One Albania: Dallime mes rishikimesh

kompani shqiptare e telekomunikacionit
Content deleted Content added
Faqe e re: Albanian Mobile Communication Sh.a është kompania e parë shqiptare e telefonisë celulare. Ajo u thelemua në vitin 1993 si një investim shtetëror i realizuar me kapital themeltar pr...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 1 mars 2007 15:53

Albanian Mobile Communication Sh.a është kompania e parë shqiptare e telefonisë celulare. Ajo u thelemua në vitin 1993 si një investim shtetëror i realizuar me kapital themeltar pre 8 milionë dollarësh, nga të cilat, 7 milionë dollarë qenë kredi e marrë nga Banka e Kursimeve sh.a. Kompania pati rreth 20 mijë klientë në vitin 1999. Në maj 2000, qeveria e Republikës së Shqipërisë shiti 85% të AMC-së përmes një tenderi të hapur ndërkombëtar. Blerësi, kompania greke Cosmote, pagoi 85.6 milionë dollarë. Pas investimeve dhe produkteve të reja, kompania pësoi rritje galopante gjatë viteve në vijim, derisa shënoi mbi 1 milionë klientë në vitin 2006. Të ardhurat e saj arritën në 151 milionë euro në vitin 2006, ndërsa fitimi neto qe 49.9 milionë euro. AMC po përballet sot me hetimin e Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Shqipërisë, pasi dyshohet se përdor marrëveshje të fshehta të shkruajtura apo të heshtura për kontrollin dhe ndarjen e tregut me konkurentin e vet Vodafone Albania.

Lidhje të jashtme

www.amc.al www.cosmote.gr