Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin 78.66.239.141. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Përshëndetje 78.66.239.141

Artikujt tuaj Roronoa Zoro,Jutsu,Gol D. Roger, Fruti i Djallit, Shanks, Avullimi, që të gjitha pa referenca, dhe nëse nuk i përmirëson do duhet ti gris/fshij. Ngjashëm si me Saharën Perëndimore, un mund të të ndihmojë vetëm për artikullin e Avullimit, përndryshe ato tjerat janë pa ndonjë rëndësi. Po të jap një javë kohë.--Liridon (diskutimet) 10 nëntor 2015 18:14 (CET)Reply

Për Referencat mund të lexoni këtu Ndihmë:Burimi i informacionit. Gjithashtu ju këshilloj të ndiqni Ndihmë:Guida e redaktimit, është si një lloj tutoriali, që ju mëson se si të redaktoni.--Liridon (diskutimet) 10 nëntor 2015 20:18 (CET)Reply

Artikujt tuaj

Redakto

Pershendetje @ 78.66.239.141

Artikuj tuaj: Kakuzu, Nami, Usopp, Jutsu, Gol D. Roger, Fruti i Djallit, Shanks, Roronoa Zoro, që të paralajmërova i kam lëvizur në hapësirën e përdoruesit dhe tash janë nënfaqet të IP tuaj, ju mund të vazhdoni të redaktoni dhe përmirësoni ato, deri sa të jenë në gjendje për të qenë artikuj enciklopedik të wikipedias. Lista:

Ndersa artikujt: Avullimi, Sahara Perëndimore, Historia e Francës janë më të dobishëm prandaj nuk po i fshij/gris dhe mund të ketë ndonjë interes për përmirësim edhe nga përdoruesit e tjerë. Ju lutem mos vazhdoni te krijoni artikuj qe nuk jane enciklopedik, shihni dhe lexoni artikujt qe jane krijuar nga perdoruesit e tjere dhe bazohuni ne to, dhe ne faqet ndihmese qe te kam permendur me larte ne diskutimin e kaluar. --Liridon (diskutimet) 20 nëntor 2015 17:12 (CET)Reply

Të jam përgjigjur në faqen time, por ja edhe këtu pak më gjerë. Ti mund të kesh krijuar Artikuj të mirë, ndoshta edhe me IP tjetër, prandaj regjistro një llogari që dhe komunikimi të bëhet më efektiv, edhe puna juaj të njihet më mirë, ne na duhen përdorues aktiv - ndërsa unë jam i gatshëm tju ndihmojë. Unë ju sugjeroj së pari të lexoni pak më shumë faqet ndihmëse siç janë" Ndihmë:Redaktimi i faqeve ose Ndihmë:Formatimi i tekstit. Ndiq hapat sipas udhëzimeve dhe shume shpejt do mësosh se si të përdorësh Wikipedian. Në Wikipedia me rëndësi është përmbajtja, që nuk duhet kopjuar nga webfaqet e tjera, por që duhet të formulohet nga ne, përdoruesit, në mënyrë enciklopedike dhe duke marrë nga më shumë se një burim, përndryshe copy/paste është shkelje e të drejtës së autorit.

Jo përkthime automatike

Redakto

  Mirë se vini në Wikipedia. Edhe pse çdokush është i mirëpritur të bëjë redaktime konstruktive në Wikipedia, të paktën një nga redaktimet tuaja së fundmi , si ky që keni bërë tek artikulli Historia e Francës, nuk ishte fare konstruktiv dhe u kthye ose u hoq. Shikoni faqen për ndihmë për më shumë informata rreth redaktimit të një enciklopedie. Ju faleminderit!

Jo përkthime automatike!!. Përkthimet gjymake të internetit nuk lejohen sepse janë të pakuptueshme. Je i lutur të mos e përsërisësh më. Flm. -- Mr.Pseudo 24 nëntor 2015 21:45 (CET)Reply

Referencat

Redakto

I nderuar 78.66.239.141, kur do mesoni si te shtoni referencat. Po marr nje shembull artkullin tuaj te fundit Sepp Blatter, per te cilin artikullin e ke perkethyer nga wikipedia anglisht, atje ka me qindra referenca, pse nuk i ke marre?

Se pari, nje reference e thjeshte duket keshtu [1], ndersa kodi i saj <ref>[http://news.bbc.co.uk/sport2/hi/football/world_cup_2010/8771294.stm "World Cup 2010: Blatter sorry for disallowed goal"], BBC, 29 June 2010</ref>
Se dyti, ne fund te artikullit krijohet nje seksion i ri per referencat, dhe ne te vendoset stampa reflist:
==Referencat==
{{reflist}}
Dhe se treti, ja se di do te duket seksioni i referencave.
Referencat
  1. ^ "World Cup 2010: Blatter sorry for disallowed goal", BBC, 29 June 2010

Kategori

Redakto

Përshëndetje,

Mos shto kategori ka kontrolluar në Wikipedia nëse ekziston një e tillë. Kategoria:Kosovarë ekziston, dhe ska nevojë të krijohen të reja. Pash që në disa artikuj të fundit ke kuptuar si vendosen referencat, prandaj po të rekomandoj që të gjithë artikujt që i ke pa referenca, duhet ti plotësosh. Këtu e ke listën e artikujve.--Liridon (diskutimet) 10 janar 2016 16:05 (CET)Reply

Rregullat bazike

Redakto

Ju i nderuar ose jeni shumë i moshuar ose nuk doni të mësoni. Sa kohë jenë në wikipedia, mbi 3 muaj, ende nuk dini si të diskutoni në faqet e diskutimit. Së pari, për një diskutim të ri në faqen e përdoruesit duhet ta hapni prej te butoni shto një temë. Së dyti, në çdo diskutim duhet të vendosni nënshkrimin tuaj --~~~~, gjë që nuk e keni bërë asnjëherë. Së treti, nuk mund të shkruani në seksionin që dikush tjetër e ka hapur si në rastin e fundit.--Liridon (diskutimet) 24 janar 2016 10:21 (CET)Reply

Myles Standish

Redakto

Artikulli juaj Myles Standish u gris/fshi pasi ishte përkthim automatik, dhe me plot gabime drejtshkrimore.--Liridon (diskutimet) 17 shkurt 2016 18:08 (CET)Reply

Pasi e bëra një artikull me emrin "Kajseri", tek fkategoria "Qytete në Turqi" nuk shfaqet, ky gjë po më ndodh qe dy herë, a mund te di se ku osht problemi?

Artikuj pa referenca

Redakto

Pershendetje 78.66.239.141,

Keni krijuar mbi 500 artikuj, por një pjesë e madhe janë pa referenca, e sidomos ato për persona që jetojnë. Pak rëndësi ka se nëse e keni përkthyer nga ndonjë wiki tjetër, me rëndësi është burimi. Nuk do ju paralajmëroj në vazhdim, të gjithë ato artikuj gradualisht do fshihen, keni kohë të filloni të redaktoni dhe shtoni referenca deri më 11 korrik, më pas do filloj ti gris/fshij, nëse është nevoja edhe 500 artikuj.--Liridon (diskutimet) 28 qershor 2016 13:42 (CEST)Reply

Më fal mendova se vetëm "Lidhje te jashtme" ishin me rendesi, plus dua te di si kur ta di se ne cilin artikull mw shtu referencat?
Pse a nuk mundem prej ndonje wiki ne gjuhe tjeter te perkthej?
Mundesh ti perkthejsh, por ato wikit e tjera kane referenca, keshtu qe duhet edhe referencat ti marresh. Te gjithe artikujve duhet ti shtojme referenca, me shume rendesi, atyre te personave.--Liridon (diskutimet) 28 qershor 2016 16:41 (CEST)Reply

Faleminderit, do te jem shume i kujdesshëm herën tjetër.

Shumë mirë, Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë 2019 dhe Universiteti në Uppsala janë shumë në rregull, por tani këto dy javë mundohu që të përmirësosh artikujt që ke krijuar më herët, dhe jo në krijim të artikujve të rinj. Edhe shpresoj ta ndryshosh mendjen dhe të regjistrohesh me llogari të vërtetë, e jo kështu me IP :) .--Liridon (diskutimet) 28 qershor 2016 18:19 (CEST)Reply

Nëse është problem pa llogari me redaktu, e hapi nje llogari. E nese nuk eshte problem, nuk e hapi.

Shpresoj qe me kuptuat.

"ë" të panevojshme

Redakto

Përshëndetje,

Je duke përdorur [ ë ] të panevojshme për disa fjalë si "ishte trajnerë i futbollitë", "ishte futbollistë dhe trajnerë rus", " ishte futbollistë skocezë". Ju lutem keni kujdes, nëse keni paqartësi për përdorime të caktuara, më kontaktoni mua ose kontaktoni ndonjë nga wikipedianët e tjerë dhe besoj se do ju ndihmojnë.--Liridon (diskutimet) 11 korrik 2016 10:38 (CEST)Reply

Artikuj pa referenca 2

Redakto

Përshëndetje,

Kohët e fundit kam qenë pak aktiv, dhe përveç redaktime të programuara automatikisht skam pasur mundësi t'ju shkruaj më herët për redaktime që ju po bëni, por nuk do të thotë se nuk di se ç'farë po ndodh në wiki. Janë mbi 100 artikuj që shumica janë tuajat në këtë listë për të cilat nuk plotësojnë asnjë nga kushtet themelore të wikipedias.

Së pari, nëse ende nuk keni ndjekur njërin nga këto udhëzues ju sugjeroj të lexoni para se të redaktoni: 1.Wikipedia:Fillimi, 2.Wikipedia:Kujdestari i artikujve
Së dyti, këto artikuj duhet të përmirësohen, sepse shoh që ke punuar artikuj të tjerë mirë (Gzim Istrefi, Zymer Bytyqi, Valjevo, kanë strukturë të mirë dhe referenca), nëse un nuk gjej referenca, duhet ti, pasi ti i ke shënuar dhe e din prej ku e ke marrë atë informacion, dhe duhet të rregullohet struktura njëjtë si ato artikujt e mirë.
Së treti, çdo artikull të ri që shkruan para se të përmirësohen të vjetrit, dhe që nuk plotësojnë kushtet do grisen pa paralajmërim.

Nëse ke pyetje ose të duhet ndihmë lirisht më shkruaj.--Liridon (diskutimet) 10 shtator 2016 19:46 (CEST)Reply

Kam bërë gabim, apo jo? Nëse kam bërë, më tregoni se ku e kam bërë gabimin.— Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga 78.66.239.141 (diskutimet)
Ju tregova se në këtë listë janë 90% artikujt tuaj. Këtë artikullin tuaj Mali i Shpatit unë e përmirësova dhe shihe gjendjen aktuale se si duhet të duket (për të cilin kishte mjaftueshëm referenca në svwiki). Gabimi juaj është në artikuj si Memorandumi i Shkodrës që është 98.4% Copy Paste, ose Kaptina e Martaneshit që është 94.9% Copy Paste, ose Beteja e Carralevës që është 97.4% Copy Paste. Arsye e vetme që nuk po i fshij menjëherë është ti japim një shans secilit artikull nëse ka vlerë të përmirësohet, e nëse jo të fshihet. Punë të mbarë.--Liridon (diskutimet) 11 shtator 2016 13:37 (CEST)Reply

Faleminderit që më tregove, ama kam një gjë për të thënë këto 3 artikuj që i përmende nuk po m'u kujtohet që i kam redaktuar, ndoshta dikush tjetër i ka bërë këto artikuj ose ndoshta mund te jem gabim. Gjithsesi faleminderit edhe një herë.

Kërkoj falje, në këtë rast ju kam ngatërruar me një IP tjetër 79.94.201.139, që duket se shumica e artikujve i përkasin atij/asaj. Nëse has në ndonjë artikull tuajin nga ajo listë, të lutem hidhi një sy, dhe kontrolloje.--Liridon (diskutimet) 11 shtator 2016 15:48 (CEST)Reply

Përshëndetje

Kam bërë një gabim, në vend se të shënoj "Kategoria:Qytete në Turkmenistan", kam shënuar "Kategoria:Qytete në Turkemistan".

Pyetja ime është se si ta ndryshoj?

E përmirësova unë. Kjo rregullohet duke e zhvendosur faqen në një emër të ri, por duhet të jesh i kyçur në sistem.--Liridon (diskutimet) 18 shtator 2016 10:13 (CEST)Reply

Faleminderit shumë. Mendova që mund ta bëj edhe nëse nuk jam i kyçur.

Xhamia e Athinës?