Elvis Presley: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 38:
•Duke hyrë në një shkollë të re, Milam, për klasën e gjashtë në Shtator 1946 , Presley mbeti vetëm. Një vit më pas ai filloi të sillte kitarën në baza ditore. Ai luante dhe këndonte gjatë drekës, dhe shpesh ngacmohej nga nxënësit e tjerë të cilët e quanin “fëmija që luante muzikë të pagëdhendur”. Familja deri atëher po jetonte në një lagje të madhe afrikano-amerikane. Ai u ndihmua nga një shok klase, vëllau I të cilit kishte një stacion radioje të tijën dhe kërkonte që Elvis të luante për ndëgjuesit. Ai vazhdoi të merrte mësime për kitarë dhe me disa performanca të mëvonshme humbi frikën e performimit në publik. Gjatë kësaj kohe Elvis ishte vetëm 12 vjeç.
 
== '''Adoleshenca në Memphis''' ==
•Në Nëntor 1948, familja u shpërngul në Memphis, Tennessee.  Pas banimit për afro një viti në shtëpi me qera, atyre I’u ofrua një apartament me dy dhoma gjumi në kompleksin banesor publik të njohur si Gjykata Lauderale.
{{për përmirësim}}
 
I regjistruar në shkollën e mesme L. C. Humes, Presley  mori vetëm një C në muzikë në klasën e tetë. Kur mësuesi I muzikës I tha atij se ai nuk kishte aftësi për të kënduar, ai solli kitarën e tij ditën tjetër dhe këndoi hitin e kohës, “Keep Them Cold Icy Fingers Off Me”, në mënyrë që t’i provonte të kundërtën. Një shok klase tregon më vonë se mësuesi nuk e vlerësonte llojin e tij të të kënduarit. Ai ishte zakonisht shumë i trembur për të performuar në mënyrë të hapur, dhe ishte keqtrajtuar herë pas here nga shokët e klasës që e shihnin atë si një “djalosh mamaje".
 
•Më 1950, ai filloi të luante me kitarë rregullisht nën kujdesin e Jesse Lee Denson, një fqinji.  Ata dhe tre djem të tjerë ( dy pionierë të ardhshëm roku), vëllezërit Dorsey dhe Johnny Burnette formuan një kolektiv të lirë muzikor I cili luante herë pas here në Gjykatë –aty ku jetonin. Atë Shtator, ai filloi të punonte në Teatrin Shtetëror Leow. Pastaj punoi edhe tek Precision Tools, pastaj prap në Leow, tek Produktet e Metaleve MARL etj.
 
•Gjatë klasës së dymbëdhjetë, Presley filloi të rrinte më shumë me nxënësit e tjerë, kryesisht për arsye të pamjes së tij: ai I rriti flokët e tij dhe I stilonte ato me vaj trëndafili dhe vazelinë.  Në kohën e tij, ai shkonte tek rruga Beale, në qendër të Memphisit, dhe shikonte rrobat e bukura tek dritaret e dyqanit Vëllezërit Lansky. Në vitin e tij të fundit të shkollimit, ai I kishte veshur ato. Ai  konkuroi në shfaqjen “Minstrel” të Humes-it në Prill 1953. Duke kënduar dhe duke luajtur në kitarë, ai hapi shfaqjen me : “Till I Waltz Again With You” hiti I kohës për Teresa Brewer. Presley  kujtonte  se çfarë reputacioni I dha performanca e tij “Unë nuk isha I famshëm në shkollë … Dështova me muzikën-gjënë e vetme me të cilën dështova. Dhe pastaj ata më futën në shfaqjen e talenteve … kur shkova në skenë dëgjoja njerëzit tek gjëmonin dhe pëshpërisnin e kështu me radhë, sepse askush nuk e dinte se unë këndoja.I shte e mahnitshme se sa I famshëm u bëra më pas.”{{për përmirësim}}
 
== Çmimet e fituara ==