Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 100:
*Divizioni për Viza dhe
*Divizioni për Çështje Konsullore
 
==Divizioni i Auditimit të Brendshëm==
 
===Hyrje===
Drejtor i Divizionit për Auditim të Brendshëm është [[Mybera Hyseni]]
Divizioni i Auditimit të Brendshëm vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të jashtme (MPJ) në mbështetje të Ligjit për Auditimin e Brendshëm Nr. 03/L – 128. Ky Divizion ka filluar të funksionojë fillimisht më 13.05.2009 si Njësia e Auditimit të Brendshëm deri më: 12.02.2013 me aprovimin e Rregullores Nr.04/2013 Për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës të MPJ emërtohet dhe funksionon si Divizioni i Audtimit të Brendshëm në MPJ.
 
DAB sipas Ligjit të Auditimit të Brendshëm kryen auditime të brendshme në MPJ.
 
Udhëheqësi i Divizionit të Auditimit të Brendshëm i raporton Ministrit.
 
Numri i të punësuarve në Divizionin e Auditimit të Brendshëm është tre (3).
 
===Misioni===
 
Është për të kryer aktivitete që ndihmojnë Ministrinë e Punëve të Jashme (MPJ) në shtimin e vlerave dhe përmirësimin e funksionimit me qëllim të arritjes së objektivave, duke përmirësuar efektshmërinë në procesin e qeverisjes, menaxhimit të rrezikut dhe kontrollit.
 
Gjithashtu ta ndihmojë MPJ, që të ruajë kontrollet efektive duke vlerësuar efikasitetin dhe efektivitetin e tyre dhe duke nxitur ngritjen e vazhdueshme të forcimit dhe përshtatshmërisë së tyre me misionin dhe objektivat.
 
Me qëllim të arritjes së misionit, Auditimi i Brendshëm duhet të:
*veprojë në pajtim me parimet themelore për praktikat e auditimit të brendshëm (ligjshmëria, integriteti, objektiviteti, besueshmëria, kompetenca, pavarësia);
*veprojë në pajtim me parimet e sjelljes së Kodit të Etikës së Auditimit të Brendshëm;
*veprojë në pajtim me Ligjin e Auditimit të Brendshëm, rregullat, politikat, doracakët, udhëzimet, Statutin e Auditimit të Brendshëm dhe standardet profesionale.
 
===Fushëveprimi===
 
Fushëveprimi i funksionit të Auditimit të Brendshëm është përfshirja e të gjitha departamenteve dhe divizioneve, si dhe përfshirja e Misioneve diplomatike dhe konsullore për auditime të brendshme në pajtueshmëri me Ligjin për Audtimin e Brendshëm. Auditimi i Brendshëm ekzaminon dhe vlerëson efektivitetin e sistemit të menaxhimit dhe kontrollit dhe mekanizmave (politikave, procedurave dhe planeve), të cilat MPJ i kanë adaptuar për të udhëzuar aktivitetet e tyre.
 
Auditorët e Brendshëm kanë qasje të plotë, të lirë dhe të pakufizuar në të gjitha veprimet, të dhënat, pronat dhe personelin në kuadër të subjektit të sektorit publik. Të gjithë punonjësit e subjektit të sektorit publik duhet të kenë bashkëpunim të plotë për të vënë në dispozicion çfarëdo materiali apo informate të kërkuar nga një auditor, apo që është relevante për auditim.
 
Objektivat:
 
Objektivat e Auditimit të Brendshëm janë:
*Identifikimi i sistemeve të menaxhimit të rrezikut dhe kontrollit;
*Vlerësimi i sistemeve të menaxhimit të rrezikut dhe kontrollit;
*Vlerësimi i efektivitetit të kontrollit duke promovuar përmirësim të vazhdueshëm;
*Vlerësimi i përshtatshmërisë dhe efikasitetit të kontrollit të përfshirë në qeverisjen, veprimet dhe sistemet e informimit të organizatës. Këtu përfshihet vlerësimi i procesit që siguron:
*Efektivitet dhe efikasitet të veprimeve;
*Ruajtje të pasurive;
*Pajtueshmëri me ligjet, rregulloret, udhëzimet, vendimet etj.
 
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Auditimit të Brendshëm janë:
 
*Siguron zbatimin adekuat dhe respektimin e ligjeve, rregullave, politikave, udhëzimeve dhe doracakëve të përcaktuar me legjislacionin në fuqi;
*Organizon, kryen dhe mbikëqyr të gjitha aktivitetet e auditimit të brendshëm dhe dorëzon rezultatet e auditimit, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
*Përgatit dhe dorëzon raporte tremujore dhe vjetore mbi të gjitha aktivitetet e Auditimit të Brendshëm.
*Siguron përgatitjen dhe dorëzimin me kohë të planit strategjik dhe vjetor nga DAB.
*Bën rishikimin e cilësisë së punës së auditimit të brendshëm dhe vlerësimin e auditorëve të brendshëm si dhe rishikon përcjelljen e rekomandimeve të auditimit të brendshëm.
 
{{Ministritë_e_Kosovës}}