Dallime mes rishikimeve të "Mesjeta"

24.697 bytes removed ,  4 vjet më parë
pallatin tim
(→‎Feja: Mesjeta)
(pallatin tim)
[[Skeda:St Michaels Church Hildesheim.jpg|thumb|250px|Arkitekturë mesjetare romane: [[Hildeshajm]].]]
 
Vecoritë e organizimit politik dhe te marrëdhenieve ekonomike kishin ndikim te drejtpërdrejtë në mënyren e jeteses. Fisnikët jetonin në kështjella të fortifikuara. Në to organizoheshin veprimtari te shumta. Burrat e kalonin kohën me argëtime e me përgatitje për luftëra. Grate merreshin me edukimin e fëmijëve , mbikëqyrnin punën e përditshme që kryenin sherbetorët dhe punonjësit , si edhe me krijimtari artistike. Krejt ndyshe ishte jetesa e bujkrobërve. Ata jetonin me familjen në banesa me një ose dy dhoma. Burrat dhe grate punonin së bashku nga mëngjesi derisa erresohej. Dita e tyre niste ne agim dhe mbyllej me perëndimin e diellit. Ato shmangnin lëvizjet natën, nisur nga frika e madhe ndaj errësirës, që sipas botëkuptimit të tyre, ishte e lidhur me demonët. Mosha mesatare e jetesës ishte e ulët. Në pergjithësi jetesa e bujkroberve ishte e organizuar në bazë të rregullave zakonore , qe trashëgoheshin nga njëri brez ne tjetrin. Bujkerobërit duhet te shfaqnin bindjen e tyre ndaj lordëve. Madje pa lejen e tyre nuk mund të largoheshin nga cifligu dhe as të krijonin familjen e tyre. Nga ana tjeter bujkrobërit ishin shume te lidhur me Kishën dhe me ceremonitë fetare. Ndikimi i Kishës qe i madh në jetën familjare. Kisha kërkonte përkujdesje për familjen, mundësonte kryerjen e martesave me bekimin e e saj, dënonte martesat pa kurorë, divorcet,si dhe kundërshtonte abortin. Besimi fetar ushqente dhe nxiste zhvillimin e ndjesive e te marrëdhënieve të bashkësisë komunitare.  
 
Me '''mesjetë''' nënkuptojmë periudhë të [[Historia|historisë]] evropiane ndërmjet [[Lashtësia|lashtësisë]] (rreth vitit 600) dhe [[Koha e Re (histori)|kohës së Re]] (duke filluar midis viteve 1453 dhe 1517).
 
Forma zotëruese ekonomiko - shoqërore e mesjetës ishte [[feudalizmi]].
== Histori ==
Nene mesjete umesjeteu zhvillua letersia e anonimatit . Kjokjo ka te beje me deshiren qe kishin autoret e asaj kohe per te mos shprehur hapur aftesite ,...e tyre artistike!
 
== Feja ==
 
=== KISHA PERËNDIMORE ===
Historia e kishës perëndimore në mesjetë është ajo e sistemit të mendimit dhe praktikës fetare më të integruar në botë. Identifikimi i kishës me mbarë shoqërinë e organizuar është karakteristika që e dallon mesjetën nga periudhat e tjera historike të mëparshme dhe të mëpasshme. Në kuptimin e saj më të gjerë, mesjeta është karakteristikë e historisë evropiane nga shek. IV deri në shek. XVIII – nga Kostandini deri në Voltair. Teoretikisht gjatë gjithë kësaj periudhe, vetëm besimtarët e bindur mund të gëzonin t'i drejtat e plota shtetërore. Por në Evropën perëndimore doktrina e mesjetës u bë realitet vetëm në shek. VII, dhe në shek. XVII pushoi së qeni e tillë. Gjatë kësaj periudhe, kisha ishte shoqëri e detyrueshme e ngjashme me shtetin modern. Të huajt që bënin pjesë në këtë shoqëri kishin të drejta të kufizuara. Lista e të huajve kryesohej nga hebrenjtë, të cilët mund ta praktikonin fenë e tyre, por nuk kishin të drejtë ta përhapnin atë, dhe mbyllej me ata që bënë apostazi dhe u kthyen ë heretikë. «ifutët nuk mund të vriteshin sepse ishin hebrenj, ndërsa heretikët po.
 
Individi nëpërmjet pagëzimit, ku nunët premtonin në vend të fëmijës, bëhej anëtar i angazhuar i kësaj shoqërie me pagëzim, dhe lidhej ligjërisht përjetë me të. Bujkrobëria ishte një tjetër gjendje, e cila e lidhte pa dashje individin përjetë. Bujkrobi, që kishte lindur i tillë, mund ta fitonte lirinë e tij nëpërmjet blerjes, dhurimit të lirisë ose ikjes. Por kisha duhej ta kufizonte fuqinë e saj:
 
a) të gjithë përfaqësuesit e kishës kishin fuqi të kufizuar iniciative, dhe ishin të vetëdijshën se mund të ndëshkoheshin për ndonjë keqpërdorim fuqie.
 
b) S’kishte asnjë forcë policore. Në fund të fundit, detyrimi efektiv ishte vetëm i mundur me lejen dhe bashkëpunimin e sundimtarëve shekullarë të pavarur. Në qoftë se sundimtari nuk panonte të bashkëpunonte, e vetmja armë që i mbetej kishës ishte shkishërimi.
 
Kisha përfaqësonte shoqërinë që i nënshtrohej vullnetit të Zotit – arka e shpëtimit në detin e shkatërrimit. Kisha përvetësoi jo vetëm rendin politik të perandorisë romake, por edhe shkencën greke si dhe letërsinë romake, dhe i transformoi ato në mjete mirëqenie. Kësaj liste i shtoi edhe dhuratën e shpëtimit, pasurinë përfundimtare dhe ekskluzive të anëtarëve të saj. Kisha quhej pasqyre tokësore e origjinalit qiellor. Me fjalë të tjera ajo ishte plotësimi i mijëvjeçarit.
Kisha ishte politikisht vazhdimi i perandorisë romake, por në veshje kishtare. Ligji romak u bë ligji kanonik (kishtar), kurse legjionët u bënë kryqtarët. Por ngritja e papatit nuk ishte pa probleme, sepse papa kishte disa armiq: kisha greke që pësonte rënie, shumica e sundimtarëve shekullarë dhe kritikë të ndryshëm që kundërshtonin pretendimet e papatit.
Përveç kësaj, Mesjeta kaloi nëpër tri faza të qarta: secila prej tyre kushtëzohej nga mjedise shoqërore dhe intelektuale shumë të ndryshme.
 
 
I. Era primitive (700-1050)
 
Nga viti 700 sistemi romak në perëndimin ishte shembur plotësisht. Kjo periudhë karakterizohej nga:
 
a) Inferioriteti i krishterimit perëndimor në krahasim me krishterimin lindor (pasardhës i drejtpërdrejt i perandorisë romake të krishterë), dhe islamizmin: të dyja ishin më të fuqishme dhe intelektualisht më të zhvilluara. Islamizmi kishte arritur kufirin e lidhjeve të tij të komunikimit.
 
b) Varfëria në perëndim. Si pasojë e murtajës, urisë, shkatërrimit dhe atrofisë tregtare, mbarë perëndimi ishte pak popullizuar: s’kishte asnjë qytet me më shumë se disa mijëra banorësh. I ashtuquajtura vdekja e ze (murtaja bubonike) dhjetoi popullsinë e Evropës. Pikërisht në këtë çast u paraqitën flagelantët: ata e kishin zakon t’i përshkonin qytetet këmbëzbathur duke rrahur vetveten me kamxik derisa rridhte gjaku. Kështu vepruan për të zbutur zemërimin e Perëndisë duke i kushtuar fli për të tjerët. Ata besonin se, për shkak të torturave që i bënin vetës, të gjithë ata do të shpëtonin, se mbanin në trupat e tyre stigmatat e Krishtit, se gjakun e tyre e përzinin me gjakun e Krishtit. Gjithashtu kërkuan vdekjen e hebrenjve, të cilët gjoja përgjitheshin për murtajën. Papa Klement VI i shypti dhe i dënonin këshilli i Konstancës.
 
c) Ishte era e benediktinëve (urdhër murgjish) që gëzonte monopol në Evropë perëndimore. Mendohej se mundësia më e mirë do të ishte përmbytja e urdhrit ose të paktën dhënia e ndihmës financiare për ta mbajtur dhe ta zgjeruar. Manastiret benediktinë quheshin koloni qielli midis botës së ndryshueshme.
 
ç) Për popullin e krishterë, era karakerizohej nga ndërhyrja e botës mbinatyrore në jetat e tyre në trajtë mrekullish dhe ritesh (p.sh. prova e zjarrit). Populli kërkonte stabilitet dhe siguri nëpërmjet ndonje lidhjeje fizike me amshim. Papa epërsinë e tij e justifikonte me ruajtjen e trupit e shën. Pjetrit. Froni i Karlit të Madh në Aahen ishte krimbur në relika. Mbretërit kishin relika në kurorat e tyre dhe i mbanin rreth qafës. Madje ata, në rast beteje, i konsideronin ato si arma të fshehura. Pa këtë lidhje qiellore, bota e dukshme ishte ose e pakuptimtë ose e keqe. Mbretërit betoheshin në zyrë sikur të ishin priftërinj – ata mbanin veshje priftërore dhe ishin të shuguruar për detyrën e tyre të sundimit: Për tri shekuj, 750-1050, mbretërit që dolën nga këto rite, ushtronin pushtetin që, siç iu thuhej, u jepte karakter të shenjtë dhe që i vendoste mbi priftërinjtë. Kjo ishte prejardhja e idesë të së drejtës qiellore të mbretërve. Ata quheshin zëvendësues qiellorë. Kjo tregon se si u shkri pozita e perandorit romak në atë të teokratisë së Besëlidhjes së Vjetër.
 
d) Si pasojë, individi sëkishte fare vlerë – ose ishte pjesë e komunitetit ose funksionar. Parëndësia e njeriut binte në kontrast me madhështinë e botës shpirtërore.
 
dh) Gjatë kësaj periudhe u vendos modeli i palëkundur: të dhjetat, dioqesat dhe besnikëria ndaj Romës.
 
 
II. Era e rritjes (1050-1300)
 
Nga 1000 skena kishte ndryshuar shumë:
 
a) Sundimtari shekullar ishte shkarkuar nga pozita e tij pothuaj priftërore.
 
b) Papa kishte marrë pushtet të ri intervenimi.
 
c) Urdhri benediktin kishte humbur monopolën e tij. Kishin dalë shumë urdha të reja.
 
ç) Gjatë periudhës së zgjerimit dhe optimizmit, lindi dëshira e kolonizimit. Kjo prirje e fundit kishte arsye të shumta:
1) akumulimi i shtuar i kapitalit
 
2) shtimi i popullsisë,
3) kthimi i Mesdetit nën kontroll perëndimor në saje të rënies së ngadalshme të perandorive myslimane dhe greke.
 
d) Hierarkia kishtare mbronte kërkesën e saj për të qenë kanal i vetëm i pushtetit mbinatyror. Me fjalën kishë tani do të kuptohej «kleri», e jo «të gjithë besimtarët». Ideali i kishës në shek. XII dhe XIII ishte shoqëria priftërinjsh të disiplinuar dhe të organizuar që drejtonte mendimet dhe veprimtarinë e laikëve – duke përfshirë mbretërit, magnatët dhe fshatarët pa dallim. Asnjë laik nuk mund të gëzonte veçse një edukim fillor.
 
dh) Ndryshimi i ligjit kanonik. Më parë tregtia quhej zanat që nuk mund të pajtohej me krishterimin, por me vonë si pasojë e mendimeve më të përparuara edhe ky mendim u modifikua. Qysh në shek. XI vrasje në betejë ishte mëkat i rëndë, por nga mesi i shek. XIII, ishte zhvilluar teoria e Çluftës së drejtë, d.m.th. lufta që pajtohej me interesat e papatit.
Kjo erë kishte gëzuar rritje në të gjitha sferat e shoqërisë, por nga shek. XIII alternativa e shtetit shekullar merrej parasysh në disa rrethe.
 
 
III. Era e trazirave (1300-1550)
 
Shfaqja e prirjeve shqetësuese:
 
a) U shtua vetëbesimi i sundimtarëve shekullarë, si p. sh. ai i Marsilit të Paduas. Ata shkonin aq larg saqë kërkonin pavarësinë e kishës kombëtare nga Vatikani.
 
b) Institucionet e lashta rrezikoheshin nga popullsia e madhe urbane dhe nga lëvizjet popullore. Ekhart u bë zëdhënës i fesë së udhëheqësve të tyre. Përhapja e demokracisë dhe fesë private ishte shqetësuese për zhvillimin e kishës katolike.
 
Prirjet e sipërmendura u dukën në: sulmin e vrullshëm kundër papës nga ana e trupave franceze dhe mërgimin e tij të gjatë në Avinjon; shkrirjen e tempullarëve (urdhër ushtarako-fetare), dhe shtimin e urrejtjes popullore ndaj urdhave të tjera. Prirjet e mësipërme shprehen, gjithashtu, në frikën e papës nga ekstremizmi ndër murgje, si p.sh dënimi i mësimit françeskan për varfërinë (1323), ose dënimi i Uilliamit të Okamit ose Marsilit të Paduas. Të gjitha këto prirjet mund të ilustrohen me ngjarjet në Angli. Anglia ishte vendlindja e lëvizjeve më radikale, shoqërore dhe fetare të Evropës, e megjithatë ishte, gjithashtu, një nga krahinat më konservatore të kishës perëndimore. Kisha dhe pushteti shekullar e kuptuan se pa bashkëpunimin me njëri-tjetrin, rrezikohej rënia e mbarë sistemit. Për këtë aryse ata vendosën të futnin reforme të kufizuara.
 
 
ZHVILLIMI FILOZOFIK DHE TEOLOGJIK
 
Në perëndimin latin teologjia dhe dituria në përgjithësi kaluan nëpër disa faza. Periudha nga 476 deri në 1000 quhet Kohët e errëta. Pjesa perëndimore e perandorisë romake filloi të shembej si pasojë e inkursioneve barbare në fund të shek. IV dhe qyteti i Romës u pushtua më 410. Më 476 perandori romak i fundit u shkarkua nga një mbret gotik barbar dhe perandoria pushoi së egzistuari. Perëndimin e sulmuan myslimanët nga jugu në Spanje, kurse skandinavët në veri. Gjatë kësaj kohe dituria e vetme që mbeti ishte ajo e manastireve. E vetmja njohuri e filozofisë ishte nëpërmjet veprave të Boetit. Kishte një rilindje të shkurtër nën Karlin e madh që prodhoi të vetmin mendimtar origjinal të Kohëve të errëta, filozof-teologun, Gjon Skot Erigenën. Por pas pak perandoria e Karlit të madh u copëtua dhe sulmet vikinge shkaktuan frenime të mëtejshme. Atëherë teologjia ishte e kufizuar në manastire, dhe njohuria i ishte nënshtruar ngritjes shpirtërore dhe adhurimit.
 
Në shek. XI me rilindjen e manasticizmit, papati i ri reformues filloi t'i pastronte manastiret nga korrupsioni dhe kishte rilindje diturie. Teologu ishte ballafaquar me çështjen e raportit midis fesë (teologjisë) dhe arsyes (filozofisë). Kjo çoi në skolasticizëm, dhe teologjinë filluan ta studionin jashtë manastireve. Trajtimi ishte ai i vënies në dyshim, logjikës, spekulimit dhe disputimit. Tani ishte më e rëndësishme që teologu të ishte një filozof i mirëformuar se sa të ishte një njeri i devotshëm. Arsyen e përdori Anselmi për të mbrojtur fenë. Pjetër Abelardi shkoi edhe më larg duke ua nënshtruar teologjinë metodave filozofike. Për këtë arsye e qortoi Bernardi i Klairvaut i cili përfaqësonte teologjinë manastike më të lashtë. Por metodën e Abelardit e përdori edhe më vonë Pjetër Lombardi, i cili gëzonte përkrahjen e Bernardit.
 
Më shek. XIII, teologjia hyri në fazën e re më të rrezikshme. Filozofia u paraqit tani jo vetëm si vegël për t'u përdorur në teologji, por gjithashtu edhe si sistem rival i mendimit. Këtë e shkaktoi përkthimi në latinisht i veprave metafizike të Aristotelit. Akuini, i ballafaqur me këtë sfidë, ndërmori të shkruante një sintezë, por disa të tjerë u përpoqën të ruanin pikëpamjen platonike më të lashtë (p.sh. Bonaventura).
 
Në shek. XIV dhe XV po shtohej skepticizmi rreth mundësisë së harmonizimit të teologjisë dhe filozofisë. Procesi filloi me Gjon Duns Skotin dhe arriti kulmin me mësimin e Uilliamit të Okamit. Filozofia dhe teologjia u ndanë. Teologjia natyrore pësoi rënie dhe e zëvendësoi besimi i verbër te shfaqja e Perëndisë, d.m.th. nuk kërkohej ta përkrahnin me thirrje ndaj arsyes. Gjithashtu, devotshmëria praktike u bë me përmbajtje edhe më mistike (krh. Toma Kempis) dhe vazhdoi në drejtim platonik.
 
Mendimi në Mesjetë bëhej në sfondin e asaj që kishte shkuar – filozofisë klasike të Greqisë, Biblës dhe mësimit të etërve të Kishës. Arritja e skolastikëve ishte sintezizimi i të gjitha rrymave të mendimit për t'i përshtatur një sistemi logjik. Prandaj ata nuk ishin mendimtarë origjinalë, por sintezizuesit dhe logjikuesit. Ata kishin mendje të mprehta, por ishin si në një rreth vicioz, sepse burimet e tyre ishin ose të gabuara ose të papajtueshme. Për ta, sistemi ishte kryesorja dhe jo përmbajtja. Burimet e tyre ishin si vijojnë:
 
1. Bibla, por e interpretuar nga etërit kishtarë.
 
2. Autorët e krishterimit të hershëm që nuk ishin aspak të pagabueshëm.
 
3. Filozofia greke nuk mund të pajtohej me teologjinë biblike në kurriz të ndryshimit të njerës për t'iu përshtatur tjetrës. Sidoqoftë skolastikët nuk pajtoheshin mes tyre. Midis tyre ata mbanin tri pikëpamje: realistët platonikë për të cilët idetë universale ishin më të rëndësishme se objektet, realistët aristotelianë që besonin te empiricizmi, kurse nominalistët që besonin se idetë universale e kanë prejardhjen nga objektet.
 
=== KISHA LINDORE ===
 
Kisha dhe shteti: nga viti 324 Kostandini u bë zot i botës romake. Si i tillë, ai e vendosi kryeqytetin e ri në Bosfor, në Kostandinopojë, dhe e quajti Roma e re. Që në fillimet e tij, perandori romak luante një rol të rëndësishëm në Kishë. Quhej përgjigjës për unitetin e saj. Kryesonte kuvendet kishtare, dhe ata që quheshin heretikë ose skizmatikë i mërgonte jashtë shtetit. Perandori si «ikon i gjallë i Krishti» gjendej në krye të Kishës. Si i tillë ai quhej mëkëmbës i Zotit në tokë: sundimi tokësor i perandorit pasqyronte sundimin e Zotit në qiell. Sipas mendimit të tij, mijëvjeçari kishte filluar. Pozitën e tij e quajti «të shenjtë», sepse kishte huazuar titullin e perandorëve të mëparshëm – Pontifex Maximus – kryeprift i kultit pagan.
 
Si pasojë e lidhjes së ngushtë ndërmjet kishës dhe shtetit u bë që shumë praktika kishtare madje edhe doktrina të vareshin nga oportunizmi. Për shembull, perandori donte të pajtonte dy palë kundërshtare që ekzistonin brenda kishës (dhe t'i jepte kënaqësi gruas së tij, Teodorës, e cila ishte monofizit) dhe kështu komprometoi të vërtetën e krishterë (shih. polemikën rreth monofizitizmit). Vendimet e kuvendeve kishtare anuloheshin nganjëherë për t'u përshtatur me klimën politike që ndryshonte ose me trillet e perandorëve të ndryshëm ose grave të tyre (shih polemika e ikonoklastëve). Kishtarët herë anatemizoheshin dhe herë kanonizoheshin (shih. përkrahësit e lëvizjes mistike). Duke marrë parasysh këto mospajtime, na vjen të vështirë të pranojmë se Kisha ishte e pagabueshme.
 
Perandori i kishte shtrirë fuqitë e tij edhe në çështjet kishtare. Ai e zgjodhi patriarkun nga lista prej 3 emrash të paraqitur nga sinodi dhe nganjëherë as që nuk këshillohej me sinodin. Mund ta shkarkonte patriarkun në qoftë se ky i fundit e sfidonte atë. Kryesonte mbi kuvendet kishtare. Vendimet e kuvendeve të tilla kishin të njëjtën fuqi si ediktet perandorake. Kisha, rrallë herë i hidhte poshtë vendimet e tij, megjithëse mund ta bënte një gjë të tillë. Kjo ndodhi, psh. gjatë polemikës monotelitike në shek. VII, gjatë polemikës rreth ikonave në shek. VIII and IX, dhe gjatë bisedimeve rreth ribashkimit me papatin në shek. XIII dhe XIV.
 
Patriarku i Kostandinopojës u njoh si patriark ekumenik qysh nga 595. Kjo do të thotë se ai ishte sundimtari shpirtëror mbi një parandori të krishterë. Gjatë kohës që Roma ishte përfshirë nga skizma, ai e njohu papën si epror të tij, por pa i dhënë pushtet në Lindje. Gjithashtu njohu dhe autonominë e 3 patriarkëve të tjerë lindorë. Ai këshillohej me këta patriarkë në vendimet që merreshin për çështjet fetare dhe praktikën kishtare. Këshilli quhej i pagabueshëm.
 
Shumica e priftërinjve ortodoks ishin të martuar, por zakonisht kishin një punë të zakonshme. Roli i murgjve dhe murgeshave ishte lutja, sepse me lutje mbahej struktura shoqërore dhe shpirtërore e perandorisë. Murgjit ishin ose të organizuar në komunitete ose banonin si vetmitarë. Qëllimi i tyre ishte, jo ungjillizimi i popullit, por arritja e «shenjtërisë» («ta ndërtosh shpirtin e vet»). Ata ishin, gjithashtu, në gjendje të jepnin këshilla shpirtërore.
Kisha ortodokse u bë e polarizuar midis skolastikës së mërzitshme dhe misticizmit ekstrem. Rreziku ishte që Jezusi të paraqitej si abstraksion që sëkishte lidhje fare me jetën praktike: ose ai intelektualizohej ose mistifikohej.
 
Perandoria bizantine mesjetare: fillon në të vërtetë me sundimin e parandorit Justinian I dhe zgjati rreth 40 vjet (527-65). Faktorët që e shndërruan perandorinë romake lindore në perandori bizantine ishin: murtaja, lufta, trazirat shoqërore dhe sulmi arabo-islamik i vitit 630. Këto faktorë e detyruan perandorinë bizantine të forcohej.
Arritjet e Justinianit mund të përmblidhen si vijon:
 
1) Ndërtimi i shumë kishave madhështore, posaçërisht ajo e Hagia Sofia (tani xhamia e kaltër në Stamboll) e Sv. Sofia në Sofia, Bullgari.
 
2) Ndërtimi i sistemit ligjor që zhvilloi atë të Teodosit. Pjesa më e madhe e legjislacionit të tij ishte i krishterë. U miratuan ligjet kundër blasfemisë, përdhosjes dhe homoseksualizmit. Paganët u urdhëruan të shkonin në kishë dhe të pranonin pagëzimin. Justiniani mbylli shkollat filozofike të Athinës. Çifutët dhe samarianët trajtoheshin si qytetarë të dorës së dytë dhe kishin të drejta të kufizuara. Ai i persekutonte montanistët. Po kështu organizoi dhe një kryqëzatë kundër nestorianëve, por kjo nuk iu pëlqeu mjaft monofizitëve, dhe shkaktoi dënimin e Origjenit.
 
3) Perandoria bizantine e përmirësoi Kishën duke lartësuar nivelin e formimit priftëror, kufizoi fuqinë e manastireve dhe përpunoi një kod të hollësishëm për jetën e murgjve.
 
4) Ajo i zhvilloi liturgjitë që ishin me prejardhje lindore: liturgjia e Basilit të Cezaresë (370-79) dhe ajo e Krisostomit (398-404) u bënë më të njohur me disa shtesa nga liturgjia e Jerusalemit. Roman Melod, në Siri, komponoi edhe një liturgji tjetër si dhe himne madhështore. U botuan biografitë e shumë shenjtorëve. Ikonat u përnderuan: ato u paraqitën në përdorim të hapur ose privat si kanal fuqie hyjnore për individin dhe si hajmali që garantonte sukses në betejë.
 
5) Justiniani rifitoi për krishterimin Afrikën veriore, dhe e çliroi Italinë nga barbarët, e cila u bë pastaj gati provincë e Bizantit. Megjithatë, fitoret e tij u mposhtën me pushtimin e Italisë nga lombardët dhe territori bizantin u kufizua në Ravenë. Gjithashtu bëri paqe me persianët në kufirin lindor. Ai fitoi terren në Spanjë duke zmbrapsur visigotët e atjeshëm. Sidoqftë, nuk arriti ta nënshtronte Ballkanin ku bullgarët shkretuan Trakinë dhe Ilirinë.
 
Më 626 Bizantin (Kostandinopojën) e rrethuan avarët dhe dinastia sasenide e Persisë dhe qyteti mezi arriti të mbijetonte. Perandori Herakli e udhëhoqi kundërsulmin dhe mundi kundërshtarët. Por ai nuk arriti të zmbrapste përparimin e arabëve në Siri, Palestinë dhe Egjipt gjatë viteve të tij të fundit. Sulmet arabe të mëpasshme depërtuan dy herë deri në Kostandinopojë. Perandoria mbijetoi inkursione të mëtejshme nga ana e lombardëve në Itali, e sllavëve në Greqi dhe e bullgarëve në krahinën e Danubit, por humbi shumë territor. Nga fundi i shek. VIII, perandoria ishte katandisur në pjesën perëndimore të Azisë së vogël, pjesën jugore të Ballkanit përngjatë bregdetit egje, Greqinë qendrore dhe jugore, dhe në një rrip të ngushtë të bregdetit adriatik. Në perëndim, u ruajt vetëm Italia jugore dhe Sicilia. Shumë të krishterë u emigruan në Perëndim nga Persia, dhe më vonë nga përparimet arabe. Nga 800, katër prej pesë patriarkatëve gjendeshin jashtë kufive të perandorisë bizantine (Aleksandria, Antiokia dhe Jerusalemi ishin nën sundimin mysliman). Roma gjendej gjithashtu jashtë kufirit, sepse e kishin pushtuar barbarët. Ajo iu drejtua frankëve. Kur papa e kurorëzoi Karlin e madh «perandor i romakëve», një perandori e veçantë (ajo e Romës), u bë realitet në Perëndim.
 
 
ZHVILLIMI I TEOLOGJISË DHE PRAKTIKËS LINDORE
 
Zhvillimi i teologjisë së kishës lindore: Teologjia deri atëherë e bashkuar e kishës universale filloi të zhvillohej në atë që quhet sot teologjia ortodokse gjatë sundimit të perandorit Justinian. Nën udhëheqjen e tij u thirr Kuvendi i dytë i Kostandinopojës më 553. Në këtë kuvend u bënë përpjekje për të rifrazuar pohimet e Kuvendit të Kalcedonit duke përdorur një terminologji që ishte më në përputhje me teologjinë e Cirilit, d.m.th. afër monofizitizmit. Kuvendi hodhi në qarkullim edhe idenë e monoteletizmit (Krishti kishte vetëm një vullnet), për t'i qetësuar monofizitët. Justiniani dhe disa kishtarë udhëheqës e quan për detyrë ta bënin kështu, për të mbajtur unitetin e krishterimit. Shumë ishin të mendimit se kuvendi i Kalcedonit i kishte bërë shumë lëshime nestorianizmit.
 
Më 680-1 në Kostandinopojë, në kuvendin e tretë të Kostandinopojës, u dënua, më në fund, monofizitizmi. Përkrahja e madhe e doktrinës në krahinat ku sundonin myslimanët ishte mjaft domëthënëse. Pas vendimit të kuvendit të Kostandinopojës monofizitët u ndanë nga kisha zyrtare. Sot ata përfaqësohen nga kisha armene, kisha siriane, kisha kopte dhe kisha etiopase.
 
Edhe një dozë neo-platonizmi: rreth 500 një murg sirian botoi një seri shkrimesh të shkruar gjoja nga Dionizi areopagas (kthyer në fe nën shërbimin e Palit në Athinë). Duke përhapur këtë falsifikim, ai kërkoi të fuste në kishë disa ide neoplatonike. Për fat të keq ia arriti qëllimit. Kështu idetë neoplatonike filluan të ndikonin kishën ortodokse, posaçërisht nëpërmjet murgjve. Një prej mësimeve kryesore të veprës ishte se Zoti është plotësisht transhendent, jashtë kuptimit tonë. Prandaj mund të flasim për Zotin, jo duke thënë atë që është, por atë që nuk është. Kjo quhet teologji apotatike. Autori i veprës shkroi edhe fragmente rreth: emrave të hyjnisë (emrat biblike për Zotin si dhe natyrën e tij), teologjisë mistike (rreth bashkimit mistik të shpirtit me Zotin), hierarkisë qiellore (engjëjt e klasifikuar sipas rëndësisë në hierarki), dhe hierarkisë kishtare (pasqyra e hierarkisë qiellore). Ka tre rende shërbimesh – peshkopët, priftërinjtë dhe dhjakët; tri sakramente (pagëzimi, eukaristia dhe krezmimi) dhe tri etapa për të arritur te Zoti (pastrimi, ndriçimi dhe bashkimi). Si pasojë e kësaj vepre, kisha ortodokse iu shtua edhe një dozë neoplatonizmi, pa marrë parasysh dozat e mëparshme!
Kështu në kishën ortodokse shihen dy zhvillime: filozofia dhe misticizmi.jaj
 
== Shiko edhe ==
* [[Feudalizmi]]
* [[Rilindja]]
== Lidhje të jashtme ==
 
[[Kategoria:Mesjeta| ]]
 
== Lidhje të jashtme ==
1. Periodizimi I mesjetes dhe etimologjia.
 
 
Mesjeta është një periudhe e historisë evropiane që nga shekulli 5-të në shekullin e 15. Mesjeta pason rënien e Perandorisë Perëndimore Romake në 476 dhe i paraprin fillimit të epokës moderne.
 
1.1 Zhvillimi I konceptit
 
 
 
Historianet mesjetare sigurisht qe nuk e mendonin veten si ne mes te histories, perkundrazi ate e shkruanin historine ne perspektiva universale dhe teologjike.
Ata e konsideronin periudhen romake si nje kulm historik dhe mendonin se pas saj do te vinte apokalipsi.
Leonardo Bruni ndau ishte I pari historian qeberi ndarjen e Historise Universale ne ate te lashte, te mesme dhe te re.
Leonardo Bruni
 
1.2Datat e fillimit dhe te mbarimit
 
1.2 Datat e fillimit dhe te mbarimit
 
Data qe merret me shpesh si ajo e fillimit te mesjetes eshte viti 476. Kjo shenon edhe renien e perandorit te fundit romak te perendimit, Augustit.
Per te gjithe Evropen ne pergjithsi si date mbarimi e mesjetes merret viti 1453 qe shenon pushtimi e Kostandinopojes nga turqit.
Por edhe ngjarje te tjera te rendesishme qe kane ndodhur afro kesaj periudhe merren nga historian te ndryshem si data mbarimi te mesjetes. Psh:
Viti 1455 (viti kur u shpik shtypshkronja e pare Guttenberg), humbja e muslimaneve ne Granada te Spanjes(1492) , udhetimi I Kolombit drejt Amerikes (1492). Historianët angleze shpesh përdorin Betejen e Bosworthit (1485) për të shënuar fundin e periudhës. Per Spanjen si fundi I kesaj periudhe merret viti 1516, qe shenon vdekjen e mbretit Ferdinanti
 
1.3 Nendarja e mesjetes
 
 
Historianet anglisht-foles bejne ndarjen e mesjetes ne 3 nenperiudha: Mesjeta e hershme, e mesme dhe e vone. Belgu Henri Pirenne dhe hollandezi Johan Huizinga percaktuan vitet se kur fillonin dhe mbaronin keto nenperiudha ne fillim te shekullit 20.
• Mesjeta e Hershme (476-1000)
• Mesjeta e Mesme (1000-1300)
• Mesjeta e VonshmeVone (1300-1453)
 
[[Kategoria:Mesjeta| ]]
Anonymous user