Shkurtimi: ?:FT
Ndihmë > Redaktimi > Formatimi > Formatimi i tekstit
Kjo faqe shpjegon se si me anë të sintaksës wiki gjenerohen dhe formatohen titujt e seksionit (mbishkrimet), tekstet e artikullit, listat, paragrafet etj. Duke përdorur titujt e seksionit softueri MediaWiki gjeneron në krye të artikullit indeksin e përmbajtjes. Pasi të keni lexuar të gjithë artikullin ju do të njiheni më së miri me disa rregulla të redaktimit. Ju do të mësoni jo vetëm se si shkruhen titujt, paragrafet e seksionet, por edhe se si shkruhet p.sh.m. një tekst i pjerrët, një tekst me shkronja të trasha, një tekst me shkronja të mëdha apo të vogla e shumë gjëra të tjera ndihmëse për redaktimin e teksteve në Wikipedia.
Në mënyrë që tekstet nëpër artikuj të jenë sa më të ngjashëm me njëri-tjetrin për nga paraqitja, janë vendosur disa rregulla redaktimi të cilat duhen respektuar. Kur shkruhen tekste artikujsh duhet patur shume kujdes sepse nuk lejohet p.sh.m. tekst me shkronja vetëm të vogla apo vetëm me të mëdha. Duhen patur parasysh rregullat e redaktimit sidomos kur duhet të krijohet një kryerreshti i ri me
, kur duhet të krijohen paragrafë pas dy ose më shumë rreshtave bosh, kur duhen bërë formatime të ngjashme si p.sh.m. tekste me ngjyrë etj. Por ka dhe përjashtime p.sh.m. kur sintaksat e palejueshme në shkrimin e teksteve të artikujve përdoren në disa tabela apo në tekste ndihmëse në formë shablloni. Përveç kësaj formatimi me kodet HTML pranohet pjesërisht nga softueri MediaWiki, por ai nuk është i këshillueshëm të përdoret. Për tekstet kursive ose të trasha nuk duhet përdorur kodi HTML. Për më shumë informacione lexoni dhe artikullin ndihmës listat.
Formatime që lejohen dhe rekomandohen
Formatime që lejohen dhe rekomandohen për përpunimin e tekstit të artikujve
Ky është teksti që ju keni shkruajtur Kjo është paraqitja e bërë nga softueri
Teksti normal shfaqet ashtu siç ju e shkruani. Po të lini një rresht bosh
keni filluar një paragraf të ri.
Teksti normal shfaqet ashtu siç ju e shkruani. Po të lini një rresht bosh
keni filluar një paragraf të ri.
fillon një rresht
dhe detyron tekstin të shkruhet në një rresht të ri (përdore kur nuk ke mundësi tjetër) fillon një rresht
dhe detyron tekstin të shkruhet në një rresht të ri (përdore kur nuk ke mundësi tjetër)
''i pjerrët'' i pjerrët
'''i trashë''' i trashë
'''i pjerrët dhe i trashë''' i pjerrët dhe i trashë
<math>c = \sqrt{a^2 + b^2}</math>
Teksti indeks i sipërm Teksti indeks i sipërm
Teksti indeks i poshtëm Teksti indeks i poshtëm
Për më shumë detaje shih: Ndihmë:Titulli
== Titulli (shkalla 2) ==
Titulli (shkalla 2)
=== Titulli (shkalla 3) ===
Titulli (shkalla 3)
==== Titulli (shkalla 4) ====
Titulli (shkalla 4)
===== Titulli (shkalla 5) =====
Titulli (shkalla 5)
====== Titulli (shkalla 6) ======
Titulli (shkalla 6)
* një
* dy
** dy-një
** dy-dy
* tre
• një
• dy
• dy-një
• dy-dy
• tre
# një
# dy
## dy-një
## dy-dy
# tre: E rëndësishme është të vini re se
## si zhvendoseni duke lënë një rrjesht bosh. Kjo në varësi të semantikës së listave të mëparshme.
1. një
2. dy
1. dy-një
2. dy-dy
3. tre: E rëndësishme është të vini re se
1. si zhvendoseni duke lënë një rrjesht bosh. Kjo në varësi të semantikës së listave të mëparshme.
; Listë e përkufizuar
: Përkufizimi i parë
: Një përkufizim tjetër
; Termi
: Përkufizimi i termit
Listë e përkufizuar
Përkufizimi i parë
Një përkufizim tjetër
Termi
Përkufizimi i termit
Listat e përkufizimit mund të përdoren për të dalluar termat e ndryshëm (Si në këtë shëmbull). Kurrë mos e përdor listën e përkufizuar me qëllimin për të gjeneruar tekst të trashë. Për të ka mënyra të tjera.
tesktin e nisa me një hapësirë bosh
këtu u bënë dy. Shiko kuadratin blu përreth!
# këtu që doja të përdorja një listë.
tesktin e nisa me një hapësirë bosh
këtu u bënë dy. Shiko kuadratin blu përreth!
# këtu që doja të përdorja një listë.
Për poezi dhe tekste të tjera:
<poem>
Vështroni si shket siper valash
E tundet anija me nge? –
…Me krisme-e me prush prej sterkalash
Mi të shkrepëtiu nje rrufe!...
</poem>
Vështroni si shket siper valash
E tundet anija me nge? –
…Me krisme-e me prush prej sterkalash
Mi të shkrepëtiu nje rrufe!...
Ky teksti cilësohet si kod burimor Ky teksti cilësohet si kod burimor
{{Citat|Teksti i cituar shfaqet në një bllok të vetëm i shkëputur nga teksti tjetër i artikullit.|Wikipedia}}
Teksti i cituar shfaqet në një bllok të vetëm i shkëputur nga teksti tjetër i artikullit.
— Wikipedia
ose {{"|një tekst i shkurtër}}, i cituar në mes të fjalisë.
ose „një tekst i shkurtër“, i cituar në mes të fjalisë.
Formatime që nuk lejohen ose nuk rekomandohen
Formatimi i mëposhtëm nuk duhet përdorur në tekstin e artikullit pasi nuk i përshtatet kontekstit (d.m.th. është i madh, i vogël, apo me ngjyrë), llogjikës (p.sh.m. kur është me vijë në mes) ose kodi mund të gjenreojë një interpretim të gabuar (kur abuzohet p.sh.m. me përdorimin e listave, shenjat e pikësimit, etj.). Struktura të tilla të thyera logjikisht nuk u shërbejnë atyre të cilët lundrojnë në internet me anën e metodës text-to-speech.
Formatime që nuk lejohen ose nuk rekomandohen për përpunimin e tekstit të artikujve
Ky është teksti që ju keni shkruajtur Kjo është paraqitja e bërë nga softueri
= Titulli (Shkalla 1) =
Titulli (Shkalla 1)
Teksti i pjerrët
(shiko ''i pjerrët'' më lart)
Teksti i pjerrët
Teksti i trashë
(shiko '''i trashë''' më lart)
Teksti i trashë
Tekst i kuq Tekst i kuq
apo lloje të tjera shkrimi apo lloje të tjera shkrimi
tekst në qendër
tekst në qendër
oder
tekst në qendër
tekst në qendër
tekst në të djathtë
tekst në të djathtë
Rresht i plotë
Në artikuj nuk prefereohet teksti që fillon dhe mbaron në fond të rreshtit njëlloj si ky teksti që po lexon. Megjithatë kjo lloj praktike mund të jete e nevojshme në hapësira të tjera të Wikipedias.
i madh Tekst i madh
i vogël Tekst i vogël
me vijë në mes ose me vijë në mes Tekst me vijë në mes
i nënvijëzuar Tekst i nënvijëzuar
<nowiki>pa ''Sintaksë-[[Wiki]]''</nowiki> pa ''Sintaksë-[[Wiki]]''
Përdorimi i kryerradhës (me dy pika :)
: duhet
:: të shmanget,
ose të përdoret vetëm në listat e numëruara.
# E njëjta gjë vlen për pikëpresjen
# dhe për pikësimet e tjera
#: brenda listave të numëruara,
# por megjthatë jashtë hapësirës së artikujve
# ato mund të jenë shumë të dobishme.
Përdorimi i kryerradhës (me dy pika :)
duhet
të shmanget,
ose të përdoret vetëm në listat e numëruara.
1. E njëjta gjë vlen për pikëpresjen
2. dhe për pikësimet e tjera
brenda listave të numëruara,
3. por megjthatë jashtë hapësirës së artikujve
4. ato mund të jenë shumë të dobishme.
Një
vijë horizontale
Një
vijë horizontale
Sintaksa wiki nga shiriti i mjeteve të redaktimit
Me ndihmën e shiritit të mjeteve të redaktimit (edhe: shiriti i shenjave) një sintaksë wiki mund të futet me lehtësi brenda një teksti. Por duhet patur parasysh që mos të shfaqet teksti i shembullit, sepse përndryshe do te aktivizohet filtri i abuzimit 1. Ky filtër shpërdorimi njofton se në tekst gjendet një sintaksë wiki nga shiriti i mjeteve të redaktimit. Përveç kësaj filtri bën njëkohësisht edhe protokollimin e ndryshimeve. Pas një klikimi tjetër, redaktimi do të memorizohet dhe do të shënohet me: (Shiriti i mjeteve të redaktimit). E më pas do të shfaqet paralajmërimi:
Mirësevini në Wikipedian në shqip!
Ndryshimet tuaja nuk janë ruajtur në artikull, sepse mesa duke ju keni shkruar diçka të gabuar ose thjesht një shkrim provë.
Në tekstin tuaj gjendet një frazë standarte si p.sh. Tekst i trashë, :Rresht me kryeradhë ose Skeda:Shembull.jpg, sepse ju mbase aksidentalisht keni klikuar në shiritin e mjeteve të redaktimit në krye të faqes. Shtyp butonin "Trego ndryshimet", në mënyrë që të gjeni gabimin. (Filtri i bllokimit të tekstit standart)