[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 77:
 
=== Antikiteti ===
Zona e Korçës e ndodhur në kufi me [[Mbretëria ilire|Mbretërinë Ilire]] dhe [[Epiri]]n është banuar që nga mijëvjeçari i katërt p.e.s. [[Epoka e Bakrit]] zgjati nga mijëvjeçari i tretë deri në mijëvjeçarin e dytë p.e.s. Deri në vitin 650 p.e.s. fushëgropa e Korçës udhëhiqej nga një dinasti e Mbretërisë ilire, ndërkohë pas vitit 650 u udhëhoq nga një [[Kaonët|dinasti Kaone]]. Gjatë kësaj periudhe zona banohej më së shumti nga fise Kaone dhe [[Molosët|Molose]]. Gërmimet arkeologjike rreth qytetit të Korçës kanë zbuluar një arkivol të shekullit II e.s. i cili tregon të gdhendur figurën e dy farkëtarëve ilirë duke punuar hekurin në kudhër.Vlen të përmëndet [[Tuma e Kamenicës]] Fakt që tregon banimin e kësaj zone në epoken e bakrit.Rreth Korces ndodhen qendra shume te hershme si: Kamenica, Podgoria, Maliqi dhe Devolli.
 
=== Mesjeta ===
Krahina e Korçës ra nën sundimin e perandorit bullgar Boriz në vitin 853. Ai formoi në këtë zonë njësinë administrative të emërtuar “Kutmicevicë”, që në shqip do të thotë “Tokë e porsa pushtuar”. Forcat bullgare qëndruan deri në vitin 1018.
 
Njoftimi më i hershëm i shkruar mbi ekzistencen e qytetit të Korçës vjen nga kronika mbi historinë dhe gjenealogjinë e familjes feudale shqiptare të Muzakajve, shkruar nga Gjon Muzaka me 1510. Shkruesi kur numëron zotërimet e Andre Muzakës I, i cili arriti titullin Sebastokrator më 1280-1281 dhe u bë zot i një krahine të gjerë që shtrihej në të gjithë Shqipërinë Qendrore deri në lumin Vjosë në jug, me kryeqendër Beratin dhe që përfshinte ndërmjet të tjerave Myzeqenë, Tomoricën, Oparin,Devollin, Kosturin, përmend dhe Korçën me emrin ‘Kovica’, të cilën e cilëson qytet. Nga fund i shekullit XIII e deri në prag të pushtimit osman, zona oe Korçës u bë pjesë e Principatës së Muzakajve të cilët ishin me origjinë nga Opari.
 
=== Sundimi osman ===
Në vitin 1440 osmanët pushtuan zonën e Korçës. Qyteti modern i Korçës u formua në shekullin XV kur Iljaz Bej Mirahori<ref name="Iliaz Bej Mirahori">'''Iljaz Hoxha''' i njohur edhe si Iljaz Bej Mirahori ishte udhëheqës i Jeniçerëve shqiptarë, shkencëtar dhe mësues personal i sulltanit Bajaziti II. Hoxha u martua me të bijën e sulltan Mehmetit II, Pushtuesit, i cili e emëroi sanxhakbej të zonës së Korçës. Iljazi e zhvilloi Korçën si nga ana kulturore edhe ushtarake. Në 14941484 (ose 1496) ndërtoi xhaminë e qytetit. Sot një lagje në Stamboll mban emrin e Iljaz Mirahorit.</ref> e zhvilloi Korçën sipas urdhrit të Sulltan Mehmeti II. Ilazji i kishte shërbyer sulltanit në rrethimin e Kostandinopojës në vitin 1453. Nën pushtimin osman Korça me emrin “Göricë” ishte sanxhak i vilajetit të Manastirit.
Por xhamia ishte ndertimi I pare i Illjaz Bey Mirahorit, sepse perreth lulezoi Pazari I vjeter I Korces. Fillimisht dyqanet ishin te ndertuar me drasa, por pas tre drejeve, tregtaret filluan te perforconin ndertesat. Ne Pazar gjendeshin 16 hane, sot qendrojne ne kembe vetem 4 prej tyre. Ne pazar tregtoheshin mallrat nga Greqia, Turqia, Venecia, Trieste etj. Aty gjeje çdo gje, qe nga prodhimet blegtorale e deri te bizhute e shtrenjta.
 
Korça përmendet edhe gjatë luftës Veneto-turke (1644-1669), ku tregtarët elbasanas ndiqnin rrugën e gjatë me shumë stacione Elbasan-Korçë-Sarandë-Korfuz-Venedik. Në Korçë ata shisnin prodhime manifakturaile dhe blinin prodhime blektoriale.