[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
përmirësime teknike, zëvendësova: Tetor → tetor duke përdorur AWB
Rreshti 1:
[[Skeda:Transistors-white.jpg|thumb|Lloje të ndryshme të transistorëve]]
Lloji i parë i transistorit që është zbuluar është '''transistori''' bipolarë. Ky transistor i ka tri shtresa gjysmëpërçuesish, ku në mes dy tipash të tipit p është vendosur një shtresë e hollë e tipit n, duke formuar transistorin PNP. Ngjashëm fitohet edhe tipi NPN. Vetia e transistorit është se ai funksionon si ndërprerës elektronik. Kjo mundëson përdorimin e transistorëve në qarqet logjike digjitale, në qarqet aritmetike të [[procesori|procesorëve]] të [[kompjuteri|kompjuterëve]] personal, në memoriet e kompjuterëve dhe në shumë zbatime të tjera.
 
== Historia ==
[[Skeda:Replica-of-first-transistor.jpg|thumb|340px|Transistori i parë.]]
Synimi i parë për zbulimin e transistorit u bë në Kanada nga fizikani austo-hungarez Julis E.Lilienfeld më [[22 Tetortetor]] [[1925]]. Synim tjetër ishte edhe në vtin [[1934]] nga fizikani gjerman Sr. Oskar Heil por pa sukses. Aplikimi i transitorëve të parë daton që nga viti [[1949]], kur fizikani Shokli (William B. Shockley) shpjegoi parimin e punës së transistorëve me sipërfaqe kontaktuese. Prej asaj kohe deri sot janë prodhuar lloje të ndryshëm të transistorëve si edhe nga materiale të ndryshme. Edhe sot bëhen hulumtime për përsosjen e transistorëve si dhe aplikimin e tyre. Transistorët janë bërë elemente të domosdoshme në aparatet e ndryshëm elektronike duke filluar prej tyre më të thjeshta e deri tek ato më të ndërlikuara. Që nga viti 1949 transitorët plotësisht kanë zëvendësuar gypat elektronikë, që pothuajse kanë kaluar në harresë, në qarqet e ndryshme elektronike.
 
== Llojet e transistorëve ==
Rreshti 10:
[[Skeda:MOSFETs.jpg|thumb|right|300px|Lloji i transistorit MOSFET me elementet D, S dhe G.]]
Rryma kryesore që kalon prej D në S kontrollohet me fushën elektrike që shkakton potenciali i elektrodës kontrolluese G. Kur në G ka potencial pozitiv ndaj S, transistori përçon rrymën, sepse në atë rast, për shkak të ndikimit të fushës elektrike të krijuar në G, në shtresën p të trupit të transitorit formohet një kanal përçues i tipit n. Në rastin tjetër kur nuk ka potencial në G, rryma nuk rrjedh fare.
 
 
== Lidhja e transistorit ==
Transistori mund të jenë të tipit p-n-p dhe të tipit n-p-n. Te tipat e tillë të transitorëve bartësit kryesorë të elektricitetit janë elektronet dhe vrima dhe për këtë arsye quhen '''transistorë bipolarë'''. Përveç këtyre tipave, kemi edhe '''transistorë unipolarë'''. Atëherë mund të thuhet se transistori është sistem elektronik i përbërë prej elementeve kryesore: emiterit E, kolektorit C, dhe bazës B. Transistorët unipolarë punojnë vetëm më një lloj elektriciteti: elektrone ose vrima. Këta transitorë janë të njohur me emërtimin transistorë me efekt të fushës. Nëse e kemi të qartë parimin e punës dhe funksionimin e [[dioda|diodës]] kristalore, lehtë mund të kuptojmë edhe dukuritë fizike të transistorëve, pasi që transitori paraqet një kombinim të dy diodave kristalore. Transistori në qarqet elektrike mund të lidhet në tri mënyra: me bazë të përbashkët, me emiter të përbashkët dhe me kolektorë përbashkët. Duhet cekur se çdo lidhje i ka përparësitë e veta në aplikimin praktik të tyre në jetën e përditshme.
 
[[Skeda:Bipolartransistor Symbole.svg|thumb|right|ipi i transistorit p-n-p dhe n-p-n]]
Line 23 ⟶ 22:
 
== Aplikimi i transistorëve ==
Transistorë kanë përmasa të vogla. Vëllimi i tyre mund të jetë shumë i vogël. Nga ana tjetër, mekanikisht janë shumë të qëndrueshëm. Kohëzgjatja e punës së tyre është shumë e madhe se te gypat elektronikë. Ata mund të ndërtohen në miniaturë dhe janë pjesë kryesore e mikroaparateve, të cilat mund të barten në xhep. Transistorët aplikohen në aparate për përforcimin e dëgjueshmërisë dhe në aparate për përforcimin zërit. Pastaj, në sistemin e radarëve modernë, në radio-aparatet e zakonshme, në [[televizori|televizorë]], në makinat elektronike, në orë elektronike, në [[kompjuteri|kompjuterë]], në [[anija kozmike|anije kozmike]] etj.
 
 
== Qarqet logjike dhe funksionet themelore logjike ==
 
Qarqet logjike janë qarqe digjitale që i kryejnë funksionet logjike. Funksionet themelore logjike janë: DHE, OSE, Anasjella (Inversioni), JO-DHE dhe JO-OSE. Qarqet logjike DHE dhe OSE ndërtohen në bazë të qarqeve JO-DHE dhe JO-OSE. Këto qarqe elementare logjike lidhen në [[qarqet e integruara]] digjitale. Shembuj të ndërtimit të qarqeve logjike, i përkasin familjes së qarqeve të integruara n-MOS. Ekzistojnë shumë familje të tjera qarqesh të integruara ku skemat e realizimit të funksioneve logjike janë të ndryshme nga këto.
 
 
== Materiale gjysmpërçuese ==