Lahuta e Malcís: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Fishta e ka mbajtur vepren per 36 vjet ne dore duke shtuar edhe kenge te tjera qe i krijonte gjate kohes se tij .
.
Rreshti 3:
Më 1902 Fishta ishte dërguar në një fshat të vogël për të zëvendësuar përkohësisht famullitarin vendor. Atje u njoh e u miqësua me fshatarin e moshuar Marash Uci (vd. 1914) nga [[Hoti]], të cilin do ta përjetësonte më vonë në vargje. Në mbrëmjet që i kalonin së bashku [[Marash Uci]] i rrëfente priftit djalosh për betejat heroike midis malësorëve shqiptarë dhe malazezë, në veçanti për betejën e famshme në urën e Rrzhanicës, ku Marash Uci kishte marrë pjesë vetë. Pjesët e para të Lahuta e malcís, me titullin Te ura e Rrzhanicës, u botuan në Zadar më 1905 e 1907, e u ribotuan më pas të zgjeruara më 1912, 1923, 1931 dhe 1933. Botimi përfundimtar i veprës në tridhjetë këngë u paraqit në Shkodër më 1937 në kremtim të njëzetepesëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Me gjithë suksesin e Lahuta e malcís dhe personalitetit të shquar të autorit, kjo vepër dhe të tjera të Gjergj Fishtës u ndaluan pas Luftës së Dytë Botërore kur komunistët erdhën në pushtet. Megjithatë, kjo poemë epike, e ribotuar në Romë më 1958, në Lubjanë më 1990 dhe në Romë më 1991, gjendet edhe në përkthime në gjermanisht dhe italisht.
 
Shumica e këngëve trajton heroizmin e malcorëve, sepse edhe vetë vepra lidhet me një periudhë historike: duke filluar nga ngjarjet e mëdha të [[Lidhja e Prizrenit|Lidhjes se Prizrenit]], kur mbahet [[Kongresi i Londrës]] e deri në kohën kur copëtohen tokat shqiptare. Këtu përshkruhen edhe luftërat e popullit shqiptar kundër [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]]. Gjithashtu edhe lufta kundër shteteve fqinje, të cilat tanimë veç kishin marrë disa pjesë të tokave shqiptare, konkretisht [[Mali i Zi]] dhe [[Serbia]]..
 
Te "Lahuta e Malësisë" urrejtja ndërmjet ky kampeve armike është plazma ngjitëse e poemës. Ajo vë në marrdhënie grupimet e personazheve. Në radhë të parë dy grupimet më të mëdha, që përcaktojnë frymën realisto-fantastike të poemës: grupimin e personazheve historike nga njëra anë dhe grupimin e personazheve fantastike, të përfytyruara ose mitologjike. Duke pasur të dy grupimet të drejtën për të hyrë natyrshëm në çdo ngjarje, në çdo mjedis a rethanë, të bisedojnë bashkë, të grinden, të rrihen, të luftojnë, të besatohen, të urrehen e të dashurohen, edhe në realitet ato u përkasin, shkrihen në një të vetëm. Realiteti mitologjik, qiellor s'është aspak më hyjnor se sa realiteti i jetës së përditshme.