[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim nga aplikacioni për celular
Rreshti 28:
 
Ballkanologu dhe kronisti freng [[Ami Boúe]], i cili e vizitoi [[Kumanovë]]n në gjysmën e parë të shek. XIX, gjegjësisht me [[1836]], thekson se Kumanova ka pasur 3000 banorë, kurse në të dhënat e konsullit austriak [[J. G. Han]] të vitit [[1835]], pohon se ky vend ka pasur 650 shtëpi. Prej fiseve më të vjetra turke në Kumanovë supozohet të ketë qenë fisi Oxhak, i cili ka pasur më tepër shtëpi dhe anëtarë se fiset e tjera, por më vonë mbeti me një shtëpi dhe ajo u shpërngul në [[Turqi]].
[[Skeda:View of Kumanovo, c. 1913.png|thumb|Pamje [[Kumanova]], c. 1913]]
 
Janë paraqitur edhe fise tjera familjare si [[Kotlelerët]], [[Tatarët]], që kanë pasur një lagjeje të veçantë në këtë qytet, por gjatë luftërave austro - turke kanë migruar në Turqi. Prej fiseve shqiptare ishin të pranishëm Gono, Malokët dhe si ëmër familjar përmendeshin Spahilerë, kurse sot janë të pranishëm fiset: [[Berishë]], [[Gashi]], [[Krasniqe]], [[Thaçi]], [[Sopi]], [[Shala]] etj., ku përkatësia fisnore është harruar dhe nuk përmendet fare te të gjitha shtresat e popullsisë së kësaj treve. Në të kaluarën e largët historike [[Kumanova]] ishte një zonë që i takonte krahinës së Dardanisë dhe e banuar nga fisi ilir-Dardanët, tezë që e vërteton edhe [[Vasileviqi]].
 
Është me rëndësi të përmendim se edhe [[Çerkezë]]t, të cilët vendlindjen e tyre e kanë patur në rajonin e [[Kaukazi]]t, kishin qenë vendosur pranë stacionit hekurudhor të [[Kumanovë]]s, ku sot gjendet fshati me të njëjtin emër [[Çerkez]]. Deri në vitin 1877-78 në këtë qytet, ka patur më tëpër mysliman, d.m.th. shqiptarë që kishin pranuar fenë myslimane, kurse në mbarim të shek. XIX me ardhjen e kolonistëve serbë, rritet numri i popullsisë sllave.
[[Skeda:Bislim.jpg|thumb|Kelysyra e Bislimit, [[Kumanova]]]]
 
== Gjeografia ==