia ==