[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎Rinia: lende, burim
Rreshti 49:
== Rinia ==
[[Skeda:Hoxha femij.jpg|parapamje|left|150px|Hoxha në fëmijëri]]
Besohet se u lind më 16 tetor<ref>B. Fevziu, ''Enver Hoxha,'' Tiranë: UET Press, 2011. ISBN 978-99956-39-35-1 "Në Arkivin Qëndror të Shtetit në Tiranë, për Enver Hoxhën, janë shënuar 5 ditëlindje të ndryshme. Regjistri i bashkisë Gjirokastrës, nr. 6, fleta 75 shënimet për lagjen “Teqe-Meçite-Hazmurat”, shënon se Enver Hoxha, ka lindur më  12 maj 1908. Shënimi sqaron se prindërit e tij janë Halil (babai) dhe Gjylo (nëna)”. Në Liceun e Korçës, Hoxhës i janë shënuar dy ditëlindje: 17 qershor dhe 3 tetor (vitet 1929 e 1930). Në Francë, figuron me ditëlindje 3 tetor ndërsa gazeta Bashkimi 1946 vendoste si ditëlindje 3 shtatorin. 16 Tetori, ditëlindja që ai festonte vetë u bë publike në gazetën Bashkimi më 16 tetor 1947."</ref> 1908 në lagjen "Palorto" të [[Gjirokastër|Gjirokastrës]], djali i dytë i Halil Hoxhës, një tregtar rrobash dhe Gjylihane Çuçit. Kishte një vëlla më të madh të quajtur Beqir i cili vdiq në moshë të re nga tuberkulozi, dhe tre motra Fahrien, Haxhon dhe Sanijen.
Lindi më [[16 tetor]] [[1908]] në lagjen "Palorto", [[Gjirokastër]]. Në një çertifikatë të lindjes, përdorur nga vetë Hoxha për t'u regjistruar në fakultetin e Montpelejesë ditëlindja e tij figuron [[3 tetor]] [[1908]]. Enveri ishte djali i dytë i Halil Hoxhës, një tregtar rrobash, që udhëtonte shpesh nëpër Europë dhe SHBA. Ai kishte një vëlla më të madh të quajtur Beqir i cili vdiq në moshë të re nga tuberkulozi, dhe tre motra Fahrien, Haxhon dhe Sanijen. Hoxhajt ishin muslimanë dhe i kishin shërbyer [[Perandorisë Osmane]] brez pas brezi. Ata kishin ardhur nga [[Dropulli]] para 3 shekujsh. Enveri u edukua dhe u ndikua ne formimin e karakterit nga xhaxhai i tij të cilin e thërriste baba Ceni, ndërsa babait Halilit i cili kishte emigruar para lindjes së tij në [[SHBA]], i thërriste xhaxha.{{cn}}
 
Hoxhajt ishin me origjinë të mëparshme nga [[Dropulli]].
Mësimet e para i mori në Gjirokastër [[1917]]-[[1924]] në shkollën ''Drita'' ku dallohet për vullnetin e tij por kishte vështirsi sepse i merrej goja. Liceun e nisi në vendlindje më [[1924]] por më pas e vijoi në Liceun e Korçës më [[1927]]-[[1930]] ku u ndihmua ekonomikisht nga xhaxhai i tij Hysen Hoxha. Vitet e qëndrimit në [[Korçë]] luajtën rol të rëndësishëm për formimin dhe edukimin komunist të Enver Hoxhës.
 
Më 1917-1923 ndoqi mësimet në shkollën qytetëse "Liria" në vendlindje. Më 1923 nis mësimet në Liceun frëng të Gjirokastrës, pasi ishte regjistruar në klasën e 6-të të tij. Më 1927 - 1930 me mbylljen e liceut në vendlindje, me anë të një burse shtetërore vijoi mësimet në [[Liceu Kombëtar i Korçës|Liceun e Korçës]] gjer më 1930<ref name=":0">[[Kastriot Dervishi|K. Dervishi]], [[Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet|''Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet'']], Tiranë: 55, 2012, fq. 136, ISBN 9789994356225</ref>. Ishte më së shumti një nxënës nënmesatar ku më 1929 figuron me shumë nota kaluese dhe pak të mesme<ref>B. Fevziu, ''Enver Hoxha,'' Tiranë: UET Press, 2011. ISBN 978-99956-39-35-1 "Një listë notash e ruajtur në arkivin e tij personal, e vitit 1929, përmban shumë “''passable''” dhe më pak “''mediokre''”."</ref>.
 
=== Largimi nga Shqipëria për studime në Francë ===
Në tetor [[1930]] Envermori Hoxhësnjë iu dha njëtjetër bursë nga qeveria e Zogutshtetërore për të studiuarstudjuar biologji nëbotanikë Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Montpeljesë, [[Francë]]. PorAtje pikërishtmbylli kjo '''''bursë''''' ka lindur shumë dyshime sepse ai nuk qe student me rezultate të larta, ai kishte vështirësi të mëdha në lëndët e shkencave të sakta dhe provimet i merrte me nota të dobëta kaluese. Këtë dyshim e shton edhe rekomandimi ivetëm një institucionivit si ai Ministrisë së Bredshme për t'ia dekretuarakademik me urdhërprovime<ref personal tëname=":0" prefektit/>.
 
Në mars të vitit [[1934]] i ndërpritet bursa nga [[Ministria e Arsimit]] sepse nuk kishte kaluar asnjë provim. Mbas kësaj ai shkon në [[Paris]] ku qëndron deri nga fundi i vitit [[1935]] i ndihmuar financiarisht nga kunati i tij [[Bahri Omari]]. Me ndihmën e [[Llazar Fundo]]s, profesor në Universitetin e Sorbonës ndjek leksionet në Fakultetin e Drejtësisë të këtij universiteti, por përsëri nuk mundi të kalojë provimet dhe nuk mundi të vazhdojë më tej. Gjatë kohës që ndodhej në Paris Hoxha mori pjesë në takimet e Grupit Komunist të Shqiptarëve që drejtohej nga Llazar Fundo (vrarë me urdhër të Enver Hoxhës nga forcat partizane në Tropojë në vitin 1944). Ai shkroi një artikull të shkurtër në gazetën e Partisë Komuniste të Francës "''L'Humanité''". Më pas arrin të sigurojë punë në [[Bruksel]], si nëpunësi i vetëm i konsullatës shqiptare në [[Belgjikë]]. Pas disa muajsh, në fillim të verës [[1936]], pushohet nga qeveria shqiptare për pikëpamjet e tij revolucionare dhe sepse zyrën e konsullatës e kishte mbushur me literaturë marksiste.{{cn}}