[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
përmirësime teknike, zëvendësova: Korrik → korrik, Shtator → shtator, Nëntor → nëntor duke përdorur AWB
Rreshti 228:
Donatello-ja qe i njohur që nga teoricienët e parë si një nga etërit e "[[Rilindja|Rilindjes]]" së arteve në [[Shekulli XV|shekullin e XV]], i pari që kishte arritur të barazohej me skulptorët e mëdhenj të antikitetit, sipas skemës historike (në modë për shumë shekuj) që e shikonte [[Mesjeta|Mesjetën]] si një periudhë dekadence artistike. Që në vitin [[1481]] Cristoforo Landino te ''Apologjia'' e vendoste Donatello-n në të njëjtin nivel me artistët antikë dhe Giorgio Vasari, në dy botimet e tij të Jetëve ([[1550]] dhe [[1568]]) nënvizonte se si vepra e tij qe më e ngjashme me artistët romak se sa me mjeshtrat e tjerë periudhës së mëparshme.
 
Por nuk munguan zërat kritikë mbi veprën e tij, midis të cilëve për shembull ai i mikut të tij [[Filippo Brunelleschi]]. Veprat e periudhës së vonë, me stil krudo dhe ekspresiv, u kritikuan në [[Shekulli XVI|shekullin e XVI]], për tu rivlerësuar gradualisht vetëm në [[Shekulli XX|shekullin e XX]]. Në vitet e fundit punime të shumta të tija, tashmë të vendosura jashtë [[Italia|Italisë]], janë zëvendësuar me kopje dhe rekuperime të muzeumeve.[[File:042 leDelle vite de' più eccellenti pittori, donatelloscultori, et architetti (1648) (14799583033).jpg|thumb|Portreti i Donatello-s te 'Jetët'' e Vasarit (1568)''|300x300px|left]]Por që te Vasari në shkrimin e biografisë së Donatello-s dhe katalogut të veprave të tija hasën në gabime të ndryshme, që me kalimin e kohës u shtresëzuan. Gjykimet e pasakta qenë lehtësuar nga shpërbërja apo nxjerrja nga konteksti i vendit fillestar të skulpturave të veçanta, si cantoria apo altari i Shenjtit. Kjo solli vështirësinë gjithmonë e më të madhe të krijimit të një ideje rreth veprës së tijë. Në vitin [[1886]], për shembull, përgjatë celebrimeve në Firence për pesëqindvjetorin e lindjes, kryevepra të mirëfillta dhe të dokumentuara u shkëmbyen me punime të artistëve të tjerë, duke arritur në një nivel të tillë moskuptimi që tashmë ishte e mundur ti atribuoje çdo lloj materiali<ref>Pope-Hennessy.</ref>.
 
Që nga atëherë historiografia artistike ka nisur një punë përzgjedhjeje dhe rikonsiderimi të katalogut, duke e pastruar fushën nga gabime të vjetra. Akoma edhe sot studimet mund të quhen të papërmbyllura, mbi të gjitha për periudhat e gjera ku dokumentimi i njohur është veçanërisht i dobët.