Shqipëria Osmane: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Refuzoi 2 ndryshimet e fundit të tekstit (nga 178.220.89.86) dhe riktheu rishikimin 1555773 nga Liridon
No edit summary
Rreshti 94:
 
== Ndarja sipas të ardhurave ==
Toka shtetërore u nda në zotërime të veçanta, të cilat në varësi nga shuma e të ardhurave që jepnin, u quajtën has, ziamet dhe timar. Të ardhurat vjetore maksimale të hasit që u jepeshin pjesëtarëve të aristokracisë feudale ([[sultan|sulltanit]], [[Vezir|vezirëve]], [[bejlerbe]]jve, [[sanxhakbej]]ve), i kapërcenin të 100 000 akçet, të ziametit deri në 99,999 [[akçe]], kurse të ardhurat e timarit, që u jepeshin zakonisht feudalëve të vegjël nuk i kapërcenin të 19,999 akçet.
 
Numri i zotërimeve në tokat shqiptare u rrit krahas me zgjerimin dhe me forcimin e pushtetit osman në krahinat e mbetura ende jashtë administratës së tij. Sipas regjistrimit të vitit 1431, në sanxhakun shqiptar kishte 471 timare, kurse me regjistrimin e kryer në vitin 1533, vetëm në sanxhakët e Shkodrës, të Vlorës, të Ohrit, të Elbasanit, të Vuçiternës dhe të Prizrenit numri i timareve arriti në 2,070.
 
Në [[Shqipëria|Shqipëri]] [[hasi|haset]] në zotërim të sulltanit u formuan pas përfundimit të pushtimit të saj dhe me përforcimin e pushtetit osman në vend. Sipas dëshmive dokumentare ato ishin krijuar për herë të parë në sanxhakun e Shkodrës, në vitin 1485, pastaj nga fillimet e [[shek. XVI]] u dukën në të gjithë sanxhakët e tjerë. Të ardhurat e tyre i kalonin thesarit shtetëror dhe përdoreshin për të mbuluar shpenzimet e administratës qendrore të shtetit. Në përputhje me kushtet ekonomike e politike të secilës trevë, ato përfshinin zakonisht të ardhurat më të rëndësishme të vendit që vinin nga taksat e shitblerjes së mallrave në tregjet kryesore, nga taksat doganore të skelave të Vlorës, Durrësit, Lezhës, Shkodrës, që ishin nyje kryesore të tranzitit tregtar me botën e jashtme, nga monopoli i kripës në kriporet e bregdetit, nga peshkimi në liqenet e [[Liqeni i Shkodrës|Shkodrës]], [[Liqeni i Ohrit|Ohrit]], në grykat e lumenjve etj., nga minierat e [[Novobërda|Novobërdës]], [[Janieva|Janievës]], [[Trepça|Trepçës]], Prizrenit, Vlorës dhe nga të ardhurat e një numri qytetesh apo fshatrash. Vjelja e këtyre të ardhurave zakonisht bëhej me anën e sistemit të sipërmarrjeve vjetore (mukata). Haset ishin mjaft të mëdha dhe zinin një vend të konsiderueshëm në sasinë e të ardhurave (të rentës), që shkonin në dobi të [[Klasa feudale|klasës feudale]]. P.sh. në vitet 30 të shek. XVI haset zinin 44,8% të këtyre të ardhurave dhe arrinin në 10,649,730 [[akçe]]. Të ardhurat e hasit të sulltanit në Vlorë vinin nga peshkimi, doganat, monopoli i kripës, nga taksa e dhenve në sanxhakët e Vlorës e të Elbasanit, dhe nga detyrimet spahiore të 26 fshatrave. Në hasin perandorak në Vuçitern të ardhurat kryesore vinin nga minierat e Novobërdës e të Janievës, të punishtes për prerjen e monedhës, nga taksat e qytetarëve dhe nga detyrimet spahiore të 290 fshatrave.
 
Hase të rëndësishme zotëronin edhe vezirë e bejlerë, si [[Sinan Pasha]] në sanxhakun e Vlorës dhe [[Osman Pasha]] në sanxhakun e [[Delvina|Delvinës]] etj. Sanxhakbejlerët, si mbajtës të pushtetit ushtarak e civil në krahinat e përfshira në njësitë administrative që qeverisnin, zotëronin 8-9 hase të rëndësishme qysh në shek. XV. P.sh., hasi i sanxhakbeut të [[Shkodra|Shkodrës]] më 1485 arrinte në 389,912 akçe. Ai përfshinte të ardhurat e qyteteve të Shkodrës, të [[Drishti]]t, të [[Peja|Pejës]] si dhe 161 fshatra kryesisht në [[Malësia e Madhe|Malësinë e Madhe]]. Në shek. XVI, haset e sanxhakbejlerëve lëviznin nga 200,000 deri në 550,000 akçe secili. Të ardhurat e haseve të funksionarëve të lartë arrinin në fund të shek. XVI në 2,593,998 akçe, d.m.th., në 10,4% të sasisë së përgjithshme të të ardhurave nga detyrimet spahiore. Më i vogli ishte hasi i sanxhakut të Elbasanit (117,138 akçe) dhe më i madhi ishte ai i Ohrit (383 450 akçe). Vendin kryesor në të ardhurat e këtyre haseve e zinin të ardhurat nga detyrimet spahiore, të vjela nga 260 fshatra.
 
Pjesa më e madhe e tokave dhe e popullsisë ishte dhënë në ziamete dhe timare. Në fillim të shek. XV kishte 30 timare e 837 ziamete me 3,352,000 akçe, kurse në fund të shek. XVI 212 ziamete dhe 2,043 [[timare]] me 15,500 000 akçe. Sasia më e madhe e timareve dhe e ziameteve gjendej në sanxhakët e Vlorës, të Ohrit, të Vuçiternës, në viset e [[Rrafshi i Dukagjinit|Rrafshit të Dukagjinit]] etj. Ziametet dhe timaret përfshinin pjesën më të madhe të të ardhurave (të rentës) të zotërimeve spahiore, 32% të shumës së përgjithshme. Gjatë shek. XVII-XVIII numri i timareve dhe i [[ziameti|ziameteve]] erdhi duke u zvogëluar, përkatësisht në 2,043 e 93.
 
U pakësua më shumë (gjatë shek. XVII-XVIII) numri i ziameteve dhe më pak ai i timareve. Kjo dukuri dëshmon për copëtimin e ziameteve dhe rritjen e haseve. Edhe në këta shekuj ruhej tradita e mëparshme, sipas së cilës shumicën e timareve e përbënin timaret e vogla me të ardhura deri në 3,000 akçe. Kështu timaret e vogla në fillim të shek. XVII në sanxhakun e Shkodrës zinin 55% të numrit të përgjithshëm, në sanxhakun e Vuçiternës 66% dhe në atë të Elbasanit 64%. Vendin e dytë e zinin timaret me të ardhura 5,000-6,000 akçe. Timaret dhe ziametet thuajse tërësisht kishin të bënin me tokën dhe fshatarin raja. Ato lidheshin me prodhimin bujqësor të një vendbanimi të caktuar. Ziametet përfshinin disa fshatra të tëra, kurse timaret fshatra të plota ose pjesë fshatrash.
 
Timaret, ziametet dhe haset u jepeshin spahinjve kundrejt detyrimeve të caktuara ndaj pushtetit qendror. [[Timarliu]] ose [[zaimi]] e gëzonte timarin apo ziametin me kusht që me shpenzimet e veta, të shkonte në luftë si kalorës i armatosur nën urdhrat e sanxhakbeut sa herë ta thërriste sulltani. Timari, të ardhurat e të cilit ishin deri në 3 000 akçe që nevojiteshin për shpenzimet e jetesës së spahiut, quhej "këllëç timar", d.m.th., timar sa për një shpatë. Në rast se të ardhurat e kalonin këtë shumë, atëherë spahiu ishte i detyruar të çonte një kalorës të armatosur (xhebeli) për çdo 3,000 akçe më shumë, ndërsa zotëruesit e ziameteve e të haseve çonin një kalorës për çdo 5,000 akçe.
Kushtëzimi i dhënies së zotërimit me shërbimin në ushtri, i jepte sistemit të timareve në fazën e parë të tij një karakter të theksuar ushtarak. Kur sulltani, me anë të një urdhri (fermani), kërkonte grumbullimin e forcave ushtarake, atëherë të gjithë spahinjtë së bashku me xhebelitë, të armatosur dhe të pajisur për luftë me shpenzimet e tyre, paraqiteshin pranë sanxhakbeut, i cili ishte i detyruar të shkonte me të gjitha forcat ushtarake të sanxhakut të vet pranë bejlerbeut të Rumelisë e të vihej nën urdhrat e tij. Në qoftë se spahinjtë nuk i përgjigjeshin thirrjes për luftë, ata zhvisheshin nga feudet, të cilat u jepeshin personave të tjerë. Në kohë paqeje spahinjtë ishin të detyruar të mos largoheshin nga vendet ku ndodhej zotërimi i tyre. Kur ata tregoheshin besnikë dhe kryenin mirë shërbimin ushtarak, shpërbleheshin me zmadhimin e zotërimit dhe gëzonin kështu të ardhura më të mëdha. Në këtë mënyrë pushteti qendror ruajti disiplinën dhe gatishmërinë luftarake të spahinjve dhe krijoi garancinë për forcimin e zgjerimin e Perandoriisë Osmane.
 
Zotërimi i tokës, që kishte për veçori shërbimin e detyrueshëm në ushtri ose në administratë, ishte baza e gjithë sistemit të timareve. Ky sistem pronësie me kusht i siguronte pushtetit qendror një ushtri të madhe e të interesuar për luftëra pushtuese, si dhe një aparat administrativ të përshtatur me nevojat e sundimit.
 
Në prag të pushtimit osman,populli shqiptar kishte arritur të dilte si një etni dhe kombësi e dalluar,me kulturën e tij të veqantë,të shprehur në mënyrën e jetesës,në arkitekturën dhe në veprat e artit,në ruajtjen e gjuhës dhe në krijimtarinë popullore.Me zhvillimet ekonomiko-shoqërore dhe kulturore,shqiptarët nuk mbetën pas popujve fqinjë të pellgut të Adriatikut e të Gadishullit Ballkanik.Në kulturën dhe në mendimin shqiptar kishin nisur të hynin idetë e Rilindjes evropiane,në to u ndie ndikimi I lëvizjes së madhe të Humanizmit.