Surja el-Bekare: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e Mr Robot (diskutimet) në versionin e fundit nga Goelia.
Goelia (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 75:
59. E ata që ishin mizorë atë që u ishte thënë e ndryshuan me një fjalë tjetër, e Ne për shkak se ata kundërshtuan, lëshuam nga qielli Rizjan (lloj dënimi) kundër atyre që ishin mizorë.
60. Dhe (përkujtoni) kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij, e Ne i thamë: “Bjeri gurit me shkopin tënd”, atëherë nga ai gufuan dymbëdhjetë kroje që secili grup e dinte vendin ku do të pinte ujë. (U thamë) Hani dhe pini nga begatitë e All-llahut e mos vazhdoni të jeni çrregullues në tokë.
61. Madje kur ju thatë: “O Musa, ne nuk mund të durojmë (hamë) vetëm një ushqim (të njëjtë), lute pra Zotin tënd për ne të na furnizojë me çka mbinë toka prej perimeve të saj, prej trangujve, prej hudrave, prej thjerze (groshë) dhe prej qepëve të saj”! (Musai) Tha: “A kërkoni ta ndërroni të mirën për atë që është me e thjeshtë”? Zdirgjuni pra në qytet, se aty do të keni atë që kërkoni! E mbi ta rëndoi poshtrimi dhe skamja, e ata kundër vetes shkaktuan hidhërimin e All-llahut. Kjo ndodhi ngase ata mohonin argumentet e All-llahut, mbytnin pejgamberët[[pejgamber]]ët pa kurrfarë të drejte, dhe për shkak se kundërshtuan dhe i kalonin kufijt në të keqe.
62. Vërtet, ata që besuan, ata që ishin jehudi, krishterët sabejët , kush besoi prej tyre (sinqerisht) All-llahun, dhe botën tjetër dhe bëri vepra të mira, ata e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. Për ta nuk ka frikë as nuk kanë përse të pikëllohen.
63. (Përkujtoni) Kur Ne patëm marrë prej jush besën tuaj, ngritëm mbi ju (kodrën) Turin (u thamë): veproni sipas atij (Tevratit) që ua dhamë me seriozitet, e mësoni atë që është në te, ashtuqë të ruheni.
Rreshti 259:
244. Luftoni për hirë të All-llahut, etë dini se All-llahu dëgjon, di.
245. Kush është ai që i huazon All-llahut një hua të mirë, e Ai t’ia shtojë atij shumëfish Atë? All-llahu shtrëngon (varfëron) dhe çliron (begaton) dhe kthimi juaj është vetëm te Ai.
246. A nuk ke marrë vesh për parinë e bijëve të israilit pas Musait? Kur i patën thënë një të dërguarit të tyre (Shem’unit): “Cakto për neve një sundues e të luftojmë në rrugën e All-llahut!” Ai ([[pejgamberi]]) tha: “A mund të ndodhë që nëse lufta u bëhet obligim ju të mos luftoni!” ata thanë: “E ç’kemi ne që të mos luftojmë në rrugën e All-llahut, kur dihet se ne jemi dëbuar nga atdheu dhe bijt tanë?” E kur u obliguan me luftë, përveç një pakice prej tyre, ata u zbrapën. All-llahu është i njohur për punët e zullumqarëve.
247. Pejgamberi i tyre u tha: “All-llahu caktoi sundues tuajin Talutin” Ata thanë: “Si mund të jetë ai sundues yni, kur ne kemi më shumë meritë se ai për sundim, madje ai edhe nuk është i pasur? Ai tha: “All-llahu zgjodhi atë sundues tuajin dhe e pajisi me dituri të gjerë e me fuqi trupore!” All-llahu ia jep sundimin e vet atij që do, All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.
248. Lajmëtari i tyre u tha: “Shenjë e sundimit të tij është që t’ju sjellë arkën, që e bartin engjëjt, dhe që në te gjeni qetësim (shpirtëror - Sekine) nga Zoti juaj e, edhe diçka që ka mbetur nga thesari i familjes së Musait dhe Harunit. S’ka dyshim se ky, po qe se jeni besimtarë, është një fakt për ju”.