Ndryshimi mes inspektimeve të "Tefsiri"

8 bytes added ,  3 vjet më parë
v
ska përmbledhje të redaktimeve
v
 
==HYRJE NË SHKENCËN E TEFSIRIT (‘ILM-UL-TEFSIR)==
Kuptimi tekstual i [fjalës] Tefsir në gjuhen arabe domethënë ‘të hapësh’, ose të sqarosh, interpretosh ose komentosh. Teknikisht, shkenca e Tefsirit është një degë e dijes në të cilën kuptimet e Kur’ani sqarohen, dhe urdhëresat e urtësitë sqarohen qartazi (el-Burhan). Duke iu drejtuar Pejgamberit[[Pejgamberi]]t (s.a.v.s.), Kur’ani i lavdishëm thotë:
 
“(I kemi dërguar ata) me argumente të qarta dhe libra. Dhe Na, ty ta kemi dërguar Kur’anin që t’u shpjegosh njerëzve dispozitat e shpalljes, dhe që të mendojnë ata.” (16:44)
“Perëndia i dhuroi besimtarët me dhuratë të madhe, meqë nga mesi i tyre u dërgoi Profet i cili u lexon atyre ajetet e Tij, i pastron ata nga mëkatet dhe ua mëson Kur’anin e diturinë e hollë.” (3:164)
 
Duke pasur këtë parasysh, duhet të theksohet që Pejgamberi[[Pejgamber]]i (s.a.v.s.) nuk (ua) mësoi vetëm fjalët e Kur’anit, por ai po ashtu ua shpjegoj ato atyre në detaje të gjëra. Kjo është arsyeja pse, në disa raste, sahabët e nderuar duheshin të kalonin vite së bashku për të mësuar një sure të vetme; detaje rreth kësaj do të shfaqen më vonë, Insha’Allah.
 
Për aq kohë sa ishte Pejgamberi (s.a.v.s.) i pranishëm në këtë botë, kërkimi i shpjegimit për ndonjë ajet nuk përbënte ndonjë problem. Kur sahabët kishin ndonjë vështirësi, ata i drejtoheshin atij dhe merrnin përgjigje të kënaqshme. Por më vonë, pas tij (s.a.v.s.), u bë e nevojshme që tefsiri të ruhet si degë e përhershme e dijes ashtu që, së bashku me fjalët e Kur’anit fisnik, të mbrohet dhe të ruhet kuptimi korrekt për ummetin musliman, dhe heretikët dhe devijuesit nuk gjejnë rrugë aty për shtrembërimin e kuptimeve të tij. Kështu që, me mirësinë dhe udhëzimin e Allahut të Plotfuqishëm, ky ummet arriti këtë mision të mrekullueshëm me aq efikasitet sa që sot mund të themi pa asnjë frikë dyshimi ose kundërshtimi, që jo vetëm janë të mbrojtura fjalët e këtij Libri të fundit të Allahut, por po ashtu edhe tefsiri dhe sqarimi që na ka arritur përmes Pejgamberit (s.a.v.s.) dhe sahabëve të tij që ishin çdo herë në gatishmëri të japin jetën e tyre për të.
1.368

edits