Shkurtimi: ?:RF
Ndihmë > Redaktimi > Redaktimi i faqeve

Wikipedia mbetet një wiki, ku çdokush mund të redaktojë dhe përmirësojë në kohë reale faqet e pambrojtura. Madje për këtë nuk keni nevojë as të regjistroheni. Kushdo që ka redaktuar një faqe njihet si "Wikipedian". Nuk ka rëndësi se sa i vogël është redaktimi që ju keni kryer, e rëndësishme është që ju të ndjeheni krenarë që ndihmuat të bëni Wikipedian një enciklopedi të lirë. Redaktime si këto shtohen e shtohen derisa arrihet në artikujt e përkryer. Mos harroni, gur gur bëhet mur, mur mur bëhet kalaja!

Sidoqoftë disa faqe janë të mbrojtura nga redaktimi. Këto faqe në vend të butonit Redakto kanë butonin Shiko tekstin. Por, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, ju mund ti redaktoni përmes "Kërkesës për redaktim" – një redaktor me privilegjin për të redaktuar faqet e mbrojtura do ta shqyrtojë kërkesën. Ju mund të dërgoni një kërkesë për redaktim duke shtypur butonin Shiko tekstin dhe më pas "Dërgo një kërkesë pë redaktim" në lidhjen që shfaqet në anën e djathtë.

Udhëzues mbi redaktimin e Wikipedias
Vini re: Ju mund të përdorni livadhin për të provuar redaktimin e faqeve.

Redaktimi

Redaktimi i pjesës më të madhe të artikujve të Wikipedias është i thjeshtë. Mjafton të shtypni butonin "redakto" në krye të çdo faqeje në Wikipedia (ose lidhjen redakto te seksioni). Më pas do të hapet një faqe e re me një hapësirë që përmban të gjithë tekstin e redaktueshëm të faqes aktuale.

 
Kutia e redaktimit me sintaksë wiki.


Në këtë kuti, ju mund të shtypni tekstin që dëshironi të shtoni, duke përdorur sintaksën wiki për të formatuar tekstin dhe për të shtuar elemente të tjera si figura dhe tabela. Brezi i redaktimit mbi kutinë e redaktimit do të të ndihmojë në formatimin e tekstit. Një referencë e shpejtë e sintaksës wiki mund të shfletohet duke shtypur mbi butonin 'Ndihmë' të Brezit të redaktimit.

Mos e fillo kryeradhën me hapësirë, pasi sistemi do ta njoh si formatim të veçantë dhe do ta kornizojë tekstin me një kuti. Paragrafet ndahen duke lënë një rresht bosh. Komuniteti i Wikipedias ka zhvilluar udhëzime mbi stilin për t'i bërë artikujt dhe faktet të duken në formë më të standartizuar dhe Wikipedian në tërësi më të lehtë pë t'u përdorur.

Nëse në një faqe shtoni informacion, ju lutem gjeni burimet që e mbështesin, pasi thëniet pa referenca do të fshihen.

Pasi të keni mbaruar redaktimin, duhet të shkruani një pëmbledhje të shkurtër në hapësirën poshtë kutisë së redaktimit. Mund të përdorni shkurtime për të përshkruar ndryshimet që keni bërë, ashtu siç përshkruhet në legjendë. Për të parë se si do të duket faqja pas redaktimit tuaj, shtypni butonin "Parapamje". Për të parë ndryshimet mes redaktimeve tuaja dhe versionit të mëprshëm, shtypni butonin "Trego ndryshimet". Nëse je i kënaqur me atë që shikon, mos hezito, shtyp butonin "Kryej ndryshimet". Ndryshimet tuaja menjëhere do të bëhen të dukshme për përdoruesit e tjerë.

Përmbledhja e redaktimit  

 

Ky është një redaktim i vogël Shtoje këtë faqe në listën time mbikqyrëse

Mos përdorni materiale të mbrojtura nga të drejtat e autorit! Duke kontribuar, ju pajtoheni në mënyrë të parevokueshme të publikoni kontributin tuaj nën liçensën Creative Commons Attribution/Share-Alike License 4.0 dhe Licenca për Dokumentim të Lirë (GFDL). Ju pajtoheni që një ndërlidhje ose URL mjafton për t'ju dhënë atributin nga përdoruesit e tjerë. Shikoni Kushtet e përdorimit për detaje.
Referime ju lutemi! Artikujt në Wikipedia duhet të bazohen vetëm në burime të besueshme.

Ruaje faqen Parapamje Trego ndryshimet Harroji

Shënim: Në hapësirën e përmbledhjes së redaktimit mos përdor nënshkrimin ~~~~ pasi nuk do të funksionojë.

Faqet e diskutimit

Faqet e diskutimi janë të ngjashme me faqet e artikujve, por kanë një buton më tepër. Shtyp butonin "Shto një temë" për të filluar një seksion të ri diskutimi.

Redaktimet e vogla

Zgjedhja e opsionit "redaktim i vogël", do të thotë se ndryshimi që i keni bërë ju artikullit ka të bëjë vetëm me korrigjim teksti, formatim teksti apo redaktime të tjera që nuk ndryshojnë përmbajtjen e tekstit. Redaktimi i vogël është një version të cilin reaktori që kryen ndryshimin, beson se nuk ka nevojë për kontroll dhe se nuk mund të bëhet çështje diskutimi. "Redaktimi i vogël" është një prej opsioneve të shumta që mund të përdorin përdoruesit e regjistruar.

Redaktimet e mëdha

Të gjithë redaktorët inkurajohen të mos hezitojnë në redaktimin e faqeve, por duhen marrë parasysh disa hapa për tu sigurar se redaktimet e mëdha apo redaktimet rrënjësore do të bëhen ashtu siç duhet. Para se të ndërmarrin një redaktim rrënjësor është mirë që përdoruesi të diskutojë ndryshimet në faqen e diskutimit të artikullit. Në qoftë se redaktimi juaj zgjat për një kohë të gjatë, duhet të vendosni {{Duke punuar}} për të shmangur një konflikt të mundshëm redaktimi. Me përfundimin e redaktimit, duhet të shkruani një përmbledhje të redaktimit e cila do të dokumentojë ndryshimet tuaja. Zbatimi i këtyre hapave do të bëjë të mundur mirëpritjen nga komuniteti i Wikipedias të çdo redaktimi.

Një redaktim i madh apo rrënjësor duhet të kontrollohet në mënyrë që të sigurohet konsesus prej të gjjithë redaktorëve. Rrjedhimisht, çdo redaktim që ndryshon kuptimin e artikullit është redaktim i madh (jo i vogël), edhe në qoftë se redaktimi përfshin vetëm një fjalë.

Nuk ka rregulla të ngulitura të cilat ju duhet ti ndiqni gjatë redaktimeve të mëdha, por rekomandimet e mësipërme kanë rezultuar praktika më e mirë. Nëse vepron sipas mënyrës tënde, mundësia që redaktimi juaj të mos pranohet është më e madhe.

Gjatë redaktimeve të mëdha, iu sugjerohet që periodikisht, para se të shtypni butonin 'Kryej ndryshimet', të ruani një kopje të redaktimit tuaj në një program të jashtëm të redaktimit të tekstit (këshillohet të përdorni një program që nuk e formaton tekstin, si p.sh. Notepad). Kjo do t'iu sigurojë se në rast se shfletuesi juaj bllokohet, puna juaj do të ruhet. Po ashtu rekomandohet që gjatë redaktimeve të gjata, do të ishte mirë ti kryeni ndryshimet në faza (d.m.th. pak nga pak).

"Shiko tekstin" – faqet e mbrojtura

Disa faqe janë të mbrojtura nga redaktimi. Këto faqe në vend të lidhjes Redakto kanë Shiko tekstin. Por, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, ju mund t'i redaktoni përmes "Kërkesës për redaktim" – një redaktor me privilegjin për të redaktuar faqet e mbrojtura do ta shqyrtojë kërkesën. Ju mund të dërgoni një kërkesë për redaktim duke shtypur butonin Shiko tekstin dhe më pas "Dërgo një kërkesë pë redaktim" në lidhjen që shfaqet në anën e djathtë.

Sintaksa wiki

Sintaksa wiki ka të bëjë me informacionin shtesë (përveç tekstit që do të shfaqet për lexim) që ju vendosni në kutinë e redaktimit, i cili do t'i tregojë sistemit MediaWiki se si të shfaqë, kategorizojë dhe përpunojë artikullin.

Lidhje të ngjashme

  • Faqet e diskutimit: Në faqet e dikutimit mund të diskutoni propozimet për përmirësimin e artikujve dhe të kontaktoheni me përdoruesit.
  • Brezi i mjeteve të redaktimit: shpjegime rreth mjeteve të redaktimit që ofron sistemi gjatë redaktimit të faqeve.
  • Formatimi: shpjegime se si të krijoni artikuj, lidhje, lista, tabela dhe paragrafë, dhe se si të formatoni tekstin.
  • Krijimi i një artikulli të ri: Çfarë duhet të merrni në konsideratë para se të krijoni një artikull të ri.
  • Stampat: janë blloqe që gjejnë përdorim të gjerë në artikuj. Në varësi të artikullit do të gjeni stampat e duhura.
  • Kategoritë: Në mënyrë që artikujt të lidhen tematikisht njëri me tjetrin vendosen nëpër kategori të përbashkëta.
  • Nënfaqet: janë të gjitha faqet që ndodhen nën një faqe kryesore dhe ndahen prej saj me shenjën fraksion "/".
  • Wikipedia:Sigurimi i cilësisë: në qoftë se vetë nuk jeni në gjendje të përmirësoni një artikull në mënyrë të mjaftueshme, vendoseni te lista e sigurimit të cilësisë.