Ebu Lehebi: Dallime mes rishikimesh

Axha i profetit Muhamed
Content deleted Content added
Faqe e re: '''Abdulaziz ibn Abdul Muttalib''' (Arabisht: '''عبد العزى بن عبد المطلب''') ishte axha e Muhammedit. Ai ishte një nga arabët të cil...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 12 qershor 2017 16:03

Abdulaziz ibn Abdul Muttalib (Arabisht: عبد العزى بن عبد المطلب) ishte axha e Muhammedit. Ai ishte një nga arabët të cilët u përmendën në Kuran, i cili ishte gjallë gjatë kohës së shpalljes së Muhammedit.

Familja

Ai ishte i biri i Abdul-Muttalibit dhe Lubna bint Haxharit.[1] i cili ishte prej fisit Khuza'a.[2] Ai ishte i martuar me Arwā Umm Xhemil, motra e Ebu Sufjanit. Fëmijët i tij ishin Utbah,[3][4] Utaybah,[5] Muattab,[6] Durrah (Fakhita), 'Uzzā dhe Khālida. Ebu Lehebi ka pasur tjetër djalë i cili kishte emrin Durrah i cili mund të jetë lindur nga një grua tjetër. Vajza e tij Durrah e pranoi Islamin dhe u bë transmetuese e hadithit. Utbah poashtu e pranoi Islamin pas pushtimit të Mekës.

Thirrja e Muhammedit

Një ditë, Muhammedi e morri udhëzimin nga Allahu se ai duhet ta përhap mezashin e Islamit haptazi. Ai u ngjit në Malin Safa dhe bërtiti: "O fatkeqësia e mëngjesit!" Sipas traditës arabe, kjo alarm ishte ku personi e vërente se armiku po vinte kundër tyre në agim.

Kur e ndëgjuan këtë, të gjithë banorët e Mekës u mblodhën dhe shkuan te mali. Muhammedi i pyeti banorët. "Nëse i'u them juve se prapa kësaj mali është armiku i cili do t'ju sulmojë, a do të më besoni?" Banorët i'u përgjigjën: "Po, ti je më besniku". Pastaj Muhammedi tha. "Atëhere unë po ju them se unë jam i dërguari i Zotit."

Axha e tij Ebu Lehebi i'a ndërpreu: "Mjerë për ty! A për këtë na ke thirrur?"[7] Sipas një transmetimit tjetët thuhet se Ebu Lehebi e morri një guri dhe e goditi nipin e tij.

Referencat

  1. ^ Ibn Hisham note 97. Translated by Guillaume, A. (1955). The Life of Muhammad p. 707. Oxford: Oxford University Press.
  2. ^ 19.6/ Muhammad ibn Saad, Tabaqat vol. 1 part 1:19:6.
  3. ^ 19.6/ Muhammad ibn Saad, Tabaqat vol. 1 part 1:19:6.
  4. ^ Muhammad ibn Saad, Tabaqat vol. 8. Translated by Bewley, A. (1995). The Women of Madina p. 24. London: Ta-Ha Publishers.
  5. ^ Ibn Ishaq/Guillaume p. 170.
  6. ^ Ibn Ishaq/Guillaume p. 170.
  7. ^ Ibn Kathir, Tafsir on Q111:1.