[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 35:
'''Lugina e Osumit:''' shtrihet në veriperëndim të Poliçanit midis  lartësive 200 – 300 m dhe 500 – 600  m.  Kjo  luginë ka  strukturë  sinklinale  (terrigjenët  e përberë nga shkëmbinjtë flishorë). Zgjerimet më të mëdha të kësaj lugine janë në Jaupas, Strorë dhe në veri të qytetit të Poliçanit, kurse ngushtimet takohen në sektorin Hambull – Çorovodë. 
 
Mali  i  Tomorit: Në një largësi prej 10 km nga qyteti i Poliçanit ndodhet mali i “Tomorit” me lartësi 2379 m, maja më e lartë e tij  “Çuka Partizane” me lartësi 2417 m mbi nivelin e detit si dhe “Qafa e Kulmakut” me lartësi prej1430 m mbi nivelin e detit. Mali i Tomorit ka potenciale të  mëdha  natyrore  për  turizmin  alpin,  për  eksplorimin  nga  turistët  shqiptarë  dhe  të  huaj, gjeografët,  biologët  etj.  Mali  i  Tomorit  dhe  Kulmakut  është  shpallur    monument  natyror    me VKM nr.102 datë 15.01.1996. “[[Mali i Tomorit|Parku Kombëtar i  malit të Tomorit]]” shtrihet në lindje të rrugës nacionale Çorovodë – Poliçan – Berat. 
 
'''[[Klima]] :''' Qyteti  i  Poliçanit ka klimë mesdhetare. Ai  ndodhet  në  zonën klimatike  mesdhetare    – kodrinore,  me  dimër relativisht  të  ftohtë,  verë  të nxehtë  dhe  reshje  jo  të shumta,   kjo  si  rrjedhojë  e pengimit  të  erërave shiprurëse nga malet e larta. 
 
'''[[Hidrografia]] :'''  Në  pjesën veriperëndimore  të  qytetit qyteti  të  Poliçanit ndodhet lumi  i  [[Lumi Osum|Osumit]].  Ujërat  e  të cilit përdoren  për  furnizimin e qendrave  të  banuara,  për prodhimin  e  energjisë elektrike  dhe  për  ujitjen  e kulturave bujqësore. 
 
== Demografia ==
Rreshti 51:
 
== Ekonomia ==
Ekonomia e qytetit përqendrohet akoma në industrinë e armëve, në të cilën është e punësuar pjesa dërrmuese e qytetit. Pas ngjarjes së [[Gërdeci|Gërdecit]] mendohet se pjesë të tjera të Kombinatit, të mbetura në harresë, do të riaktivizohen për vazhdimin e procesit të demontimit të armëve. Ky proces do të bëjë të mundur që një pjesë e mirë e punëtorëve të specializuar dhe me eksperiencë që i kanë kushtuar jetën këtij Kombinati, pas daljes në pension të parakohshëm të mund të rikthehen në punë.
 
Në Poliçan gjendet edhe një fabrikë e vogël dhe modeste birrë, e cila duke përdorur një ujë shumë të mirë e të kristaltë si ai i Bogovës ka pasur sukses të konsiderueshëm duke shitur edhe në qytetet fqinjë si [[Çorovodë]] e [[Berat]], por edhe në [[Tirana|Tiranë]] në sasi modeste.