Shqiptarët: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Content deleted Content added
EfiLuko (diskuto | kontribute) No edit summary |
→Rrënjët e Shqiptarëve: përmirësime teknike, zëvendësova: Janar → janar duke përdorur AWB |
||
Rreshti 141:
Rreth mesit të shek. V jo vetëm provinca e Prevalit kishte rënë nën kontrollin e gotëve, por edhe Epiri i Ri ishte populluar në disa vende prej tyre. Qeramikë tipike gote është gjetur gjatë gërmimeve arkeologjike në kështjellën e Symizës, pranë Maliqit, ndërsa shpata të tipit got janë gjetur në Elbasan dhe në nekropolin e Krujës. Për një rastësi mbretëria gote nuk zgjodhi si qendër Dyrrahun, por Ravenën në bregun tjetër të Adriatikut.
Që nga Dyrrahu u nis edhe një fushatë e ushtrisë bizantine për t'i dëbuar gotët nga Dalmatia dhe për të çliruar kryeqytetin e saj, Salonën. Më 536 ushtria bizantine dhe flota u përqëndruan në Dyrrah nën drejtimin e komandantit të kaloris perandorake, Konstantinianit. Që aty me anë të flotës ushtria u transportua në Epidaur (Cavtat pranë Dubrovnikut) dhe mori pa vështirësi Salonën, të cilën e rifortifikoi. Një pjesë e gotëve u largua për në Ravenë, ku gjendej kryeqyteti i mbretërisë gote, ndërsa pjesa tjetër e instaluar prej disa dekadash në Dalmati iu nënshtrua sundimit bizantin. Që nga kjo ngjarje nuk dëgjojmë më për gotët në Iliri, ndërkohë që shfaqet një armik i ri, shumë më i egër e barbar, sllavët.<ref name="Ilirët deri te Shqiptarët">{{cite book |last= |first= |authorlink=Neritan Ceka |title=Ilirët deri te Shqiptarët |url=http://www.botimeshqip.com/histori-arkeologji/193340-iliret-deri-te-shqiptaret-550.html |accessdate=16
== Shpërndarja e shqiptarëve ==
|