[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Redaktimi ka te beje me ndryshimet e qeverisjes vendore, perfshirjen e Gramshit ne nje bashki dhe 9 njesi administrative.
Rreshti 35:
Pjesa më e madhe e tij shtrihet në Krahinën Malore Qëndrore, e cila quhet Krahina e Vërçës. Kjo pjesë ndodhet në anën lindore të lumit të Devollit Pjesa lindore e tij shtrihet në Ultësirën Perëndimore, e njohur kjo si krahina e Sulovës dhe zona që shtrihet midis lumit të Devollit dhe të Tomorricës shtrihet në Krahinën Malore jugore dhe njihet si krahina e Tomorricës.
Ky rreth shtrihet në sektorin e mesëm të lumit të Devollit, i cili brenda rrethit ka një gjatësi prej 49 km, lumë, i cili sic e thamë, sëbashku me lumin e Tomorricës e ndan Rrethin e Gramshit në 3 krahina.
Rrethi i Gramshit bën pjesë në prefekturën e Elbasanit. Ai kufizohet nga shtatë rrethe të tjera të cilat janë; Elbasani, Librazhdi, Pogradeci, Korça, Skrapari, Berati dhe Kuçova, dhe ka një sipërfaqe prej 695 km2. PërbëhetPërfshihet nga njëbashkinë bashki,me të njëjtin emër (Bashkia GRAMSH) pjesë përbëse e së cilës janë edhe 9 komunanjësi administrative dhe 95 fshatra.
Sipas vendosjes gjeografike, ndodhet në zonën e klimës tranzitore, zonë që është mjaft e përshtatshme për zhvillimin e aktivitetit ekonomik. Këtë avantazh që ofron pozita gjeografike e dëmton karakteri i relievit, i cili në përgjithësi është mjaft i përthyer. Në tërësinë e vet territori i rrethit është një luginë. Lugina e Devollit dhe e Tomorricës përbëjnë pjesën më të shtruar të terrenit dhe ku gjenden edhe tokat më pjellore të tij. Në kurrizin jugor të vargut perëndimor janë zhvilluar mjaft fenomenet glaciale si liqene, të vendosura në lartësinë 1500-1800 m mbi nivelin e detit.
Sipas ndarjes klimatike bën pjesë në zonën klimatike mesdhetare kodrinore nënzona jugperëndimore që shtrihet deri në 800-1000m mbi nivelin e detit dhe në zonën klimatike mesdhetare malore nënzona juglindore pjesa e sipërme e relievit deri në lartësinë 2373m. Temperatura mesatare e ajrit është 12.3oC-15.1oC për Zonat e ulëta dhe 9.5oC-10.9oc për zonën malore.
Rreshti 43:
Lumi kryesor i rrethit është Devolli, i cili e përshkon atë thuajse mespërmes. Ai ka rëndësi të madhe ekonomike pasi në të dyja anët ka mjaft toka bujqësore të cilat ujiten prej tij.
Në pasuritë ujore të Gramshit liqenet janë një pjesë e rëndësishme dhe nga elementët që krijojnë vende të bukura turistike. Ato gjenden të rrethuar nga pyje shumë të bukur ahu dhe rrotull tyre ka lëndina e kullota me sipërfaqe të konsiderueshme e bukuri përrallore në pranverë e verë.
Gramshi është 97 km larg Tiranës, 94km94 km larg Korçës dhe 47 km larg Elbasanit. Pra, duhet theksuar fakti se ai është rreth afër autostradave, veçanërisht pranë aksit perëndim-lindje: Durrës-Qafë Thanë-Pogradec-Korçë.
Për ndërtimin gjeologjik, përcaktohet zhvillimi i territorit mbi shkëmbinjë kryesisht sedimentarë dhe më pak mbi magmatikë. Lartësia mesatare mbi nivelin e detit është 804m, ajo më e larta është 2373m (Mali i Valamarës), ndërsa minimalja është 119m(i kërkohet autorit të këtij shkrimi të tregojë se ku ndodhet).
Vendosja e kësaj zone në një territor të pasur me resurse natyrore, të populluar që në lashtësi, të shoqëruar me zhvillime të hershme dhe të vrullshme historike, duke siguruar dhe vazhdimësinë iliro-shqiptare, kanë kushtëzuar larminë e madhe e të jashtëzakonshme natyrore dhe materialo-shpirtërore në zonat e vërejtura.