[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Kompletim, korrigjim dhe zgjerim i informacioneve mbi Sabriun. Shume informacione jane dhe personale te ardhura nga shkrime dhe kujtime te cilat do te botohen se shpejti. Me respekte Ilir Jorgo
vNo edit summary
Rreshti 46:
Eshtë i pamohueshem roli i Sabri Godos ne zgjidhjen e çështjes së Kosovës, për të cilën ai luftoi për 22 vjet rrjesht, nga dita e parë e krijimit të Partisë Republikane deri në ditët e fundit të jetës së tij. Për këtë populli dhe personalitetet e Kosovës kanë shprehur qartasi mirënjohjen.
 
Eshtë i ditur roli dhe lufta e tij për çështjen e popullit [[Çamëria|çam]], per atë të shqiptarëve në Maqedoni, në Serbi e kudo.
 
Si bashkëkryetar, në hartimin e dokumentit themelor te shtetit, Kushtetutës së Re të Republikës së Shqipërisë të vitit 1998, ai ka luajtur një rol vendimtar. Shpesh emërtohet si Babai i Kushtetutës. 
Rreshti 52:
Një njeri aktiv në politikë dhe në fushën e letrave, Sabri Godo ka qenë një nga figurat më me rëndësi në jetën politike shqiptare sidomos në momentet e vështira. Qendrimet e tij pa mëdyshje në çështjet më delikate dhe të debatueshme, në periudha të ndezura politike, dhe përpjekjet për të gjetur rrugën e arësyes, i çuan njerëzit, mediat e politikanët, ta quajnë “Plaku i Urtë”, epitet që në mënyrën më të plotë do të përmblidhte gjithë jetën e tij.
 
Ne [[12 Dhjetor|12 dhjetor]] 2012 Presidenti i Repubblikesse Shqipërisë, zoti [[Bujar Nishani]] i dha Sabri Godos, pas vdekjes “Urdherin e Skënderbeut” me motivacionin:
 
“Personalitetit të shquar të politikës dhe kulturës kombëtare, politikanit të urtë e vizionar, me kontribut të çmuar në proçeset demokratike, shkrimtarit e skenaristit që talentin e vuri në shërbim të popullit e vendit të tij"
 
Me [[14 Dhjetor|14 dhjetor]] 2012, Presidenti i Republikes Italiane, Shkëlqesia e tij, [[Giorgio Napolitano]] i ka akorduar Sabri Godos, titullin e nderit “Commendator” me motivacionin:
 
“Në konsideratë të meritave të veçanta, dhe me propozim të Presidentit të Këshillit te Ministrave, me dekretin e dates 27 dhjetor 2011, i dorëzon zotit Sabri Godo, Titullin e nderit “Commendator”, me të drejtën per të gëzuar nderimet e larta përkatëse dhe për tu regjistruar në librin e Commendatorë-ve".