Beteja e Carralevës (1910) ishte betejë ndërmjet kryengritësve shqiptarë të udhëhequr nga Isa Boletini dhe forcave të ushtrive osmane të komanduara nga gjenerali Shefqet Turgut Pasha.

Beteja e Carralevës
Pjesë e Kryengritja Shqiptare e 1910
DataMaj 1910
Vendodhja
Vilajeti i Kosovës
Pasoja Fitore Osmane
Palët pjesëmarrëse
Kryengritesit Shqiptar Perandoria Osmane
Komandantët dhe udhëheqësit
Isa Boletini Turgut Pasha
Njesitë e përfshira
8.000 20.000
Viktimat dhe humbjet
Të rënda Të rënda

Përmbledhje

Redakto

Beteja e Carralevës u zhvillua në rajonin Shtimje-Jezercë-Carralevë (Kosovë). Morën pjesë 20.000 ushtarë turq, kundër 8.000 shqiptarëve. Më 8 maj njësitë turke u hodhën në mësymje masive, por ndeshën në qëndresën e vendosur të shqiptarëve. Sulmet e përsëritura më 9-10 maj mundën të çajnë sektorin e mbrojtjes së kryengritësve në Jezercë.

Më 11 maj forcat osmane, si dhe dy grupe të tjera të ndihmuara nga disa batalione të reja, të ardhura nga Prizreni e Mitrovica, rrethuan grupin e Isa Boletinit. Në orët e pasdites kryengritësit çanë rrethimin dhe u tërhoqën drejt Drenicës. Nga të dy palët pati shumë të vrarë e të plagosur.

Shih edhe

Redakto