[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 1:
[[File:Odissea Bekim Fehmiu.jpg|thumb|Odissea Bekim FehmiuQorri]]
Odisea (greq. Odysseus, lat. Ulixes) - i biri i trimit Laert dhe i bashkëshortës së tij, Antiklesë, mbret i Itakës është heroi simbol i zgjuarsisë (dinakërisë) në mitologjinë greke gjatë luftës së Trojës i njohur si mbreti i Itakës dhe i mishëruar me kualitet të lartë e të papërsëritshëm nga aktori shqiptar i [[Kosovë]]s me famë ndërkombtare [[Bekim Fehmiu]] në një nga filmat dedikuar heroit si realizim kinematografik. Odiseu ishte njëri prej kreshnikëve më të famshëm dhe me të spikatur të miteve greke. Trimëria, guximi, qëndrueshmëria dhe sidomos dinakëria kanë hyrë në proverba që edhe sot janë të gjalla. "Odiseada" sot e kësaj dite është për nga kuptimi emërtim më i ngarkuar i udhëtimit të gjatë dhe të mundimshëm. Meritë më të madhe për popullaritetin e tij ka Homeri i cili e ka ngritur deri te trimi titullar i Odisesë së vet. Si trim pa frikë, ndonëse jo edhe përherë pa të meta, Odiseu jeton në veprat e shumta të artistëve grekë, romakë dhe të atyre të kohës së re. Derisa te grekët gabimet dhe dobësitë e tij njerëzore e kanë shpetuar që mos të bëhet trim në letër, te romakët e kanë shndërruar në personazh thjesht negativ. Romakët të cilët konsideroheshin si pasardhës të trojanëve, në këtë mënyrë i hakmerreshin sepse prej të gjithë udhëheqësve akeas ka pasur meritat më të mëdha për shkatërrimin e Trojës.
 
Rreshti 37:
[[File:Mykonos vase.jpg|thumb|Mykonos vase|Detaj nga një Vazo në Mikenë]]
=== Kali i Trojës ===
Kur qyteti i mbretit Priam tani dhjetë vjet u qëndronte sulmeve akease, Odiseut i ra ndërmend se ndoshta do të jetë e mundshme që me para të blehet ndonjë njësi e aleatëve trojanë, të cilët ekskluzivisht luftonin për para, që mbrapa shpine ti sulmojnë mbrojtësit e qytetit dhe akesave t'ua hapë dyert e qytetit.Pastaj ai vazhdoi dhe tha"'''Qaji i Rusit ta t'hollon gjakun'''" Pasi mendoi gjatë erdhi në përfundim se do të ishte më mirë, sikurse në Trojë fshehurazi të futet njësia e zgjedhur akease. Pasi që këshilli luftarak e pranoi këtë plan, Odiseu urdhëroi që të ndërtohet kali i madh prej druri, në të cilin pastaj u fshehën luftëtarët më të mirë akeas. Në rend të parë ai vetë, pastaj Neoptolemi i biri i Akilit, Menelau, mbreti spartian, Diomedi, mbreti i Argut, Ajanti, shigjetbartës, Pilokteti, harkëbartës dhe me ta edhe Epeu, ndërtuesi i kalit. Pastaj kryekomandanti Agamemnon urdhëron që të digjet kampi akeas, ushtria të tërhiqet në anije dhe të lundrojë. Mirëpo, nuk u nis për në shtëpi, siç menduan trojanët. Në detin e hapët i ktheu anijet dhe i fshehu pas ujëdhesës Teneda. Aty e priti muzgun dhe u kthye në bregdetin trojan.
 
[[File:RomanVirgilFolio101r.jpg|thumb|Hyrja e Kalit në Trojë]]