Thomas Hobbes: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 79 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q37621 (translate me)
No edit summary
Rreshti 6:
Më 1640, ithtar i sovranitetit mbretëror, Hobsi tërhoqi mbi vete rrufetë e Parlamentit dhe pëlqeu t'u vidhej trazirave të luftës civile që po fillonte; ai u strehua në Paris, ku qëndroi njëmbëdhjetë vjet. Aty i dha mësim për dv vjet për matematikën Çarlit II të ardhshëm të Anglisë, strehuar si ai, dhe botoi më 1642 veprën Për qytetarin, pjesa e tretë e një projekti në tri vëllime mbi Përbërësit e filozofisë. Pak kohë para kthimit në Angli u botua vepra e tij e famshme Leviathan (1651), që mbetet vepra më e rëndësishme e filozofisë politike në gjuhën angleze.
 
Në vitet që pasuan, Hobsi përpiloi dhe botoi dy vëllimet e tjera të veprës Përbërësit efilozofisë - Për trupin (1655) dhe Për njeriun (1658). Më 1668, nuk iu pranua leja për të botuar Betemoth, një studim historik dhe analitik i epokës së tij; ky tekst do ta shihte dritën e botimit vetëm më 1889.Pak para se të vdiste,Hobsi po punonte mbi një përkthim të ri në anglisht të Iliadës dhe të Odisesë. Vdiq në Harduik, më 4 dhjetor 1671679.
 
Në mes të shekullit XVII, mendimet e ajkës së shoqërisë europiane ishin pushtuar kryesisht nga dy përvoja historike. Nga njëra anë bëhej fjalë për tmerrin e luftërave të fesë, që kishin shkatërruar vendet si pasojë e Reformës, nga viti 1562 deri më 1598 për Francën, nga viti 1642 deri më 1646 për Anglinë dhe nga viti 1618 deri më 1648 për mbarë Europën Qendrore me luftën e llahtarshme të Tridhjetë Viteve. Nga ana tjetër, ishin zhvillimet shumë të mëdha që shkencat e natyrës arritën kudo, falë metodave matematikore me të cilat punojnë tashmë. Këto dy përvoja erdhën dhe u bashkuan në veprën e Tomas Hobsit, në gjirin e një sistemi mekanist, që përfshinte sa njohjen e natyrës aq edhe atë të njeriut, dhe para së gjithash tërë shtetin.