Ndryshimi mes inspektimeve të "Ç’është liria"

2.317 bytes removed ,  3 vjet më parë
une kam ndryshuar disa faktor te liris per te ndihmuar wikipedian sepse ajo me ka ndihmuar gjithmone
(Ç’është liria)
(une kam ndryshuar disa faktor te liris per te ndihmuar wikipedian sepse ajo me ka ndihmuar gjithmone)
Ç’është liria
 
liria eshte nje e drejte qe ekziston per cdo person. Eshte e drejta per te ber cfare te duam pa e cenuar te drejten e nje personi tjeter. Liria në një kuptim më të gjerë është aftësia e njeriut për të vepruar e menduar me vetëvendosje të plotë, është kushtëzimi i njeriut që mund të veprojë sipas zgjedhjeve të veta, në disa raste falë një fuqie të veçantë të pranuar nga ligji. Mund të thuhet se kush kryen një veprim është i lirë, kur ka mundësinë e zgjedhjes, dhe veprimi vete është i matur,i vetvetishëm, i rastësishëm dhe jo lëndues apo shqetësues për të tjerët
Më mbetet pakë kohë akoma. Dua të marr shpatën, t'u çanj kokën gomarëve, edhe, në vënt të tmerit, të kllas këtë: ç’është liria?
 
Të mos të kisha nisur këtë fletën (vaftë në djall!) s’do të humbja kokën time të mësonj gomarëve ç’është liria? Dy muaj janë që u nis kio punë dhe që tani jam lodhur nga shkaku i gomarëve. Më mirë të shesë pleh njeriu se të nis punë për shqiptarët.
 
Janë nj’a 50 shqipëtarë që kuptojnë ç’është liria: ata nukë më shkrojtin gomarërira. Se dinë që ësht’ i lirë njeriu të thotë si e ka në funt të shpirtit. Po të tjerët janë gomarë, dhe, si të shtyp 12 numëra; mbas fjalës që dhaçë, a e dini ç’kam për të bërë? Qibarët le të mbyllin veshët: kam niet të vete të shes mut, në vend që të mbanj të përkohëshmen; më mirë të shesë mut njeriu, se të shkrojë për shqipëtarët.
 
Gomarëve pra le të përpiqem akoma njëherë t’u mbush kokën me këtë: Ç’është liria? Liria është të mundet njeriu:
 
1) të besojë ç’i do zëmbëra;
2) të thotë ç’i do zëmbëra;
3) të shkrojë ç’i do zëmbëra;
4) të bëjë ç’i do zëmbëra, veç ato që janë kundrë lirisë tjatëri njeriu.
 
Shqipëtarët më të shumtë janë shpirtrobër. Unë thom: “Ata janë të lirë të kenë fe, janë të lirë të thonë që kanë fe, janë të lirë të shkrojnë që feja ësht’ e mirë, janë të lirë të bëjnë ç’urdhëron feja”. Dhe kur më dërgojnë artikëlla për të lëvduar ferat, i shtyp (i botoj) se s’kam të drejtë t’u pres lirinë e fjalës. Po kur unë shkronj që më vjen për të vjellur për çdo fe, ata shpirtrobërit më thëresin: “S’të lëshojmë lirinë të shaç ferat!” S’më lëshoni të shaj ferat? Por unë, shpirtrobër, pse u lëshonj lirinë t’i lëvdoni ferat? A kini, në mos fillosofi, pakëzë mënt për të kuptuar që fjala juaj është fjalë gomari?
 
Vëllezër shqipëtarë! Mjaft vojti e gjora Shqipëri jetën e kurmit, duhet dhe ajo të nisjë tani të rrojë jetën e mëndes (La vie intellectuelle). Jeta e mëndes është të hapim të tërë zëmbërat t’ona, të flasim vëllezërisht njëri kundër fjalët tjatërit, të kuvëndojmë si njerëzit e qytetëruar qi mlidhen të lëftojnë me fjalë për ideat e tyre. Mos besoni se kshu do të largonemi njëri-tjatërit! Përkundrë, do të qasemi më shumë, se do të njihemi më mirë, s’do të kemi mendime të fshehura, dhe do të kuptojmë që të tërë jemi të lidhurë me dy lidhje të arta: dëshërimi i Vërtetës e dëshërimi i Shqipërisë.
 
Për të qënë e mirë e përkohëshmja (gazeta), duhet të jetë si Pazar, - nji Pazar ku gjenden njerëz të pasur, njerëz të varfër, gra, burra, djem, të krishterë, myslimanë, të pafe, të tërë tok, dhe, duke kuvënduar, miren vesh për mbrothësin’ e punërave të tyre.
Anonymous user