[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 93:
 
{{AL-gjeo-cung}}
 
Kohë më parë Këshilli Bashkiak Burrel e pagëzoi parkun e këtij qyteti me emrin “Nëna Mbretëreshë, Geraldinë”. Ajo e kishte ngritur e para këtë lulishte të veçantë në vendin tonë, ndërkohë vendasit kërkonin që kjo t’u përcillej edhe brezave. Ky park është një pasuri që familja mbretërore u ka lënë matjanëve. Kjo është ndër lulishtet më të hershme në vend, por ajo që bie në sy është fakti që këtu ka pasur drurë mjaft të rrallë. Projekti i kësaj lulishteje daton në vitin 1933, duke përfunduar dy vite më vonë. “Me iniciativën e Nënës Mbretëreshë janë sjellë në këtë park mahnitës drurë të rrallë nga Amerika, Azia, Afrika e Evropa. Mbretëresha Geraldinë është njeriu kryesor që ndërtoi këtë lulishte, por solli drurë të veçantë si Kriptomeria, Sofrina, Mbretëresha, etj, drurë këto të ruajtur me kujdes e përkushtim nga specialistët matjanë për disa dekada me radhë”. Mirëpo parku i Burrelit është “cënuar” pjesërisht në vitet ’70-të, kur një pjesë e drurëve dekorativë të saj janë shkulur dhe janë rimbjellë në Parkun pranë Liqenit Artificial të Tiranës. Falë përkujdesjes së pushtetit vendor ndër vite, lulishtja e Burrelit është pasuruar me pemë e bimë të reja dekorative, duke ruajtur në një farë mënyre “amanetin” e Nënës Mbretëreshë, Geraldinë.