Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
v U kthye versioni 1573282 i bërë nga 178.132.218.66 (diskutimet)
Rreshti 1:
shpallja e parvasis ose deklarata eparvasisesht[[Skeda:28nentor.jpg|thumb|djathas|350px|[[Ismail Qemali]] në 1-vjetorin e shpalljës së Pavarësisë në [[Vlorë]]]]
'''Shpallja e Pavarësisë''' ose ''Deklarata e Pavarësisë'' është shpallja e pavarësisë së [[Vilajeti shqiptar|Vilajetit shqiptar]] nga Perandoria Osmane. [[Shqipëria]] u vetëshpall e pavarur në [[Vlorë]] më [[28 nëntor]] [[1912]] nga [[Ismail Qemali]]. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë [[Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë#Delegatet|83 delegatë]] nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga [[Ismail Qemali]] si dhe Pleqësinë. Njohja ndërkombëtare e pavarësisë si dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë pas një viti në [[Konferenca e Londrës 1912-1913|Konferencën e ambasadorëve]] në [[Londra|Londër]], vendim i së cilës qe ''shpallja e [[Principata e Shqipërisë|Principatës shqiptare]] sovrane nga [[Perandoria Osmane]] nën mbikqyrjen e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe lënia e gjysmës së territoreve të shtetit të porsaformuar jashtë kufijve të tij administrativë''.
 
== Lufta e Parë Ballkanike dhe Shqipëria ==
Lufta e Parë Ballkanike, përderisa drejtohej kundër Turqisë dhe kishte për qëllim bashkimin kombëtar të popujve ballkanikë, objektivisht kryente një funksion përparimtar. Ajo u drejtua nga qarqet sh[[ovinisteshoviniste të vendeve të Ballkanit dhe u kthye në një luftë grabitqare, pushtuese, sidomos ndaj Shqipërisë e Maqedonisë.]]
 
Shqiptarët ishin po aq të interesuar sa edhe popujt e tjerë të shtypur të Ballkanit për t’u çliruar nga zgjedha osmane. Përfaqësuesit e tyre bënë përpjekje për t’u lidhur me fqinjët në luftën e përbashkët kundërosmane, por këto përpjekje dështuan për faj të krerëve të Aleancës Ballkanike, të cilët nuk dëshironin t’i kishin shqiptarët si palë me të drejta të barabarta në këtë aleancë, sepse ishin marrë vesh ndërmjet tyre për copëtimin e Shqipërisë. Prandaj, shqiptarët nuk hynë në një aleancë, krerët e së cilës synonin t’i përdornin ata si mish për qentë në luftën kundër Perandorisë Osmane. Pjesëmarrja e shqiptarëve në këtë aleancë, pa u njohur zyrtarisht të drejtat e tyre, do të ishte një vetëvrasje.