[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 6:
Përveç muzikës profesioni I saj siç të gjithë e dimë është ariktektura. Ajo ka studiuar programin Master në Belgjikë dhe pas një kohe ishte kthyer në Kosovë për të dhënë kontributin e saj për vendin. Dhe pikërisht për këtë, për veprimtarinë e saj të suksesshme në profesionin si arkitekte në Prill të vitit 2010 u nderua me çmimin për “Arkitekturë edukative dhe promovim të arkitekturës në Kosovë“ nga “Shoqëria e Arkitektëve të Kosovës“. Si një emër shumë I njohur në skenën e muzikës Shqiptare, Eliza Hoxha sa herë që ngjitet në skenë dhuron emocion të veçantë si me zërin ashtu edhe me imazhin e saj. Ndërkaq përkushtimi I saj për vendin është vënë në dukje edhe pas realizimit të disa projekteve që ajo i ka bërë për Prishtinën dhe për Kosovën. Projektet si “Pendimi“, “Ende“ dhe “E Dua kete Vend“ ishin pjesë e disa kampanjave sociale në Kosovë që bënin thirrje të rinjëve të mos e braktisin Kosovën dhe gjithashtu ishte pjesë e një kampanje për komunitetin “Doën Syndrome Kosova“ si ndihmë për të gjithë fëmijët që janë të prekur nga ky sindrom. Eliza nuk ka qenë shumë aktive kohëve të fundit në muzikë pasiqë më shumë I është kushtuar profesionit të saj si arkitekte dhe gjithashtu është edhe ligjëruese pranë “Universitetit të Prishtinës“, fakulteti I Arkitekturës.
 
Eliza Hoxha pa dyshim është një vajzë shumë e zonja gjë të cilën e ka dëshmuar ndër vite. Përveç që është e zgjuar dhe shumë puntore Eliza Hoxha gjithashtu është edhe një këngëtare shumë e dashur për publikun. Por nganjëherë gjërat nuk shkojnë edhe aq mirë siç duhet në çdo sferë të jetës. Si duket Eliza ende nuk e ka gjetur dashurinë e jetës së saj për të cilën ajo nuk duket se e ka për ngut. Beson që princi I saj do të vijë së shpejti dhe do të jetë dikush që vërtetë e meriton ta ketë pranë.Eliza Hoxha e lindur dhe e rritur në Mitrovicë, është arkitekte me profesion, e diplomuar në vitin 2002 në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Univerzitetin e Prishtinës. Studimet e avansuara pasdiplomike i kreu në vitin 2006 në Univerzitetin Katolik të Luvenit, në Belgjikë, e fokusuar në fushën e planifikimit urban. Momentalisht është duke ndjekur studimet e doktorraturës në TU në Graz të Austrisë.
 
Që nga viti 2003, është e angazhuar në Katëdrën e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor pranë Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Univerzitetin e Prishtinës. Përgjatë viteve 2007-2009 ishte e angazhuar si ligjeruese në fushën e urbanizmit në Fakultetin e Arkitekturës, pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës në Maqedoni. Midis tjerash, Hoxha është aktive në proceset e planifikimit dhe zhvillimeve urbane në projekte të ndryshme praktike nëpër komunat e Kosovës. Ajo që e shquan viteve të fundit më së shumti janë shkrimet e saj mbi kulturën urbane të botuara nëpër gazetat ditore si: Express, Koha Ditore, Lajm, dhe Zëri, nën kornizën “DITARI URBAN”. Së fundi ka botuar librin “ Qyteti dhe dashuria” i cili vjen si përmbledhje e kolumneve të lartëpërmendura.
 
Njerëzit e botës së artit dhe kulturës e njohin edhe nga sfondi i projekteve të saja muzikore, por edhe atyre të artit alternativ dhe fotografisë. Vlen të theksohet projekti i saj multimedial për personat e pagjetur në Kosovë me titull “ Për ata që s’janë” - ekspozitë personale në Galerinë e Arteve të Kosovës në Prill të vitit 2007, dhe më pas në Gjirokastër- Shqipëri, gjegjësisht në vitin 2008. Gjithashtu, projekti multimedial me titull “bridging the tëo” i cili rrëfen Mitrovicën e pasluftës si pjesë e Biennales së Venecias në Qershor 2009, (eventet kolaterale) etj. Projekti i saj i fundit multimedial i është kushtuar viktimave të mbijetuara të dhunës seksuale nga lufta e vitit 1999 në Kosovë - ekspozitë personale e mbajtur në Muzeun Kombëtar të Kosovës me 14 Maj 2014, e titulluar “Heshtja e Kangës”.
 
Është autore dhe moderatore e emisionit të vetëm në Kosovë mbi arkitekturën dhe kulturën urbane në përgjithësi “ÇELËSI” i cili transmetohet të dielave në RTV21.