[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 138:
Perry ka mbështetur organizata të ndryshme bamirëse gjatë karrierës së saj. Ajo ka kontribuar në organizatat që kanë për qëllim përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së fëmijëve në veçanti. Në prill të vitit 2013, ajo iu bashkua UNICEF-it për të ndihmuar fëmijët në Madagaskar me arsim dhe ushqim. Më 3 dhjetor 2013 ajo u emërua zyrtarisht si ambasadore e vullnetit të mirë të UNICEF-it, me një fokus të veçantë në përfshirjen e të rinjve në punën e agjencisë për të përmirësuar jetën e fëmijëve dhe adoleshentëve më të prekshëm në botë. Nje pjese e madhe e fitimeve nga biletat për turneun e saj “Prismatic” kane shkuar tek “UNICEF”. Në shtator të vitit 2010, ajo ndihmoi në ndërtimin dhe projektimin e strehimit të fondacionit Boys Hope / Girls Hope për të rinjtë në Baltimore, Maryland së bashku me Raven-Symoné, Shaquille O'Neal, etj. Katy në qershor 2014, u bashkua me Staples Inc. për një projekt të titulluar "Make Roar Happen", i cili dhuroi 1 milion dollarë, një organizate që mbështet mësuesit dhe burimit te fondeve në shkollat ​​publike. 
 
=== PolitikePolitik ===
Në prill 2014, ajo mbështeti publikisht Marianne Williamson në fushatën e saj për rrethin e 33-të kongresional të Kalifornisë duke marrë pjesë në një ngjarje të shtypit politik. Ajo pranoi Kamala Harris-n në zgjedhjet e Senatit të Shteteve të Bashkuara në Kaliforni. Perry gjithashtu mbështeti publikisht ish-sekretaren e shtetit Hillary Clinton ne zgjedhjet presidenciale të 2016. Ajo realizoi së bashku me Elton John një koncert për mbledhjen e fondeve për Clinton në Nju Jork në mars te vitit 2016. Katy gjithashtu foli dhe u shfaq në Konventën Kombëtare Demokratike 2016 në mbështetje të Clintonit. 
[[Skeda:Hillary Clinton With Katy Perry At The I'm With Her Concert for Hillary Clinton at Radio City Music Hall (25380664861).jpg|majtas|parapamje|193x193px|Katy Perry dhe Hillary Clinton tek koncerti "I Am With Her"]]