Gjeografia e Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 109.92.118.122 (diskutimet) në versionin e fundit nga Matiia.
Rreshti 117:
Shpella e Pëllumbasit, e njohur edhe si Shpella e Zezë, gjendet ne fshatin [[Pëllumbas]]. Kjo shpellë është ndër gjashtë shpellat karstike më të vjetra në Evropë. Shpella ndodhet 350 metra mbi nivelin e detit dhe formon një tunel diku 70-80 metra të gjatë. Në këtë vend llogaritet të kenë jetuar njerëz që në periudhën e hershme të [[era e neolitit|neolitit]] diku 10.000 vjet më parë. Me studimet arkeologjike është vërtetuar se në këtë kohë është përdorur teknika e krijimit të zjarrit si dhe të veglave të para primitive dhe të atyre pak më të zhvilluara.<ref>http://www.youtube.com/watch?v=QO1lQS1yVDY</ref>
 
===Shpella e Piratëve===
=== Selami Mustafa:04/01/1991 ===
 
Shpella e Piratëve gjendet në veri të [[Himara|Himarës]], në fshatin e [[Dhermi|Dhërmiut]]. Është një shpellë karstike me hyrje detare. Emrin e ka marë sepse në të, kohë më parë strehoheshin piratët e detit me anijet e tyre. Frymëzuar nga kjo shpellë është shkruar dhe romani [[Shpella e piratëve (roman)|Shpella e Piratëve]] nga shkrimtari [[Petro Marko]], si dhe filmi me të njëjtin emër.<ref>http://www.himara.gov.al/Details.aspx?cat=1&d=48</ref><ref>http://www.tourism.ecaty.com/en/see-do/mos-mungo/shpella-e-pirateve.html</ref>
 
===Shpella e Haxhi Aliut===
===Selami Mustafa :04/01/1991 ===
* ''Artikull kryesor : [[Shpella e Haxhi Aliut]]''
[[Skeda:Shpella e Haxhi Aliut..JPG|parapamje|djathtas|Shpella e Haxhi Aliut]]
Shpella e Haxhi Aliut e njohur dhe si Shpella Ilirike, është shpella më e madhe e gjithë bregdetit shqiptar. Ka formën e një kubeje me gjatësi 30 m, lartësi maksimale 18 m, gjerësi 12 m dhe thellësi 10 m. Nga fundi i shpellës burojnë ujëra të ëmbla. Shpella e ka marrë emri nga një luftëtar dhe detar i shquar ulqinak, i quajtur Haxhi Aliu, i cili u strehua bashkë me të birin në këtë shpellë. Prej aty ata sulmonin piratët e detit dhe duke bashkëpunuar me barinjtë, mbronin tregtarët dhe udhëtaret që kalonin nga këto anë. Populli shqiptar i ka dedikuar edhe një këngë këtij detari të famshëm. Edhe sot anijet që kalojnë pranë shpellës i bien sirenës në nder të tij. Këtu janë gjetur edhe shume objekte arkeologjike që vërtetojnë se kjo shpellë është përdorur nga tregtarë e kalimtarë që në lashtësi.<ref>sek. "SHPELLA E HAXHI ALISE"http://orikum.gov.al/index.php/al/turizmi/vende-per-tu-vizituar</ref>
 
==Hidrografia==
==Selami Mustafa :04/01/1991 ==
Pozita gjeografike në brigjet e detit Adriatik dhe të detit Jon, kushtet klimaterike, relievi i thyer, kryesisht kodrinoro-malor, përhapja e madhe e shkëmbinjve të përshkueshëm nga uji dhe veprimtaria e njeriut kanë kushtëzuar pasuritë e mëdha ujore dhe shumëllojshmërinë e tyre: dete, liqene, lumenj, përrenj dhe burime ujore.<ref>sek."Rrjeti hidrografik"http://www.akti.gov.al/kerkimishkencor/pkkzh/doc_03_05/PKKZH_PasuriteNatyrore_2003_2005.pdf</ref>
 
=== Selami Mustafa :04/01/1991 Detet ===
 
[[Deti Adriatik]] dhe [[deti Jon]] kanë rëndësi të madhe gjeografike dhe ekonomike. Ato ndikojnë në zbutjen e klimës, në ujërat e tyre gjuhët një sasi e madhe peshku dhe në laguna nxirret kripë. Këto dete shërbejnë edhe si rruge lidhëse të Shqipërisë me shtetet e tjera fqinje.<ref>http://gjeografiaerepublikesseshqiperise.blogspot.com/2009/03/hidrografia.html</ref>
 
==== Selami Mustafa :04/01/1991 Deti Adriatik ====
* ''Artikull kryesor : [[Deti Adriatik]]''
Ky det shtrihet midis [[gadishulli Apenin|gadishullit Apenin]] në perëndim dhe [[gadishulli ballkanik|gadishullit të Ballkanit]] në lindje, kurse [[kanali i Otrantos]] (72 km) e ndan atë me detin Jon. Deti Adriatik është i gjatë 820 km (drejtimi veri-jug) dhe i gjerë 203 km (lindje-perëndim). Thellësia më e madhe e tij arrin në 1233 m. Në brigjet shqiptare ky det është i cekët. Brigjet shqiptare të detit Adriatik kanë gjatësi 325 km. Pjesa më e madhe e tyre janë brigje të ulëta fushore me plazhe të mëdha (disa dhjetëra kilometra të gjata dhe deri në disa qindra metra të gjera), me përbërje rëre shumë të imët. Ndër to dallohet, plazhi i Velipojës, Durrësit, Divjakës, Vlorës etj. Në këto plazhe pushojnë me mijëra turistë vendas dhe të huaj. Në këtë bregdet gjenden edhe disa gjire, si: gjiri i Tivarit, i Drinit, i Durrësit, i Vlorës, shumë të përshtatshëm për porte detare. Në to ndodhen edhe portet më të rëndësishme të të gjitha vendit (Durrësi, Vlora, dhe Shëngjini).<ref>sek."Deti Adriatik"https://sites.google.com/site/grupix12/services</ref>
 
====Selami Mustafa :04/01/1991 Deti Jon====
* ''Artikull kryesor : [[Deti Jon]]''
[[Skeda:Himarë-Albania4.JPG|parapamje|majtas|Pamje nga Himara e detit Jon]]
Ky det shtrihet midis pjesës jugore të gadishullit të Ballkanit dhe gadishullit Apenin. Ai është deti më i thellë i Mesdheut, (me një thellësi që arrin në 5267 m tek [[humnera Kalipso]]), është det i hapur dhe mjaft i ngrohtë. Brigjet shqiptare të këtij deti shtrihen nga [[nga Kepi i Gjuhëzës]] deri në [[Kepin e Stillos]] me një gjatësi prej 151 km, me tipare të ndryshme. Përgjatë tij ngrihen male, prandaj ky bregdet është kryesisht i lartë e shkëmbor. Në këtë bregdet plazhet janë te rralla dhe zallore. Ka edhe sektorë te tjerë te tij në të cilët malet u lëne vend fushave te vogla. Në grykëderdhjen e [[lumi i Kalamasit|lumit të Kalamasit]] ) dhe të [[lumi i Pavlës|lumit të Pavlës]] brigjet janë të ulëta e fushore, me plazhe ranore dhe sektorë të moçalizuar. Pamja tërheqëse, burimet e pastra, shkëlqimi i diellit, ujërat e kaltra dhe të tejdukshme të detit u japin këtyre plazheve vlera të mëdha turistike.<ref>sek."Deti Jon" https://sites.google.com/site/grupix12/services</ref>
 
===Liqenet===
===Selami Mustafa :04/01/1991 ===
''Artikull kryesor : [[Lista e liqeneve në Shqipëri]]''