[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Shtova përmbajtjen
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
No edit summary
Rreshti 32:
}}
 
'''William Jefferson Clinton''' lindi më [[19 gusht]] të vitit [[1946]] në [[Hope]], [[Arkansas]], [[SHBA]]. Bill Klintoni është një politikan amerikan i cili shërbeu si President 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001. Ai ka shërbyer më parë si Guvernator i [[Arkansas]] nga viti 1979 deri në vitin 1981 dhe nga 1983 deri në vitin 1992, dhe si Prokurori i Përgjithshëm i shtetit Arkansas nga viti 1977 deri më 1979. Klinton është anëtar i Partisë Demokratike. Ideologjikisht ai i përkiste demokratëve të rinj, dhe shumë prej politikave të tij reflektonin një filozofi të rrugës të tretë centriste të qeverisjes.
 
Bill Klintoni gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të [[Organizata e Kombeve të Bashkuara|OKB-s]] për ndërhyrjen e [[NATO]]-s në [[Lufta e Kosovës|Luftën e Kosovës]] në vitin [[1999]].
Rreshti 41:
 
 
Si fëmijë i vogël Billi jetoi më të ëmën, Virginia Cassidy Blythe, dhe me prindërit e sajë në Hope. Kur Billi mbushi një vjeç e ëma e tij shkoi në [[New Orleans]] për t’u shkolluar për infermiere-anesteziologe dhe dy vitet në vijim për Billin u kujdesën prindërit e së ëmës. Kur Billi i kishte mbushur 4 vjeç e ëma e tij u martuar me [[Roger Klinton]], shitës automobilash në Hope dhe Billi mori emrin William Jefferson Clinton. Dy vite më vonë prinderit u shpërngulën në [[Hot Springs]], Arkansas.
 
Jeta për Billin dhe të ëmën e tij nuk ishte aspak e lehtë. Rogeri ishte alkoholist dhe bixhozxhi dhe shpesh paratë e fituara i humbte duke luajtur bixhoz, jo vetëm të tia por edhe të bashkëshortes së tij. Ai e rrihte dhe keqtrajtonte gruan e tij, ndërsa Billin dhe vëllain e tij më të vogël Roxher Junjorin, i cili kishte lindur në vitin 1956 i keqtrajtonte verbalisht.